Connect with us

Lajme nga rajoni

​Ka vdekur Faik Rexhepi, burri nga Presheva, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Published

on

Ka vdekur Faik Rexhepi, burri nga Presheva që u shndërrua në simbol të rezistencë kundër regjimit Sllobodan Millosheviqit.

Lajmin e bëri të ditur, familjarët.

“Të dashur familjarë, miq e shoqëri. Mbrëmë na la lamtumirën e fundit baba jonë Faik Rexhepi. Varrimi i tij është sot me 24.02.2025 në ora 15:00 tek Varrezat e lagjes së Arbërisë”, thuhet në njoftimin e familjes.

Pas vdekjes ka reaguar edhe deputeti, Shaip Kamberi, i cili ka shkruar në Facebook se Faik Rexhepi u bë simbol i rezistencës kundër aparthejdit serb në Kosovë, duke lënë pas një trashëgimi të guximit dhe qëndresës.

“Sot, në Prishtinë, do t’i jepet lamtumira e fundit, por heroizmi dhe fryma e tij do të jetojnë përgjithmonë”, ka shkruar ai.

Kush është Faik Rexhepi?

Advertisement

Në gusht të vitit 1990 preshevari Faik Rexhepi, cili punonte në “Ferronikel” të Drenasit, bashkë me kolegë kishin ardhur në kryeqytet që ta presin delegacionin e kongresit amerikan.

Para hotelit “Grand” policia serbe kishte ndërhyrë brutalisht, duke shpërndarë turmën, por Faik Rexhepi nuk kishte luajtur vendi.

Para disa vitesh pikërisht në vendin ku ai protestoi u vendos një monument që u quajtur “Burri që s’luajti vendit!”, në shenjë nderimi për veprën e tij./kp/

Lajme nga rajoni

Komandant “Hoxha” refuzon të dëshmojë: Pa u shqyrtuar dokumenti ku më cilësojnë tradhtar, nuk flas

Published

on

Ish-komandanti i UÇK-së në Rahovec, Ismet Tara, ka nisur dëshminë në rastin më të madh në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ku po gjykohen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Megjithatë, seanca ku po dëshmon Ismet Tara, i njohur si komandant “Hoxha”, është shoqëruar me tensione. Tara ka refuzuar të japë dëshmi pa u paraqitur një dokument, të cilin ai e cilëson si vendimtar për integritetin e tij.

Në deklaratën e tij, Tara theksoi se dokumenti në fjalë e përshkruan atë si “tradhtar i kombit, duke shtuar se nuk do të japë asnjë përgjigje deri sa të shqyrtohet dhe të pastrohet emri i tij.

“Unë kam një kërkesë për gjyqtarin para se të dal prej këtu. Unë pa kësaj dëshiroj prej gjykatësit, të më paraqitet dokumenti im, në të cilin kam ngritur dyshimet e mija në lidhje me intervistën time para hetuesve në 2019”.

Mund të kërkoni ju çdo gjë, por unë prej këtij momenti në qoftë se ai dokument që ka ngritur shqetësimin tim, që ka rrezikuar jetën dhe të 10 familjarëve të mi dhe që në atë dokument jam përshkruar si tradhtar i kombit, tradhtar i UÇK-së, tradhtar i dëshmorëve dhe i heronjve të mi dhe gjithë asaj popullate të masakruar dhe të larguar nga Kosova. Unë nuk do të japi asnjë njohur pa shqyrtuar ky dokument. Dhe pa u pastruar komandat Hoxha. Ta dini që prej këtij momenti nuk flas asgjë. Mund të më thirrini, seanca do të mbyllet që këtu. Ose do të vazhdoni, un asnjë përgjigje nuk do të flas derisa nuk shqyrtohet dokumenti”, ka thënë Tara në Speciale.

Advertisement

Gjykatësi i kërkoi të vazhdonte dëshminë, por Tara deklaroi se nuk do të fliste më derisa dokumenti të shqyrtohej

“Sot përgjigju pyetjeve zoti Tara. Kur të përfundosh dëshminë, do të japim mundësim të bësh një deklaratë”, ka thënë gjykatësi.

Continue Reading

Lajme nga rajoni

Osmani për Qerkinin: Ishte simbol i përkushtimit të palëkundur për zbardhjen e fatit të të zhdukurve

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur e pikëlluar për vdekjen e Bajram Qerkinit, kryetarit të Zërit të Prindërve, të cilin e cilësoi simbol të qëndresës dhe përkushtimit për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Bajram Qerkinit, njeriun që me përkushtim dhe guxim i dha zë dhimbjes së mijëra familjeve të personave të zhdukur me dhunë nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë”, ka shkruar Osmani.

“Si Kryetar i Shoqatës ‘Zëri i Prindërve’, Bajrami ishte simbol i qëndresës, i drejtësisë dhe i përkushtimit të palëkundur për ta zbardhur fatin e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës. Për më shumë se dy dekada, ai jetoi me dhimbjen për të birin e tij të zhdukur, duke mos u ndalur kurrë në kërkimin për të vërtetën”.

Osmani tha se vendi ka humbur një zë të fuqishëm të kauzës për drejtësi, dhe ngushëlloi familjen e Qerkinit.

“Sot, Kosova humbi një zë të fuqishëm të kauzës për drejtësi, por trashëgimia e tij mbetet e gjallë”.

Advertisement

“Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Qerkini, miqve dhe të gjithë atyre që mbështetën betejën e tij për të zhdukurit me dhunë”.

“Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes”.

“I përhershëm qoftë kujtimi për Bajram Qerkinin!”

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga rajoni

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Published

on

Kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, është ndarë nga jeta pas një sëmundje që e mbajti shtrirë që disa muaj.

Lajmin e kanë bërë me dije familja e tij, përmes një njoftimi në Facebook, ku kanë bërë me dije se varrimi do të bëhet ditën e martë, në orën 12:00, në varrezat e qytetit në Shipol të Mitrovicës.

Bajram Qerkini jetoi çdo ditë me dhimbje në shpirt, pasi prej më shumë se 20 vitesh nuk ka asnjë informacion për djalin e tij të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

“Sot i mbylle sytë për të kaluar në amshim. Vdekja të mori dhe të ngjiti në Olimpin e njerëzve që lanë gjurmë për këtë vend. Vërtet, të Zotit jemi dhe vetëm tek Ai është kthimi. Ti sot shkove te Lartmadhëria e Tij. Sëmundja që të mbajti shtrirë tash e tre muaj ishte pushimi për një jetë plot sakrifica dhe brenga. Sot, u bashkohesh Babës Zenel dhe Babës Sadik, të cilët ndërruan jetë pa e ditur fatin e baballarëve të tyre. Ti shkove me boshllëkun për Reshatin. Njëzet e pesë vite përpjekje për të ditur fatin e djalit dhe të personave të tjerë të pagjetur nga lufta në Kosovë. Njëzet e pesë vite me veshin dhe syrin hapur, duke pritur një lajm për ta. I mbylle sytë dhe veshët sot, pa e marrë atë lajm”, ka shkruar djali i tij ndër të tjera.

Bajram Qerkini jetoi çdo ditë me dhimbje në shpirt, pasi prej më shumë se 20 vitesh nuk ka asnjë informacion për djalin e tij të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat