Lajme nga vendi
Është votuar mosbesimi për anëtarët e Këshillit Gjyqësor, por për largimin e tyre nga detyra vendosin vetë

Votimi i mosbesimit për pesë anëtarët e Këshillit Gjyqësor të zgjedhur nga Kuvendi – Vesna Dameva, Pavlina Cërvenkovska, Milazim Mustafa, Tanja Çaçarova-Ilievska dhe Selim Ademi ende po e mbron opinioni. Kryeministri Hristijan Mickoski ka përsëritur dje se nëse anëtarët e Këshillit Gjyqësor nuk veprojnë në përputhje me vendimin e deputetëve që votuan mosbesimin ndaj tyre, mund tu ndodh popull.
Lidhur me interpelancat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, dje tha se garancitë kushtetuese për pavarësinë e Këshillit Gjyqësor janë shumë të rëndësishme, ndërsa raportuesi i Parlamentit Evropian për vendin, Tomas Vajc, tha se kjo thirrje nga Qeveria është “shenjë shqetësuese e ndërhyrjes politike në gjyqësor”.
Edhe pse interpelancat morën shumicën e kërkuar në Kuvend, për largimin nga detyre e pesë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor vendosin vetë.
Mandati i anëtarëve të Këshillit Gjyqësor është gjashtë vjeçar, ndërsa tre nga pesë të cilëve Kuvendi u votoi mosbesm u përfundon deri në fund të këtij viti, njërit në vitin 2026 dhe njërit në vitin 2027.
Kryeministri Hristijan Mickoski dje përsëriti qëndrimin se nëse anëtarët e Këshillit Gjyqësor nuk veprojnë në bazë të vendimit të deputetëve të cilët u votuan mosbesim dhe çojnë inat, se ka mundësi që tu ndodh popull, sepse populli, thotë, është i etur për drejtësi, ndërsa ai do ta mbështesë popullin.
“Kur ata që e kanë dhënë më parë besimin votojnë interpelancë, pra votë mosbesimi ndaj teje, është e virtytshme, e ndershme të mos luash, të mos kërkosh vrima në ligje, të largohesh. Shumë e thjeshtë. Ne shohim që individët atje po çojnë inat. Ata mendojnë se me inat do të mund të bëjnë diçka. Unë jam vazhdimisht me popullin dhe dëgjoj se si reago. Dhe dua të them vetëm se nëse nuk veprojnë sipas vendimit të atyre që i zgjedhin, ata janë deputetët, kam frikë se populli mund të vetëorganizohet dhe të protestojë sepse populli është i etur për drejtës”i, tha kryeministri Mickoski në pyetjen e gazetarëve pas mbikëqyrjes së projekteve në komunën e Gjorçe Petrovit.
Ai nënvizoi se besimin nga qytetarët në zgjedhjet e fundit e kanë marrë pikërisht për shkak të premtimeve të tyre për drejtësi për të gjithë.
“Ne dolëm në zgjedhje, fituam gjysmë milion vota, për ne ishte e rëndësishme dhe pjesë shumë e rëndësishme e fushatës dhe programit tonë ishte drejtësia. Drejtësi për të gjithë, jo vetëm për individë, por drejtësi për të gjithë. Dhe në emër të kësaj, kam ndjenjën se nëse ndodh një përshkallëzim i tillë dhe del të protestojë populli se ai mund të jetë i shumtë në numër dhe normal, i mbështetur personalisht nga unë. Nëse përdorin lojra, çojnë inat se mund të vetëorganizohet populli dhe tu ndodh popull”, theksoi Mickoski.
Ai nuk vlerëson se kjo është precedent dhe se me paralajmërimin e tillë për protesta sulmohet pavarësia e gjyqësorit, dhe shtoi se si kryetar i Qeverisë detyra e tij është që të paralajmërojë për pasojat nga sjellja e anëtarëve të Këshilli.
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, dje në brifing me gazetarët, iu referua çështjes së interpelancave për anëtarët e Këshillit Gjyqësor, duke theksuar se e drejta e ligjvënësit të bëjë normë është e pakontestueshme, por detyrë e ligjvënësit është ta respektojë Kushtetutën.
“Çka është kushtetuese nuk e them unë, e thotë Gjykata Kushtetuese. Qëndrimi im është se e drejta e ligjvënësit për të bërë norma, ose kur sheh dobësi në sistem, të ndërhyjë me ndryshime dhe plotësime ligjore është e pakontestueshme. Por është detyrë e ligjvënësit të respektojë Kushtetutën dhe pasi tashmë thash se këto tre pushtete i nënshtrohen parimit të ndarjes së pushteteve në përputhje me parimin e kontrollit dhe ekuilibrit, kushtetuta jonë nuk thotë gjithçka, asnjë kushtetutë në botë nuk jep përgjigje për gjithçka. Interpelanca është një kategori kushtetuese, por Kushtetuta jonë garanton pavarësinë e pushtetit gjyqësor. Mendimi im personal është se parimi i kontrollit dhe balancimit të pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv në pushtetin gjyqësor, i cili gëzon garancitë e pavarësisë së tij, është shtjerrë me zgjedhjen e këtyre pesë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, ata nuk janë gjyqtarë, anëtarë jogjyqësorë, ky është mendimi im personal, ky është kontroll i mjaftueshëm në sistemin check and balances”, tha ai.
