Lajme nga vendi
LSDM: 240 mijë euro tenderë nga Manastiri për Pucko Petrol, furnizuesin e preferuar të VMRO-DPMNE-së

Sipas informacionit të shpërndarë nga LSDM, Pucko Petrol ka qenë një furnizues i preferuar për komunat e udhëhequra nga VMRO-DPMNE, për një periudhë të gjatë. Partia sociale-demokrate thotë se kjo lidhje e ngushtë ka përfshirë mbi 170 kontrata të tenderëve me komunat dhe institucionet që udhëhoheshin nga VMRO-DPMNE.
Në veçanti, LSDM përmend tre kontrata të lidhura me Komunën e Manastirit, e cila udhëhiqet nga Kryetari Konjanovski i VMRO-DPMNE-së, ku janë përfshirë gati 240 mijë euro. Kjo është vetëm një pjesë e marrëveshjeve që kanë përfshirë Pucko Petrol, një kompani që ka pasur lidhje të ngushta me periudhën kur VMRO-DPMNE dhe BDI ishin në koalicion.
LSDM kërkon që VMRO-DPMNE dhe lideri i saj, Hristijan Mickoski, të dalin para qytetarëve dhe të japin shpjegime se sa miliona euro nga fondet publike, përmes komunave, ministrive dhe institucioneve të tjera, kanë përfunduar në duar të Pucko Petrol.
Lajme nga vendi
Tragjedia në Koçan, Shqipëria shprehet e gatshme për ndihmë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama, kanë shprehur ngushëllime në lidhje me tragjedinë e ndodhur në Koçan, derisa kanë shprehur gatishmërinë për çfarëdoqoftë ndihme që mund të jetë e nevojshme.
Begaj shprehet se lutjet e tij dhe të popullit shqiptar shkojnë për të lënduarit, që të gjejnë shërim të shpejtë e të mos rëndojë më shumë dhimbja në qytetin e Koçanit.
Kurse, kryeministri Edi Rama ka shkruar në X, se me një ndjenjë hidhërimi të veçantë u përcjell vëllezërve e motrave të Maqedonisë së Veriut ngushëllimet e tij për tragjedinë e madhe të Koçanit.
“Jam pa fjalë dhe lutem që të lënduarit të shërohen dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen e tyre të pangushëllueshme. I përcjell po ashtu kryeministrit Mickovski dhe autoriteteve të vendit fqinj ngushëllimet në emër të Shqipërisë e shqiptarëve, duke shprehur gatishmërinë për çfarëdoqoftë ndihma jonë mund të jetë e nevojshme”, ka shkruar ai.
Lajme nga vendi
Fetai: Shpallëm 7 ditë zie shtetërore në nderim të viktimave

Zv.kryeministri Arben Fetai ka bërë të ditur se Qeveria ka shpallur 7 ditë zie shtetërore në nderim të viktimave.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë njoftimin e Fetait.
Vendime të rëndësishme pas tragjedisë së Koçanit
Në mbledhjen e Qeverisë mbajtur sot në ora 16:00, në lidhje me tragjedinë e Koçanit, morëm tre vendime:
– Shpallëm 7 ditë zie shtetërore në nderim të viktimave.
– Ngarkuam Inspektoratin Shtetëror të Tregut që, brenda tre ditëve të ardhshme, të kryejë mbikëqyrje të jashtëzakonshme në kabaretë, klubet
e natës dhe diskotekat në gjithë vendin, duke raportuar menjëherë tek Qeveria mbi gjetjet.
– Aktivizuam mekanizmin e asistencës ndërkombëtare për mbështetje në këtë situatë të rëndë për vendin.
Jemi të përkushtuar për të siguruar drejtësi dhe mbështetje për të prekurit nga kjo tragjedi.
Lajme nga vendi
Turqia merr në mjekim nëntë të lënduar nga tragjedia në Koçan

Nëntë pacientë në gjendje kritike, të lënduar nga zjarri në klubin e natës në Koçan të Maqedonisë së Veriut i cili mori jetën e dhjetëra personave do të nisen drejt Turqisë për mjekim të mëtejshëm.
Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve