Connect with us

Lajme nga vendi

Pas shumë vonesave dhe debateve, përfundimisht u hap çerdhja në Haraçinë

Published

on

Për 115 fëmijët e Komunës së Haraçinës, pas shumë vonesave u hap zyrtarisht çerdhja. Sipas banorëve, Haraçinës i ka munguar shumë hapja e çerdhes në këtë komunë.

“Njëra mbesë është në çerdhe e njëra në klasë të parë. Me shumë gëzim të madh e kemi pritë hapjen e kësaj çerdheje dhe nevojë kishim që moti të hapet por ja tani erdhi edhe dita. Shumë i ka munguar Haraçinës”, tha një banor i Haraçinës.

“Këtë çerdhe Haraçina u desh ta ketë para 20 viteve por tani shpresoj të jemi më mirë. Ka nevojë edhe për një por si fillim është mirë”, u shpreh një tjetër banor i Haraçinës.

Mungesën e hapjes së çerdhes në Haraçinë më së shumti e kanë pësuar të punësuarit nëpër institucione në Shkup, disa prej të cilëve ishin detyruar të shpërngulen përkohësisht nga fshati për shkak të mungesës së çerdhes për fëmijët e tyre. /Alsat.mk

Lajme nga vendi

Në janar janë dhënë 317 leje për ndërtim, shumica për persona fizikë

Published

on

Në janar të vitit 2025 janë dhënë 317 leje për ndërtim, që është për 23,8 % më shumë krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës.

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 5 772 690 mijë denarë, që është për 28,2 % më shumë krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak.

Nga numri i përgjithshëm i numrit të lejeve të dhëna për ndërtim 174 (54,9 %) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 50 (15,8 %) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 93 (29,3 %) objektet për rikonstruim.

Nga gjithsej 317 objekte, te 178 (56,2. %) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek 139 (43,8 %) objekte si investitorë janë subjektet afariste.

Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 759 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 60 471 m2.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Rokas: Reformat në financat publike janë thelbësore për çdo vend që përgatitet për në BE

Published

on

Reformat në financat publike janë një hap kyç për çdo vend që po përgatitet për anëtarësim në BE, tha sot ambasadori evropian Mihalis Rokas para anëtarëve të komisioneve parlamentare për financa dhe buxhet.

Në prezantimin për menaxhimin fiskal në BE dhe rolin e Këshillit Fiskal, Rokas përmendi se këshillat fiskalë inkurajojnë debatet publike për çështjet fiskale dhe transparencën që u mundëson qytetarëve dhe subjekteve të biznesit, si dhe investitorëve të kuptojnë më mirë situatën fiskale dhe financiare në vendet e tyre. Në këtë kuadër, ai përshëndeti ngritjen e Këshillit Fiskal në vend, si dhe përpjekjen për forcimin e kapaciteteve dhe mandatit të tij.

Rokas kujtoi se në BE, qëllimi i këshillave fiskale është të ushtrojnë mbikëqyrje të pavarur dhe të monitorojnë pajtueshmërinë me rregullat fiskale, që do të thotë, vuri në dukje ai, për të shmangur vlerësimet tepër optimiste të qeverisë ose planet e paqëndrueshme të shpenzimeve publike që mund të çojnë në disbalanca fiskale.

“Prej vitit 2018 ne kemi mbështetur reformat në financat publike me projekte rreth 13 milionë euro. Krijimi i Këshillit Fiskal në vitin 2023 ishte një moment historik i rëndësishëm në përafrimin e kuadrit të qeverisjes ekonomike. Politikëbërësit duhet t’i konsiderojnë këshillat fiskalë si një objektiv kyç në procesin e miratimit të politikave publike dhe për këtë arsye, forcimi i këshillave fiskale në të gjithë BE-në konsiderohet si një çelës për stabilitetin fiskal”, vuri në dukje ambasadori evropian.

Sipas tij, këshillat fiskalë në shumë vende përballen me sfida dhe efektiviteti i tyre varet nga pavarësia e tyre.

Advertisement

“Presim që parlamentet të jenë burime të rëndësishme që do të punojnë me pritshmëri dhe vlerësime realiste. Roli i viteve fiskale është intensifikuar edhe më shumë gjatë krizave. Kriza energjitike theksoi nevojën për rolin e tyre”, tha Rokas.

Ndryshe, Këshilli Fiskal, qëllimi i të cilit është të monitorojë sesi qeveria menaxhon buxhetin dhe borxhin publik, u krijua vitin 2023 me mbështetjen e partnerëve të huaj. Ky organ, i konceptuar si kontroll i qëndrueshmërisë fiskale, ka tre anëtarë të propozuar nga AShAM, Enti Shtetëror i Revizionit dhe Banka Popullore e Maqedonisë. Mes tyre janë akademiku Abdulmenaf Bexheti, profesoresha Mirjana Trpeska dhe bankieri Gligor Bishev.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Dogana e Maqedonisë ka konfiskuar pjesë të automjeteve në vlerë të 200.000 denarëve

Published

on

Në raportin e fundit të Drejtorisë së Doganave në lidhje me sekuestrimet që janë bërë së fundmi, thuhet se në pesë raste janë sekuestruar pjesë të automjeteve në vlerë të 200.000 denarëve. Nga Drejtoria e Doganave thonë se sekuestrimet janë bërë në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Për njërin rast, nga Doganat thonë:

“Tre koka të motorit me ventilë dhe punuese dhe dy boshte me nyje për vetura janë zbuluar gjatë kontrollit të autobusit në pikën kufitare Tabanoc”.

Continue Reading

Më të lexuarat