Konkludoi se, siç tha, “ka dilema edhe për veprimet e Kuvendit, por unë gjithmonë them se nuk është aq vështirë të interpretohet Kushtetuta, garancitë kushtetuese për pavarësinë e Këshillit gjyqësor janë garanci shumë të rëndësishme”.
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, Tomas Vajc, pardje në një deklaratë me shkrim për media ka reaguar në, siç u theksua, “presionin e koalicionit qeveritar që anëtarët e Këshillit Gjyqësor të japin dorëheqjen ose të shkarkohen për shkak të përkatësisë së tyre politike”.
“Kjo thirrje e Qeverisë është shenjë shqetësuese e ndërhyrjes politike në gjyqësor. Pavarësia e sistemit gjyqësor është çelësi për sundimin e ligjit dhe ndarjen e pushtetit, të cilat janë vlera themelore në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së”, thekson Vajc në deklaratën e shkruar për mediat.
Këshilli përbëhet nga 15 anëtarë, tetë prej të cilëve zgjidhen nga gjyqtarët nga radhët e tyre, pesë zgjidhen nga Kuvendi, dy prej të cilëve propozohen nga Presidenti i shtetit. Anëtarë të Këshillit sipas detyrës zyrtare janë Kryetari i Gjykatës Supreme dhe Ministri i Drejtësisë, të cilët marrin pjesë në punën e Këshillit pa të drejtë vote.
Pesë nga anëtarët nga radhët e gjyqtarëve janë zgjedhur vitin e kaluar. Në dhjetor, gjyqtarët Ariton Ala nga Gjykata e Apelit në Shkup dhe Danka Ristova nga Gjykata e Apelit në Shtip, më parë në shtator, gjyqtarja Xheneta Bektoviq nga Gjykata Themelore Penale e Shkupit u zgjodh si anëtare e Këshillit nga radhët e gjyqtarëve që i përkasin komuniteteve që përbëjnë më pak se 20 për qind të popullsisë së vendit, ndërsa në qërshsot anëtarë të rinj u bënë gjyqtarët Isamedin Limani nga Gjykata Supreme dhe Aleksandar Kambovski nga zona e apelit Manastir.
Tre anëtarët e mbetur të Këshillit nga radhët e gjyqtarëve janë gjyqtarja Antoaneta Dimovska e zgjedhur në korrik 2023, gjyqtari Ivica Nikolovski i zgjedhur në shtator 2022 dhe Hanif Zendeli i zgjedhur në janar 2020.
Mandati i tre anëtarëve të Këshillit skadon këtë vit. Mandati së pari përfundon për dy që zgjidhen me propozimin e Presidentit të shtetit. Në korrik të këtij viti përfundon mandati i Milazim Mustafës, i cili u zgjodh në korrik të vitit 2019, ndërsa në dhjetor i Vesna Damevës, e cila u zgjodh në dhjetor 2019. Deri në fund të vitit përfundon edhe mandati i Selim Ademit, i zgjedhur në dhjetor 2019.
Vitin e ardhshëm, në dhjetor përfundon mandati i Pavlina Cërvenkovskis, e zgjedhur në dhjetor 2020, Tanja Çaçarova-Ilievska, e cila u zgjodh në dhjetor 2021, ka mandat deri në dhjetor 2027.
Organi i vetëm për zgjedhje, vlerësim dhe kontroll të punës së gjyqtarëve dhe gardiani i besimit të qytetarëve në gjyqësor – Këshilli Gjyqësor, e filloi vitin me “rokada” presidenciale, dhe e mbylli me karrige bosh në pozitën e kryetarit të Këshillit. Këshilli Gjyqësor është gjetur përsëri në qendër të vëmendjes së publikut, jo vetëm pas shkarkimit kontrovers, pastaj rikthimit dhe në fund dorëheqjes së kryetares së tij, Vesna Dameva, por edhe pas përpjekjeve për të aplikuar në punën e tij disa rekomandime të Misionit vlerësues, si dhe thirrjet e hapura të qeverisë për shpërbërjen dhe reformimin e Ligjit të Këshillit Gjyqësor.
Lajme nga vendi
Nesër hiqen kontrollet kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës

Nesër rikthehet marrëveshja mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, e cila parashikon lehtësimin e procedurave kufitare për veturat me targa të të dy shteteve. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, nuk do të kryhen kontrolle kufitare, duke mundësuar lëvizje të shpejtë dhe të pakufizuar.
Udhëtarët që e frekuentojnë këtë pikë-kalimi me Shqipërinë në Vërmicë, nga e nesër do të kalojnë pa pengesa.
Marrëveshja e lëvizjes së lirë e nënshkruar mes Kosovës dhe Shqipërisë në pranverën e vitit të kaluar, shmangu trafikun dhe lehtësoi lëvizjen kufitare gjatë sezonit veror.
Edhe këtë sezon, lehtësimi i procedurave do të zbatohet gjatë nëntë muajve të vitit, konkretisht nga 1 maji deri më 30 shtator, dhe nga 1 nëntori deri më 28 shkurt të vitit pasardhës.
Ndërkohë, udhëtarët që kalojnë kufirin përmes pikave të përbashkëta Shqipëri-Kosovë, deri të mërkurën në orën 24 janë të obliguar t`i paraqesin dokumentet e identifikimit, për shkak të nevojës për përpunimin dhe regjistrimin e saktë të të dhënave të automjeteve.
Për të përballuar fluksin e shtuar të udhëtarëve, autoritetet kufitare në të dyja vendet kanë angazhuar të gjitha sportelet në dispozicion, me qëllim që të shmangin pritjet e gjata dhe të garantojnë kalim sa më të shpejtë dhe efikas.
Lajme nga vendi
Snopçe: Gjate qeverisjes se deritanishme duhet konstatuar fakti që ende nuk kemi arit të avancojmë çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e shqiptarëve

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe në intervistën në “Dialog te Lajmi”, ka numëruar të paarriturat e Qeverisë aktuale.
Disa nga jo të arriturat e kësaj Qeverie që i numëroi Snopçe janë ndryshimet kushtetuese, ligjin për përfaqësim të drejtë, etj.
Deklarata e plotë :
Fakti i pamohueshëm me 4 liderë ashtu siç ishim nuk shkon puna, fakt i pamohueshëm duhej të bëjmë një parti politike, nuk e bëmë, fakti i pamohueshëm edhe në raportet në kuadër të VLEN-it dhe karshi me raportet me VMRO-DPMNE-në, edhe pse ka disa lëvizje pozitive ku për herë të parë komunat shqiptare morën ndihma të konsiderueshme, 1800 specializantë që u punësuan nuk mund ta marrish si punësime politike sepse ato specializantë janë punësuar në kohën kur ka qenë BDI-ja në qeverisje, tash ato do marrin paga si specializantë, pra nuk ishte vendime për politik nuk ishin vendime për të fituar pika politike për punësime që të marrin vota me punësime, por është një vendim për interesat e shëndetësisë.
Por, në fakt karshi për vendime të interesit kombëtar, ne fatkeqësisht edhe për shkak të hutisë brenda VLEN-it nuk kemi arritur të bëjmë diçka.
Unë kur deklarova se do dalim nga Qeveria, unë mora sulme, nuk arritëm të vendojmë një kushtëzim përball VMRO-DPMNE-së se kjo është Stop.
Ne premtuam ndryshime kushtetuese për 6 muaj, në kohën tonë u hoq Balansuesi dhe premtuam ligjin për përfaqësim të drejtë dhe ligjin e kishim të gatshëm që është projekt i yni, për dy a tre fjali ka 6 muaj që po zvarritet.
Përmendëm 20% që është premtim i joni, por qytetarët nuk mendojnë se besojnë se ne do të arrimë në këtë kuadër të qeverisë sonë.
Pra, pikat për interes kombëtar shqiptarë që i kemi pasur në premtim ne nuk arritëm t’i bëjmë.
Lajme nga vendi
Ja emrat e kryesisë së VLEN, LD me 5 anëtarë, BESA me 7, Alternativa me 9 dhe VV me 2

Koalicioni VLEN tashmë është shndërruar në parti të vetme me të njëjtën emër, ndërkohë që kryetari akoma nuk është zgjedhur. Tash për tash VLEN-in do ta udhëheq Kresia e partisë me 23 anëtarë, ndërkohë që Alternativa e Zeqirija Ibrahimit do të ketë numrin më të madh të anëtarëve 9 gjithsej, BESA e Bilall Kasamit 7, ndërkohë që LD e Izet Mexhitit 5 anëtarë, ndërsa dy vende janë rezervuar për Vetëvendosjen, konkretisht Bekim Qoku dhe Jusuf Sopi.
Anëtarët e Kryesisë nga Lëvizja Demokratike:
1. Izet Mexhiti
2. Visar Ganiu
3. Saranda Imeri
4. Merita Koxhaxhiku, dhe
5. Feride Haxhiu
Lëvizja BESA për anëtarë të Kryesisë së partisë propozoi:
1. Bilall Kasami
2. Fatmir Limani
3. Blerim Sejdiu
4. Melinda Rashidi
5. Hasim Murtezani
6. Sedat Sulejmani, dhe
7. Fadil Zendeli
Alternativa propozoi:
1. Zeqirija Ibrahimi
2. Amir Elezi
3. Afan Elezi
4. Arben Labënishti
5. Orhan Murtezani
6. Safije Sadiki Shahini
7. Bashkim Murtezi
8. Bekim Sali, dhe
9. Imërlije Saliu Fetai
Anëtar i Kryesisë së partisë VLEN do të jetë edhe përfaqësuesi i Vetëvendosjes, pjesë e koalicionit VLEN do të jetë edhe:
1. Bekim Qoku, dhe
2. Jusuf Sopi
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve