Sport
CHAMPIONS: REALI ME EPËRSI MINIMALE NDAJ ATLETIKOS

Real Madridi, Arsenali dhe Aston Villa kanë krijuar epërsi në ndeshjet e para të të tetës së finales në Ligën e Kampionëve, ndërsa Borrusia Dortmund barazoi me ekipin Lille. Sonte në program katër përballjet tjera , ndërsa spikat takimi PSYH – Liverpuli
Real Madrid ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm për të siguruar çerekfinalet e Ligës së Kampioneve duke fituar me shifrat 2-1 në derbin përballë Atletikos të luajtur në “Santiago Bernabeu”.
Reali gjeti shpejt avantazhin me anë të Rodrigos që në minutën e katërt të ndeshjes pas një aksioni individual të brazilianit. Barazimi do të vinte po në pjesën e parë me një tjetër gol spektakolar të shënuar nga Hulian Alvarez. Ndërsa golin e fitores për Realin e realizoi Brahim Diaz në minute e 55-të
Arsenali turpëroi me 7 gola PSV-në në transfertë, në duelin e parë të vlefshëm për fazën e 1/8-ve të Ligës së Kampionëve. “Topçinjtë” e Artetës arritën të triumfonin me rezultatin 1 me 7, duke hedhur një hap të madh drejt fazës tjetër.
Borusia Dortmund barazoi me ekipin Lile 1-1, ndërsa Club Brige pësoi humbje para tifozëve vendas 1-3 nga Aston Villa.
Ndeshjet kthyese të këtyre katër takimeve zhvillohen më 12 mars.
Sot në program janë katër ndeshjet luhen ndeshjet e tjera të fazës së të tetës së finales në Ligën e kampionëve . ku do të përballen Fejnord – Inter,
Bajerni Munyh – Bajer Leverkuzen, Benfika – Barcelona dhe PSYH – Liverpuli
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
VOLEJBOLL: NESËR ZHVILLOHET JAVA E 17 E KAMPIONATIT

Kampionati vendor volejbollit në kategorinë e meshkujve vazhdon garat e fazës së dytë me ndeshjet e xhiros së 17-të ku në program janë vërtet tre ndeshje të zjarrta duke marrë para sysh se vendoset për katër skuadrat e para që do të luftojnë në fazën e fundit ku vendoset titulli kampion.
Shkëndija është nikoqire e Rabotniçkit nesër me fillim në ora 20 e 30 në sallën e sportive te gjimnazi i Tetovës në një përballje që drejtpërdrejt vendos për pozitën e katërt në renditjen e tabelës, andaj trajneri Durim Luma shpreson se pas disa ndeshjeve ku kishte krizë të rezultateve ekipi do ti kthehet fitores
‘’Gjithsesi se do të jetë ndeshje e vështirë. Ne si Shkëndijë kemi hyrë në një krizë të rezultateve dhe besoj se në këtë ndeshje ne do të bëjmë at kthesën e duhur që në tre ndeshjet e ardhshme kundër Rabotniçkit, Universitetit të Tetovës dhe Borecit që vendosin për fatin tonë për të hyrë në katërshen e parë. Po që se këto ndeshje i kalojmë pozitivisht atëherë ne me siguri do të jemi në katërshin e parë’’
Sa i përket ndeshjes së nesërme me ekipin e Rabotniçkit trajneri Luma thotë se pret që volejbollistët e Shkëndijë të japin më të mirën nga vetja do të fitojnë këtë përballje.
‘’Unë gjithmonë jam optimistë, mirëpo do të jetë ndeshje e vështirë pasi Rabotniçki është një skuadër e mirë me tre përforcime të huaja. Por besoj se djelmoshat tonë do të bëjnë maksimumin që këtë ndeshje ta fitojmë‘’
Universitei i Tetovës është mysafire e Borecit në Veles, ndërsa të dielën në Shtip zhvillohet super derbi UGD Shtipi – Strumica. Ndërsa në ndeshjet e play out. takohen: Vesna Probishtipi–Liria Zherovjanit, Susheva – Makedonija Xhio dhe Janta Volej – Vardari
Sport
LIGA E PARË: PËRBALLJE TË ‘’ZJARRTA’’ NË XHIRON E 22-të

Kampionati republikan në Ligën e parë të futbollit vendor vazhdon nesër me ndeshjet e fundit të rrethit të dytë ku në fakt përcaktohet renditja përfundimtare para rrethit të tretë dhe të fundit të sezonit 2024/2025
Krye ndeshje e javës së 22-të padyshim është përballja mes kampionit në fuqi Struga Trim Lum dhe liderit aktual ekipit Shkëndija e Tetovës. Kjo përballje ka rëndësi të posaçme për të dyja ekipet pasi Struga Trim Lum në pjesën pranverore nga tre takimet ka tre humbje, ndërsa Shkëndija ka tre fitore të një pas njëshme prandaj pritet një lojë e pa kompromise nga të dyja palët
Në stadiumin e qytetit në Gostivar Besa e Dobërdollit është nikoqire e Sileksit të Kratovës. Vendasit pas pikës së fituar kundër Vardarit në Shkup janë maksimalisht të motivuar për suksesin e parë sezonal, prandaj për të gjithë tifozët hyrja është falas.
Në ndeshjet tjera që do të zhvillohen nesër AP Brera në Strumicë përballet me Gostivarin, Pelisteri në Manastir është nikoqire e Voska Sportit, Tikveshi në Kavadar takohet me Shkupin, ndërsa derbi i kryeqytetit Rabotniçki – Vardari do të zhvillohet në stadiumin e FFM-së. Të gjitha ndeshjet e xhiros së 22-të zhvillohen të mërkurën me fillim në ora 14:00.
Java e 22-të takohen: Ap Brera – Gostivari, Besa – Sileksi, Pelisteri – Voska Sport, Rabotniçki – Vardari, Struga Trim Lum – Shkëndija dhe Tikveshi – Shkupi.
TABELA: 1. Shkëndija 46 pikë, 2.Sileksi 41. 3.Rabotniçki 41, 4.Gostivatr 40, 5.Struga Trim Lum 32, 6.Shkupi 31, 7.Pelisteri 23, 8.AP brera 20, 9. Voska Sport 18, 10.Vardari 17, 11.Besa 15, 12.Tikveshi 15 pikë

Sport
NBA:Lakers triumfojnë në derbin me Clippers

Katër fitore të ekipeve vendase dhe pesë të atyre mysafire është epilogu i nëntë ndeshjeve të zhvilluara në mëngjesin e sotëm në kampionatin amerikan të basketbollit NBA
Fitorja e gjashtë radhazi për Lakers, që mundi 108-102 Clippers në derbin e Los Anxhelos, duke u ngjitur në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit. Doncic me 29 pikë i kishte shënuesi më i mirë për Lakers, ndërkohë që 36 pikë erdhën nga lojtarët e stolit, duke i bërë të pavlefshme 33 pikët e Leonard.
Cleveland vijon të kryesojë sin ë Lindje ashtu dhe renditjen e përgjithshme të NBA-së, duke fituar sot 133-129 ndaj Portland. Gjashtë lojtarë të Cavaliers realizuan mbi 12 pikë, ku u dallua Hunter me 32 pikë. Zhgënjen Miami, që në fushën e tij u mund 112 -116 nga Nju York, ku protagonist ishte Jalen Brunson me 32 pikë.
Skuadra kampione e Boston fitoi 110-103 ndaj Denver në një përballje rivalësh. Brown me 22 pikë e Hoprford me 19 u dalluan për Celtics. Në krye të renditjes në Perëndim qëndron Oklahoma, që mundi 146-132 San Antonio pas një ndeshje spektakolare. Jalen Williams e mbylli me 41 pikë, mbështetur nga Shai me 31 pikë.
Rezultatet e sotme
Boston – Denver, 110-103
Cleveland – Portland, 133-129
Indiana – Charlotte, 127-112
Miami – Nju York, 112-116
Orlando – Toronto, 102-104
San Antonio – Oklahoma, 132-146
Utah Jazz – Nju Orleans, 121-128
Lakers – Clippers, 108-102
Phoenix – Minnesota, 98-116
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve