Sport
PUBLIKOHEN EMRAT E FUTBOLLISTEVE TË REPREZENTACIONIT TË MAQEDONISË
![](https://tetovaexpres.com/wp-content/uploads/2025/02/Andova.png)
Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll për femra do të përballet me përfaqësuesen e Kosovës më 21 shkurt në kuadër të fillimit të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.
Përfaqësuesja jonë e femrave është në Grupin 6 të Segmentit C së bashku me kombëtaret e Kosovës dhe Letonisë.
Trajneri i Maqedonisë, Aleksandar Andov, ka publikuar emrat e lojtareve që do ti ketë në disponim për ndeshjen me Kosovën
PORTIERËT:
Berna Kabakci Carson Newman, SHBA
Victoria Panchuruva Tiberia Brera
Kristina Pavloska Top Goal
MBROJTJA:
Anna Milçevska – Lanchkhuti, Gjeorgji
Anne Boshevska – Tiveria Brera
Pavlinka Nikolovska Tiveria Brera
Elena Paneska – Olympia, Slloveni
Bojana Petkova – Polonia Sroda, Poloni
Sara Kolarovska – Shkup 2014
Victoria Nedeva Tiveria Brera
Aleksandra Jovanovska – Luboten
MESËFUSHORET:
Hava Mustafa – Luboten
Aleksandra Markovska – Ljboten
Simona Rebecca Meier – Maccabi Kishronod Hadera, Izrael
Lençe Andreeska – Unie Kadin, Turqi
Ikmete Limani – Schweinfurt 05, Gjermani
REPARTI I SULMIT :
Yilza Maksuti – Unie Kadin, Turqi
Gentiana Roçi – Kups, Finlandë
Laura Sulejmani – GPSO 92, Francë
Legjioni Joanna Pavlovska – Poloni
Mariana Natseva – Borussia Dortmund, Gjermani
Biljana Paneva – Tiveria Brera
Lojtarja jonë më e mirë Natasha Andonova për shkak të një lëndimi nuk do të mund të vihet në dispozicion të trajnerit Aleksandar Andov për ndeshjen kundër Kosovës.
Futbollistet tona sot zyrtarisht filluan përgatitjet për sfidat e ardhshme të ciklit të ri të “Ligës së Kombeve” në qendrën stërvitore “Petar Miloševski” në Shkup.
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
Liga Unike-Femra: Flamurtari mposht Partizanin, të dyja ekipet ndajnë vendin e dytë
![](https://tetovaexpres.com/wp-content/uploads/2025/02/Basketboll-vajzat.png)
Janë luajtur dy nga tri takimet e javës së 8-të të Ligës Unike në basketboll për femra. Skuadra e Flamurtarit fitoi 61-48 ndaj Partizanit, ndeshje e luajtur në Vlorë.
Një ndeshje e ekuilibruar në pjesën e parë, ku të dyja skuadrat rivalizuan mes tyre (38-35 për vlonjatet mbyllen 20 minutat e para).
Në pjesën e dytë skuadra vendase nis shkëputjen, ndërsa Partizani humbet terren. Thomas me 17 pikë e Johnson me 15 pikë u dalluan për Flamurtarin.
Pas kësaj sfide të dyja ekipet kanë nga 12 pikë në renditje, me nga 4 fitore e nga 4 humbje secila, ndërkohë që katër skuadrat më të mira shkojnë në play off.
Në krye të renditjes ndodhet ekipi i Bashkimi, që ka fituar sfidën ndaj Peja 03, ndërkohë që për t’u luajtur është ndeshja mes Junior Moni Bau dhe Tiranës.
Liga Unike-Femra (java e 8-të)
Flamurtari – Partizani, 61-48
Bashkimi – Peja 03, 76-65
Junior Moni Bau – Tirana, 20 shkurt
Renditja: Bashkimi 17 pikë, Partizani 12 pikë, Flamurtari 12 pikë, Peja 10 pikë, Tirana 10 pikë, Junior Moni Bau 8 pikë.
Sport
Dubois mbron titullin ndaj Parker, bota përgatitet për duelin e madh të peshës së rëndë
![](https://tetovaexpres.com/wp-content/uploads/2025/02/Boksi.png)
Më 22 nëntor, në Arabinë Saudite do të zhvillohet duel ii madh për titullin kampion bote në peshën e rëndë (kategoria IBF) mes britanikut Daniel Dubua dhe neo-zelandezit Josef Parker.
Dubua (22 fitore e 2 humbje në karrierë), që mban titullin kampion, fituar në shtator në përballjen ndaj Xhoshua, do të mbrojë për herë të parë gjerdanin e peshave të rënda.
Jozef Parker (35 fitore e 3 humbje në karrierë), dikur ka qenë kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBO, në vitin 2016) dhe synon të ngjitet sërish në majë.
Të dy boksierët po kalojnë një moment të mirë në karrierën e tyre. Dubua ka fituar tri përballjet e fundit, ndërsa Parker ka fituar 5 duelet e fundit dhe nuk humbet që prej vitit 2022.
Kjo është hera e parë që dy boksierët duelojnë mes tyre, ndaj dhe interesi është i madh, pasi mendohet një përballje e ekuilibruar. Në këtë event do të duelojnë edhe kampionë të tjerë si: Artur Beterbiev dhe Dmitri Bivol.
Sport
CHAMPIONS: NESËR NË NION HIDHET SHORTI PËR 1/8 E FINALES
![](https://tetovaexpres.com/wp-content/uploads/2025/02/Championsi.png)
Të premten me fillim në ora 12:00, në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti për fazën e 1/8 së finales në Ligën e kampionëve evropian që kësaj radhe është zhvilluara me formatin e ri. Tetë skuadrat më të mira në fazën e Ligës u kualifikuan automatikisht në raundin e 16-të, tani do t’iu bashkëngjiten tetë ekipet fituese të fazës së play off-it .
Pra, tetë ekipet e kualifikuara në fazën e play off-t PSZH, Real Madridi, PSV, Club Brugge, Borussia Dortmund, Bayern Munyh, Fejnord dhe Benfika, për kundërshtar të mundshëm do të kenë një nga këtë tetë ekipet si Liverpuli, Barcelona, Arsenali, Interi, Atletiko Madridi, Bayer Leverkusen, Lille dhe Astona Villa.
Kujtojmë që pas ndeshjeve të play off-it nga garat e mëtutjeshme janë eliminuar Milani, Mançester Siti, Juventisi, Atalanta
Shaban Sinani – TV Koha
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve