Lajme nga rajoni
Tragjedi në Kroaci, tre fëmijë humbin jetën pasi zjarri kaploi një shtëpi

Një tragjedi e madhe ka ndodhur mbrëmë në vendbanimin në Kurshanec të Kroacisë.
Siç raportojnë mediat kroate, zjarri ka rënë në një shtëpi.
Sipas informacioneve fillestare, tre fëmijë kanë humbur jetën. Fëmijët ishin të moshës 3, 7 dhe 9 vjeç.
“I gjithë komuniteti është në shok. Kjo është një humbje e pariparueshme për familjen dhe gjithë vendbanimin ton”, tha kryetari i komunitetit rom Matjaš Dido Orsus, duke shprehur tronditjen e thellë për këtë ngjarje tragjike.
Nuk dihen ende detajet e plota të incidentit.
Por, policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e tragjedisë.
Lajme nga rajoni
Djali i Trumpit ka mbërritur në Beograd, takimi me Vuçiqin, cila është agjenda?!

Euronews Serbia ka raportuar për një vizitë në Beograd të Donald Trump Jr, djali i presidentit të ShBA-së Donald Trump.
Ky medium raporton po ashtu se ai pritet të ketë edhe një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar zhvillimin e një takim me Donald Trump Jr.
Përmes një postimi në Instagram, Vuçiç u shpreh ndër të tjera se për pak minuta do të zhvillojë takim me Trump Jr. Ai ndau po ashtu edhe informacione lidhur me temat që do të diskutohen mes tyre.
“Dhe për pak minuta do të pres Donald Trump Jr., do të flas për ekonominë, sfidat e reja, të mëdha, do të thosha, por edhe sukseset e Serbisë në të ardhmen. Dhe ky është një lajm i madh dhe i rëndësishëm për vendin tonë”, tha ai.
Donald Trump Jr është një sipërmarrës dhe nënkryetar ekzekutiv i Organizatës Trump. 47 vjeçari ka vizituar edhe vitin e kaluar Beogradin ku u takua me biznesmenë serbë në një darkë për të diskutuar perspektivat e investimeve në Serbi.(INA)
Lajme nga rajoni
Vuçiq i zemëruar i thotë Daçiqit para kamerave: Nuk mund ta dëgjoj më këtë justifikim

Studentët, të cilët prej muajsh kërkojnë nga autoritetet në Serbi të bëjnë punën e tyre sipas kompetencave të tyre, kanë bllokuar mbrëmë ndërtesën e RTS-së për shkak se prezantuesja i ka quajtur “turmë” gjatë një interviste me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Pas kësaj, pjesëtarët e xhandarmërisë rrahën studentët që po qëndronin para RTS-së dhe pas të gjithave u shfaq ministri i Brendshëm, Ivica Daçiq, i cili tentoi të “justifikojë dhunën ndaj studentëve”.
Ai tha se policia nuk ka ndërhyrë, edhe pse ka video ku shihet se policia godet studentët me shkopinj, madje edhe në kokë.
“President, nëse më lejoni, pasi që disa media filluan të gënjejnë menjëherë, nuk ka pasur ndërhyrje policore, si gjithmonë deri më tani”, tha Daçiq.
Në atë moment pranë tij ishte Vuçiq, i cili pas disa sekondash tha: “Nuk mund ta dëgjoj më këtë justifikim” dhe në mënyrë demonstrative u largua.
Vuçiq i quajti studentët “plenumë bolshevik” dhe tha se ata sulmuan një polic. Studentët njoftuan se do të mbajnë nën bllokadë godinën e RTS për 22 orë.
Gjithashtu kanë paralajmëruar protestën më të madhe në Beograd për të shtunën më 15 mars, ku do t’u bashkohen edhe qytetarë nga e gjithë Serbia. Demonstratat filluan pas rënies së tendës në Novi Sad, kur vdiqën 15 persona.
Lajme nga rajoni
44 vjet nga demonstratat e studentëve të Kosovës që tronditën ish-Jugosllavinë

Sot mbushen 44 vjet nga demonstrata e studentëve të Kosovës më 11 mars e vitit 1981. Kjo demonstratë është vlerësuar njëra ndër to që tronditi ish-Jugosllavinë.
44 vjet më parë, në mars të vitit 1981, në Prishtinë shpërthyen demonstratat e studentëve me kërkesa sociale.
Demonstratat që ndodhën në Kosovë, 44 vjet më parë, më 11 mars, nisën si shprehje e pakënaqësisë së studentëve shqiptarë të Universitetit të Prishtinës, të cilët me 4 mars të vitit 1981, në Mensën e Studentëve brenda Qendrës së Studentëve në Prishtinë, protestuan spontanisht ndaj kushteve jo të mira, sipas tyre, në të cilat jetonin dhe studionin në atë kohë.
Por, më pas, më 11 dhe 27 mars, si dhe më 1 dhe 2 prill të vitit 1981, kërkesat fillimisht me përmbajtje sociale, evoluuan në kërkesa që shpërfaqnin pakënaqësitë politike, shoqërore dhe kombëtare.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve