Sport
FFM: Milevski publikoi listën për dy ndeshjet e para të eliminatoreve për Botërorin 2026

Seleksionuesi I reprezentacionit ‘’A’’ të Maqedonisë në futboll, Bllagoja Milevski ka publikuar listën me futbollist të ftuar për dy ndeshjet e para të ciklit të ri eliminator për Kampionatin Botëror 2026 kundër Lihteshtajnit dhe Uellsit. Në listën e Milevskit janë përfshirë 27 futbollist, ku bie në sy rikthimi i Agon Elezit në ekipin përfaqësues, teksa Luka Stankovski është emër i ri.
Sa i përket futbollistëve tjerë, janë ftuar të gjithë reprezentuesit standart, duke përfshirë edhe shqiptarët tjerë si Enis Bardhi, Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Isnik Alimi dhe Lirim Qamili. Maqedonia ciklin e ri e nis në transfertën ndaj Lihteshtajnit me 22 mars, teksa tre ditë më vonë pret Uellsin në Shkup.
Sport
CHAMPIONS: MËSOHEN DYSHET E NDESHJEVE ÇEREKFINALE

Me kompletimin e të gjitha ndeshjeve në fazën e të tetës së finales në ligën e kampionëve tanimë janë mësuar edhe çiftet e ndeshjeve çerekfinale në këtë kompeticion më të rëndësishëm që organizohet nga Federata Evropiane e Futbollit UEFA.
Në fazën e çerekfinales në program janë disa ndeshje që mund të konsiderohen edhe si finale para finales siç janë përballjet Arsenali – Real Madridi dhe Bajern Munih – Interi, por duele interesante pritet të zhvillohen edhe në përballjet tjera si Barcelona – Borusia Dortmundi, ndërsa dueli më lehtë konsiderohet ndeshje mes PSZH-s – Aston Vila.
Ndeshjet e para çerekfinale janë parapa të zhvillohen më 7 dhe 8 prill, ndërsa ato kthyese më 14 dhe 15 prill
Më 8 prill takohen
Arsenali – Real Madridi
Bayern Munyh –Interi
Më 9 prill, takohen
PSZH – Aston Villa d
Barcelona – Borussia Dortmund
Sport
ALEKSANDËR TRUMÇI: DO KTHEHEMI ME REZULTAT POZITIV

Me ndeshjen Vardari – Shkëndija që do të zhvillohet të premten me fillim në ora 15:00, në terrenin e kampit stërvitor të FFM-së hapet sipari i xhiros së 24-të në elitën e futbollit vendor. Pesë takimet tjera zhvillohen të shtunën me fillim në ora 15:00
Java e 24-të e kampionatit në Ligën e parë të futbollit vendor fillon nesër me ndeshjen derbi me Vardarit dhe Shkëndijës, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet në stadiumin te kampi stërvitor i FFM-së me fillim në ora 15:00. Derisa skuadra e Vardarit lufton mbijetesën, ekipi i Shkëndijës rrugëton fuqishëm drejtë titullit të pestë kampion, prandaj kjo ndeshej ka rëndësi të veçantë për të dyja skuadrat. Mbrojtësi në ekipin kuqezi Aleksandër Trumçi në pritje të këtij takimi të vështirë thotë se kanë analizuar mirë ekipin kundërshtarë.
‘’Po është e vërtet atmosfera në ekip është shumë e mirë pasi e kemi një seri rezultate pozitive dhe ekipi po shkon mjaftë mirë dhe mendoj se do ja arrijmë objektivat që e kemi. Kemi ndeshjen e nesërme kundër Vardarit të cilën e kemi analizuar ekipin mjaftë mirë është një ekip shumë serioz dhe do shkojmë për fitore ‘’
Duke marrë para sysh se skuadra e vardarit pa marrë parasysh formën momental gjithmonë kundër Shkëndijës jep maksimumin por futbollisti Trumçi shpreson se nga Shkupi do të kthehen kryelartë
‘’Po ekipi është gjithmonë i gatshëm për çdo ndeshje. Të gjithë e dimë rëndësinë e kësaj ndeshje e cila është një derbi dhe është një ekip shumë serioz. Ne do shkojmë të japim maksimumin tonë dhe besoj se do kthehemi me rezultat pozitiv’’ tha futbollisti Trumçi
Pesë takimet tjera të javës së 24-të zhvillohen të shtunën me fillim në ora 15:00, takohen: Besa e Dobërdollit – Struga Trim Lum, Shkupi – Pelisteri, Voska Sport – Rabotniçki, Tikveshi – Gostivari dhe AP Brera – Sileksi
Sport
VOLEJBOLL: NESËR ZHVILLOHET JAVA E 17 E KAMPIONATIT

Kampionati vendor volejbollit në kategorinë e meshkujve vazhdon garat e fazës së dytë me ndeshjet e xhiros së 17-të ku në program janë vërtet tre ndeshje të zjarrta duke marrë para sysh se vendoset për katër skuadrat e para që do të luftojnë në fazën e fundit ku vendoset titulli kampion.
Shkëndija është nikoqire e Rabotniçkit nesër me fillim në ora 20 e 30 në sallën e sportive te gjimnazi i Tetovës në një përballje që drejtpërdrejt vendos për pozitën e katërt në renditjen e tabelës, andaj trajneri Durim Luma shpreson se pas disa ndeshjeve ku kishte krizë të rezultateve ekipi do ti kthehet fitores
‘’Gjithsesi se do të jetë ndeshje e vështirë. Ne si Shkëndijë kemi hyrë në një krizë të rezultateve dhe besoj se në këtë ndeshje ne do të bëjmë at kthesën e duhur që në tre ndeshjet e ardhshme kundër Rabotniçkit, Universitetit të Tetovës dhe Borecit që vendosin për fatin tonë për të hyrë në katërshen e parë. Po që se këto ndeshje i kalojmë pozitivisht atëherë ne me siguri do të jemi në katërshin e parë’’
Sa i përket ndeshjes së nesërme me ekipin e Rabotniçkit trajneri Luma thotë se pret që volejbollistët e Shkëndijë të japin më të mirën nga vetja do të fitojnë këtë përballje.
‘’Unë gjithmonë jam optimistë, mirëpo do të jetë ndeshje e vështirë pasi Rabotniçki është një skuadër e mirë me tre përforcime të huaja. Por besoj se djelmoshat tonë do të bëjnë maksimumin që këtë ndeshje ta fitojmë‘’
Universitei i Tetovës është mysafire e Borecit në Veles, ndërsa të dielën në Shtip zhvillohet super derbi UGD Shtipi – Strumica. Ndërsa në ndeshjet e play out. takohen: Vesna Probishtipi–Liria Zherovjanit, Susheva – Makedonija Xhio dhe Janta Volej – Vardari
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve