Connect with us

Lajme nga vendi

VLEN: Kujdesi për punëtorët me vepra, rrisim pagën minimale në 400 euro

Published

on

Qeveria e udhëhequr nga koalicioni VLEN vazhdon të dëshmojë përkushtimin e saj për përmirësimin e standardit jetësor dhe fuqizimin ekonomik të qytetarëve. Një nga masat e rëndësishme në këtë drejtim është rritja e pagës minimale në 400 euro (24.400 denarë), e cila do të zbatohet duke filluar nga muaji prill dhe do të reflektohet në pagat që punëtorët do të marrin në maj.

Siç ka bërë të ditur Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, kjo rritje është rezultat i zbatimit të formulës ligjore për përcaktimin e pagës minimale, e cila bazohet në 50% të indeksit të shpenzimeve për vitin paraprak dhe 50% të pagës mesatare. Ky mekanizëm garanton një rritje të drejtë dhe të qëndrueshme të pagave, duke siguruar që qytetarët të përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga zhvillimi ekonomik i vendit.

Koalicioni VLEN e konsideron rritjen e pagës minimale si një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të jetesës dhe forcimit të fuqisë blerëse të qytetarëve. Megjithatë, ne mbetemi të përkushtuar për të vazhduar reformat dhe masat e tjera mbështetëse që do të ndikojnë pozitivisht në mirëqenien e qytetarëve dhe stabilitetin ekonomik të vendit.

Në këtë drejtim, Qeveria VLEN do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me sindikatat, bizneset dhe të gjithë aktorët relevantë për të garantuar paga më të larta, kushte më të mira pune dhe një zhvillim të drejtë ekonomik.

Angazhimi ynë është i qartë: të krijojmë një ekonomi më të fortë, më të drejtë dhe më të qëndrueshme, ku çdo qytetar të ketë mundësinë për një jetë dinjitoze.

Advertisement

Lajme nga vendi

Mbetet e paqartë ngordhja e dhenve berberë në Kopshtin Zoologjik në Shkup

Published

on

Arsyeja e ngordhjes së dhenve berberë në kopshtin zoologjik në Shkup ende nuk dihet, shkruan Alsat.

Kjo pasi ende nuk ka konfirmim zyrtar pas autopsisë së kryer, thotë biologu akustik, Jordanço Milloshevski, i punësuar në kopshtin zoologjik të Shkupit.

Ngordhja e kafshëve ndodhi pothuajse një muaj më parë.

“Ngjarja e fundit ishte ajo e ngordhjes së shtatë dhenve berberë, ishte shkaktuar nga me sa duket, nga helmimi nga ndonjë bimë, gjë që ende nuk është vërtetuar sepse rezultatet e autopsisë nuk janë marrë ende zyrtarisht, në mënyrë që të mund të japim një deklaratë të saktë se çfarë e shkaktoi ngordhjen e dhenve berberë”, tha Jordanço Milloshevski – Biolog akustik në Kopshtin Zoologjik, Shkup.

Sipas Milloshevskit, edhe përskaj një sërë ndodhish gjatë këtij viti, kopshti zoologjik i Shkupit, mbetet vend i sigurt për tu vizituar.

Advertisement

“Vizitat varën nga kushtet e motit, nëse dita është e mirë si kjo sot, atëherë vizitorët vijnë pa marrë parasysh ndodhitë që ndodhen, apo nëse ndonjë kafshë ka ngordhur apo ka lindur. Vitet e fundit kemi më shumë vizita nga qytetarët e Kosovës e sidomos gjatë fundjavës”, u shpreh Jordanço Milloshevski – Biolog akustik në Kopshtin Zoologjik, Shkup.

Gjatë një periudhe të shkurtër në kopshtin zoologjik të Shkupit ndodhën një sërë shkarkimesh dhe ngjarjesh. Në vitin 2022 u shkarkua drejtori i tretë më radhë, Kristijan Stamenov, pas skandalit me therjen e 10 kuajve të kopshtit zoologjik.

Më pas erdhi edhe vrasja e shpendëve për shkak të dyshimit se janë të sëmurë me gripin e shpendëve, pas së cilave kopshti mbeti i mbyllur për ca kohë ndërsa kishte reagime të shumta nga organizatat për të drejtat e kafshëve.

Ngjarja e fundit është ajo me dhentë berberë për të cilat ende nuk ka rezultat nga autopsia për të sqaruar shkaqet e ngordhjes. / Alsat.mk

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Gjykata e Apelit ul dënimin me burg të “Boki 13” për rastin “Haraçi”

Published

on

Gjykata e Apelit ia ka ulur dënimin Bojan Jovanovskit, i njohur në opinion si Boki 13, në rastin “Haraçi” për katër vjet, nga nëntë në pesë vjet burgim, ka konfirmuar për “Sloboden Peçat” avokati i tij mbrojtës Vladimir Tufegxhiq. Me këtë, Jovanovskit i kanë mbetur edhe pak muaj për të vuajtur dënimin.

Siç raportojnë disa media, ky vendim gjyqësor është marrë për shkak të gjendjes shëndetësore të Jovanovskit.

“Boki 13” aktualisht ka një dënim me burg me kusht në bazë të dokumentacionit mjekësor të siguruar nga një bord mjekësor. Disa mjekë pohojnë se ai është invalid i shkallës së parë dhe nuk mund të kryejë dënimin me burg. Gjykata i pranoi ato gjetje mjekësore dhe e lejoi atë të qëndronte i lirë. Në vitin 2023, Jovanovski iu nënshtrua një operacioni për heqjen e plotë të stomakut.

Në fund të janarit, Jovanovski në llogarinë e tij në Instagram njoftoi se shëndeti i tij është ende në rrezik. Ish-prezantuesi i televizionit nuk ka dashur të komentojë problemet e tij, ndaj ka kërkuar privatësi.
Continue Reading

Lajme nga vendi

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Published

on

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 2,10 % në raport me vendimin e datës 24.02.2025.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98, si dhe të EURODIZELIT (D-E-V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulen për 1,50 den/litër.

Nga data 04.03.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 77,50 (denarë/litër)

BEUROSUPER BS – 98 do të shitet për 79,50 (denarë/litër)

Advertisement

EURODIZEL BS (D-Е V) do të shitet për 72,00 (denarë/litër)

Vaj për djegje Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) do të shitet për 71,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 S do të shitet për 44,952 (denarë/kilogram).

Continue Reading

Më të lexuarat