Connect with us

Lajme nga vendi

Rritet numri i personave të prekur me grip në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Instituti i Shëndetit Publik njofton se nga data 3 deri më 9 mars, janë raportuar 2347 raste me grip ose sëmundje të ngjashme me gripin, 8,6 për qind më pak krahasuar me javën e kaluar.

Numri i rasteve të raportuara këtë javë krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar është rritur me 5.5 herë. Nga ISH gjithashtu njoftojnë se është regjistruar një rast me vdekje.

“Bëhet fjalë për një person 82-vjeçar nga Shkupi, i cili është shtruar në Spitalin e Shtipit. Personi i vdekur u konstatua se kishte sëmundje shoqëruese dhe nuk ishte vaksinuar kundër gripit sezonal. Personi i vdekur është konfirmuar laboratorikisht se ka influencën A(H3)”, sqaron Instituti.

Ndërsa nga të rastet e fundit, për sa i përket shpërndarjes së moshës, 1454 persona janë të moshës 15-64 vjeç. 516 janë fëmijë të moshës pesë deri në 14 vjeç, 198 persona mbi 65 vjeç dhe 179 janë fëmijë nën moshën katër vjeç.

“Rastet janë raportuar në 29 qendra të shëndetit publik, Shkup – 931, Manastir – 202, Kumanovë – 176, Strumicë – 112, Tetovë – 105, ndërsa në pjesën tjetër numri i rasteve është më pak ose i barabartë me njëqind”, sqaron ISHP.

Advertisement

Në sezonin 2024/2025, numri i përgjithshëm i rasteve të gripit – sëmundje të ngjashme me gripin – është 22.291, tregojnë të dhënat.

Lajme nga vendi

Nga nesër në mesnatë përfundon detyrimi për pajisje dimërore në automjete

Published

on

Detyrimi për posedim të detyrueshëm të pajisjes dimërore, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit, vazhdon deri më 15 mars, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).

LAMM rikujton se obligimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete ka filluar më 15 nëntor të vitit të kaluar, dhe zgjat deri më 15 mars të këtij viti.

Continue Reading

Lajme nga vendi

BDI: Sot shënojmë katërvjetorin e nënshkrimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve

Published

on

BDI në një kumtesë për media ka kujtuar katërvjetorin nënshkrimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, duke theksuar se do ta mbrojnë me çdo mjet demokratik Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe nuk do të lejojnë kthim pas.

“Sot shënojmë katërvjetorin e nënshkrimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve – momenti kur pjesa legjislative e Marrëveshjes së Ohrit u përmbyll, duke i dhënë gjuhës shqipe vendin e merituar në shtetin tonë multietnik. Ky ligj nuk ishte thjesht një rregullim juridik, por një akt historik që vulosi barazinë dhe stabilitetin institucional të vendit. Por, katër vjet më vonë, shpirtrat anti-Ohër janë zgjuar sërish për të goditur aty ku zinxhiri është më i brishtë, aty ku mund të shkaktojnë më shumë përçarje – në çështjen e gjuhës, simbolin më të madh të barazisë dhe harmonisë ndëretnike”.

“Përpjekjet për të vënë në pikëpyetje kushtetutshmërinë e këtij ligji nuk janë asgjë tjetër veçse një sulm ndaj vetë themeleve të bashkëjetesës dhe orientimit euro-atlantik të vendit. BDI e konsideron këtë ndërhyrje të dirigjuar politikisht një akt regresiv, që nuk synon as drejtësi dhe as rregull institucional, por krijimin e tensioneve dhe hapjen e plagëve të së kaluarës”.

“Çdo tentativë për të kontestuar ligjin e gjuhës është një tentativë për të kontestuar Marrëveshjen e Ohrit dhe vetë rendin kushtetues të Maqedonisë së Veriut. Ne u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve shtetërore dhe faktorëve ndërkombëtarë që të mos lejojnë që vendi të rrëshqasë në rrugën e revizionizmit, që mund të çojë drejt një krize të thellë politike dhe institucionale me pasoja të paparashikueshme. BDI do të mbrojë me çdo mjet demokratik Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe nuk do të lejojë kthim pas”, thonë nga BDI.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Gjykata Kushtetuese e RMV-së do të diskutojë javën e ardhme për Ligjin e gjuhëve, hedh poshtë dirigjimin politik

Published

on

Gjyqtarët nga Komisioni i Venecias, profesorë dhe ekspertë vendas, të enjten e ardhshme do të japin mendimin e tyre për çështjet e kontestuara juridike të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Seanca përgatitore do të mbahet më 20 mars në Gjykatën Kushtetuese. Gjyqtari holandez, Martin Kujer, i cili është edhe nënkryetar i Komisionit të Venecias, do të shpjegojë këshillën miqësore që gjykata kërkoi prej tyre dhe që duhet të miratohet nga komisioni, transmeton Portalb.mk.

Gjyqtari nga gjykata për të drejtat e njeriut, Arthur Kuch, nga ana tjetër, do të shpjegojë praktikën e kësaj gjykate në raste të ngjashme. Nga ekspertët vendorë, interpretimin e tyre do ta japin ish-gjyqtarja në këtë gjykatë, Margarita Caca Nikollovska, anëtarja e Komisionit të Venecias, Renata Deskoska, profesorët Borçe Davitkovski, Jeton Shasivari, Gordana Lazetiq, Mersel Bilalli, Denis Preshova, Mersim Maksuti, Merit Nuxhia, Nuret Bajramit dhe gjyqtarët Zhaklina Doveden dhe Ivan Xholev.

Të pranishëm do të jenë edhe iniciatorët e nismës, ndërsa Tanja Karakamisheva do të jetë e pranishme online. Në seancë do të diskutohet vetëm për të drejtën materiale, pasi tashmë është mbajtur seanca për pjesën formale. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese nuk i bëri të ditur gjashtë çështjet e kontestuara, por thotë se do të interpretohet amendamenti 5 i Kushtetutës. Për të është e rëndësishme të dëgjohen të gjitha mendimet dhe gjykata të marrë një vendim korrekt dhe të bazuar në kushtetutë.

BDI-ja ka dërguar një deklaratë në të cilën ritheksojnë se debati për Ligjin për Gjuhët do të çojë në krizë politike dhe institucionale.

“Përpjekjet për të vënë në pikëpyetje kushtetutshmërinë e këtij ligji nuk janë asgjë tjetër veçse një sulm ndaj vetë themeleve të bashkëjetesës dhe orientimit euro-atlantik të vendit. BDI e konsideron këtë ndërhyrje të dirigjuar politikisht një akt regresiv, që nuk synon as drejtësi dhe as rregull institucional, por krijimin e tensioneve dhe hapjen e plagëve të së kaluarës”.

Advertisement

thonë nga BDI.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese pyeti se sa kohë duhet të mbahen në sirtar këto nisma edhe pse ekziston gjykata në atë rast? Ai pohon se gjyqtarët do të diskutojnë për këtë çështje dhe pret që kjo të ndodhë më së voni deri në maj ose qershor. Pas seancës përgatitore, gjyqtari raportues duhet të përgatisë një raport të ri me mendimet nga të dyja seancat dhe të caktojë seancën.

Lënda e Ligjit për Gjuhët u formua nga 13 nisma nga qytetarë, parti dhe shoqata të ndryshme në vitin 2019, por u aktivizua këtë vjeshtë, pas vërejtjeve të Komisionit të Venecias.

Ligji për Zbatimin e Gjuhëve, në procedurë kuvendore ka hyrë më 5 shtator të vitit 2017-të, ndërkaq në fuqi ka hyrë në janar të vitit 2019-të.

Shtatë vjet pas miratimit të Ligjit të gjuhëve në atmosferë të tensionuar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, me protesta dhe tentativa të panumërta të ish-presidentit Gjorgе Ivanov për ta bllokuar atë, në Gjykatën Kushtetuese më 11 dhjetori do të vendoset shfuqizimi i plotë ose i pjesshëm i këtij ligji.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat