Connect with us

Lajme nga vendi

BDI: Thellohet korrupsioni në Ministrinë e Mjedisit

Published

on

Nga BDI sot thonë se kanë denocuar edhe njëherë skandalin e rëndë të korrupsionit në Ministrinë e Mjedisit, ku pas një kontrolli të Inspektoratit për Administratë, është konfirmuar keqpërdorimi i detyrës zyrtare nga ana e ministrit Izet Mexhiti dhe kabinetit të tij

“Burime të besueshme nga brenda Ministrisë së Mjedisit raportojnë se shefi i kabinetit të Mexhitit ka qenë figura kyçe në skemën e kushtëzimeve dhe ryshfeteve, duke ushtruar presion ndaj kompanive dhe qytetarëve për çdo shërbim administrativ.

Nga licencat dhe lejet mjedisore deri te procedurat e zakonshme burokratike, asgjë nuk kalonte pa miratimin e tij dhe skemave korruptive të drejtuara nga kabineti i Mexhitit.

Të njëjtët individë kanë qenë të përfshirë në skema të ngjashme korruptive edhe në Komunën e Çairit, duke e shndërruar atë në një makth urbanistik për qytetarët.

Përmes lejeve të dhëna në mënyrë korruptive, ata kanë degraduar hapësirën urbane dhe kanë shkatërruar cilësinë e jetës në këtë zonë.

Advertisement

BDI kërkon nga institucionet hetimore që të zgjerojnë hetimet jo vetëm ndaj Mexhitit, por edhe ndaj personave kyç në kabinetin e tij, përfshirë shefin e tij të kabinetit, i cili për muaj me radhë ka drejtuar një sistem të mirëorganizuar të shantazhit dhe korrupsionit brenda Ministrisë së Mjedisit”, thonë nga BDI.

Nga atje shtojnë se kjo qeveri po fundoset çdo ditë e më shumë në skandale, duke dëshmuar paaftësinë dhe korrupsionin e saj të hapur.

Lajme nga vendi

Pas mesnate, nafta dhe benzina do të shiten me çmime më të lira

Published

on

Çmimi i benzinës BS-98 dhe benzinës BS-98+ do të lirohet për 1 denar, ndërsa çmimi i naftës dhe vajit ekstra të lehtë do të ulet për gjysmë denari, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Çmimet pas mesnate, sipas vendimit të KRRE-së:

Benzina BS-95 – 79 den/l

Benzina BS-98 – 81 den/l

Nafta – 73,5 den/l

Advertisement

Vaji ekstra i lehtë – 73 den/l

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kasami në Samitin B40 në Sofje: Angazhim për zhvillim ekonomik dhe kulturor rajonal

Published

on

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, mori pjesë në Samitin prestigjioz të kryebashkiakëve B40 i mbajtur në Sofje, ku përfaqësoi Tetovën dhe ndau vizionin e tij për zhvillimin ekonomik dhe kulturor lokal.

Gjatë fjalimit të tij, Kasami theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor lokal si një alternativë e qëndrueshme për zhvillimin afatgjatë të rajonit.

“Bashkëpunimi Ekonomik dhe Kulturor Lokal është një koncept që përfshin angazhimin e komuniteteve lokale, bizneseve, institucioneve dhe organizatave në zhvillimin e përbashkët të aktiviteteve që ndihmojnë në forcimin e lidhjeve ekonomike, turistike dhe kulturore ndërmjet grupeve të ndryshme në një rajon ose qytet,” theksoi Kasami gjatë fjalimit të tij.

Ai vuri në dukje ndryshimet pozitive që po ndodhin në Tetovë, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe turizmit, ku investimet në gastro-turizëm, kulturë dhe tregti lokale po sjellin transformime të dukshme.

Kasami theksoi rolin kyç të lidhjeve kulturore në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit dhe shprehu gatishmërinë e Komunës për organizimin e festivaleve me karakter multikulturor dhe multinacional.

Advertisement

Gjithashtu, Kasami përmendi përmirësimet në infrastrukturë, si ndërtimi i rrugëve, bujtinave dhe shtigjeve të ecjes, të cilat kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e numrit të turistëve që vizitojnë Tetovën për të shijuar natyrën dhe traditat lokale.

Në lidhje me tregtinë rajonale, ai theksoi rëndësinë e lehtësimit të procedurave tregtare dhe administrative, duke siguruar që Tetova do të vendosë të gjitha kapacitetet e saj administrative në dispozicion për të mbështetur bizneset lokale dhe për të përforcuar shkëmbimet tregtare dhe turistike.

“Tetova është e gatshme të vë në dispozicion të gjitha kapacitete administrative  për të inkurajuar bizneset lokale që të përforcojnë shkëmbimin tregtar dhe turistik. Në këtë drejtim bizneset, autoritetet lokale dhe organizatat joqeveritare mund të bashkëpunojnë për të zhvilluar projekte që mbështesin rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe ruajtjen e vlerave kulturore. Me investimet në infrastrukturë që lehtësojnë shkëmbimin ekonomik dhe kulturor, si krijimi i qendrave kulturore, hapësirave për tregti dhe aktivitete turistike, si dhe përmirësimi i transportit dhe komunikimit Tetova ka krijuar hapësirë të mjaftueshme për të gjitha palët,” deklaroi Kasami.

Në përfundim, Kasami apeloi për intensifikimin e fushatave promovuese rajonale dhe përdorimin efektiv të marketingut për të tërhequr më shumë turistë dhe për të promovuar pasuritë natyrore dhe kulturore të qyteteve tona.

Komuna e Tetovës mbetet e përkushtuar për të forcuar lidhjet rajonale dhe për të kontribuar në një zhvillim të qëndrueshëm dhe harmonik ekonomik dhe kulturor.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Mickoski ka besim te Izet Mexhiti, BDI-së i tha të dorëzojnë prova

Published

on

Kjo ishte përgjigjja e Mickoskit në pyetjen e gazetarëve ta komentojë kumtesën e BDI-së ku ata shprehin dyshime për sistemimin e fondeve për projekte në kulturë, duke theksuar se Sarana Ademi, e cila është shef kabineti në partinë e Mexhitit, Lëvizja Demokratike, është emëruar anëtare e Komisionit për Veprimtari muzikore.

Kryeministri Mickoski në përgjigje tha se edhe me nënkryetarin e Qeverisë dhe ministër i mjedisit Jetësor ka bashkëpunim të ngushtë.

“Absolutisht të gjithë ata që posedojnë prova për diçka të tillë për të cilën BDI pretendon u bëj thirrje, të gjithë e dinë numrin tim. Sot, nesër le të vijnë, nëse është e nevojshme do të largohem nga mbledhja për të parë ato prova dhe për t’ua dhënë autoriteteve që duhet të veprojnë. Përndryshe, më duhet të paralajmëroj BDI-në se vazhdojnë të mbjellin farë, të merren me mjegullën, mjegullën që rëndohet me fjalën korrupsion, sepse ky ishte emri i tyre i dytë në të kaluarën, në të cilin atribut kryesor ishte Qendra Tregtare Soravia në Shkup, makinat Rolls-Rojs, ambientet afariste të familjes së nënkryetarit të atëhershëm dhe shef kabineti i zotëri Ahmetit e kështu me radhë”, theksoi Mickoski në konferencën e sotme për media në Qeveri.

Sipas kryeministrit për renditjen e skandaleve të BDI-së, mund të ketë një konferencë të tërë për media. Ai për BDI-në vlerësoi se “Frojd, sundon me nënndërgjegjen e tyre”, dhe theksoi se ka besim absolut në punën e zotëri Mexhitit.

Continue Reading

Më të lexuarat