Connect with us

Lajme nga vendi

“Të gjithë së bashku për ajër më të pastër” – aksion i koordinuar nga MMJPH dhe BNJVL për grumbullimin e mbeturinave dhe mbetjeve ndërtimore

Published

on

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me NJVL dhe komunat, dhe sipas Planit të Veprimit për ajër të pastër për sezonin e ngrohjes (2024-2025) ka nisur një aksion të koordinuar për grumbullimin e mbeturinave të mëdha dhe mbetjeve ndërtimore, të cilat njihen si një nga burimet e ndotjes së ajrit, i quajtur “Të gjithë së bashku për ajër më të pastër”.

Aksioni pilot i MMJPH do të realizohet për tre muaj: shkurt, mars dhe prill, në 8 qytete të vendit, dhe në të janë përfshirë Manastiri, Kumanova dhe komunat e Shkupit: Gazi Baba, Qendra dhe Kisella Vodë.

Gjatë këtyre tre muajve, nga data 15 deri më 20 të çdo muaji, qytetarët do të mund të hedhim falas mbeturinat e mëdha dhe mbetjet ndërtimore, dhe ndërmarrjet komunale do t’i grumbullojnë dhe dërgojnë në vendet e përshtatshme.

Lokacionet për hedhjen e mbeturinave të mëdha dhe mbetjeve ndërtimore janë si më poshtë:

Në komunën e Manastirit, qytetarët do të mund të hedhim falas mbeturinat e mëdha dhe mbetjet ndërtimore në lokacionet e mëposhtme:

Advertisement

·    N.P. Komunaleç, lokacion për hedhjen e mbeturinave të mëdha në oborrin e ndërmarrjes në një pjesë të veçantë të oborrit në rrugën 16-të pn

·   N.P. Niskograndba, lokacion për hedhjen e mbeturinave të mëdha në oborrin e ndërmarrjes në rrugën 16-të pn

Në komunën e Kumanovës, ky lloj mbeturine do të grumbullohet në tre lokacione:

·         Parkingu i Sallës Sportive,

·         Parkingu i Zjarrfikësve, dhe

Advertisement

·         Parkingu i Koshëve në lagjen Tregtare.

Komuna e Gazi Babës, NPK “Gazi Baba”, ka vendosur kontejnerë 5m³ në lokacionet e mëposhtme:

·         Vendbanimi Rashtak – afër fushës së lojërave,

·         Vendbanimi Bulaçan – afër shkollës fillore “Shën Naumi i Ohrit”,

·         Vendbanimi Viniçë – afër stacionit të autobusëve,

Advertisement

·         Vendbanimi Smilkovcë – afër kishës “40 Dëshmorët e Shenjtë”,

·         Vendbanimi Bërnjarë – afër shkollës fillore “Shën Kërste Misirkov”,

·         Vendbanimi Straçincë – afër xhamisë,

·         Vendbanimi Stajkovcë – afër shkollës fillore “Shën Kirili dhe Metodi”.

Në komunën e Qendrës, qytetarët do të mund të hedhim falas mbeturinat e mëdha në tre lokacione:

Advertisement

·         Në lagjen Prolet, pranë Shtëpisë së Pushimit,

·         Në Kapishtec, në rrugën “Zagrebska”, afër KTK,

·         Në Bunjakovec, në rrugën “Kosturski Heroi”, afër Vuçko-s.

Në komunën e Kisella Vodës, grumbullimi falas i mbeturinave të mëdha dhe mbetjeve ndërtimore gjatë periudhës së përmendur do të bëhet në lokacionet e mëposhtme:

·         Komuniteti Urban (K.U.) Përzhino – rr. Milan Mijalkoviq (prapa K.U. Përzhinë) dhe rr. Mariovska (përballë magazinës së Treskës)

Advertisement

·         K.U. Cërniçe – rr. Naum Ohridski (para K.U. Cërniçe) dhe rr. Enixhe Vardarska (përballë thertores Kopaçka)

·         K.U. 11 Tetori – ndërtesat – rr. Pushkinova nr. 4 dhe rr. Mihail Çakov përballë K.U. 11 Tetori – ndërtesat

·         K.U. 11 Tetori – barakat – Pas Kozmofonit, në pjesën përballë fushës së lojërave për fëmijë dhe rr. Lazar Dimitrov drejt  shtegut Trim (Trimpatekës) në hyrjen e dytë.

·         K.U. Kisella Vodë – rr. Hristo Tatarçev nr. 72 (pranë ambulancës) dhe rr. 14 Dhjetori (pranë kontejnerëve nëntokësorë)

·         K.U. Rasadnik – rr. 1511 (përballë Kvatro kafes) dhe para sallës Rasadnik, pas parkut për kafshë shtëpiake

Advertisement

·         K.U. Cvetan Dimov – rr. Emil Zola nr. 7 dhe rr. Georgi Dimitrov pas shkollës ekonomike

·         K.U. Birarija – rr. Tome Arsovski përballë parkut Birarija dhe rr. Frederik Shopen pas shkollës “Kuzman Josifovski Pitu”

·         BL Pinti – rr. Jablanica (në vendin e Sllavijes, menjëherë pranë BL Pinti) dhe rr. 1513 nën pjesën e kopshtit të fëmijëve

·         BL Usje – Parkingu para BL Usje dhe në hyrje të USJE-s (djathtas pranë gardhit të Fabrikës së Cimentos-Usje)

·         BL Pripor – rr. Hristo Tatarçev dega 14/159 dhe poshtë objektit të BL Pripor

Advertisement

·         BL Podstanica – rr. Serdari nr. 115 (pranë fushës së futbollit) dhe rr. Serdari pn (para BL Podstanica)

·         BL fshati Draçevë – rr. Kitka (hapësira e lirë pranë gjimnazit) dhe rr. Draçevska nr. 92 (para postës së vjetër)

·         K.U. Boban Tërpkov – lagjja Draçevë – rr. Branko Zarevski (pas K.U. Lagjja Draçevë) dhe rr. Branko Zarevski nr. 17 (ndërtesa e xhamtarisë)

·         BL Staklara – rr. 1519 (pjesa pranë transformatorit përballë dyqanit) dhe rr. 1520 (në pjesën e gjërë përpara fillimit të shtëpive).

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i inkurajon të gjitha komunat në vend të përfshihen në aksionin e koordinuar dhe inkurajon kompanitë me përgjegjësi shoqërore nëpër komuna që t’i bashkohen atyre komunave që nuk janë në gjendje ta realizojnë këtë detyrë vetë.

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Taravari konfirmon bisedën telefonike me Ahmetin

Published

on

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari i cili është larguar nga koalicioni VLEN pasi vendosi të shkojë në zgjedhje lokale ndaras, ka pranuar se ka realizuar bisedë me kreun e BDI-së Ali Ahmeti. Në një intervistë për Lajm ai thotë se takim nuk ka pasur, por është dëgjuar me të në telefon.

Takim me Ali Ahmetin a keni pasur apo prisni të keni?

“Jo, jo, jo. Ka pasur një bisedë telefonike dhe ajo është…”, deklaroi Arven Taravari, kryetar i ASH.

Televizioni Alsat që në fillim të muajit prill raportoi për një bisedë telefonike 40 minutëshe mes Taravarit dhe Ahmetit, e cila sipas burimeve tona ka bërë që Taravari të lëkundet në bindjet, që deri dje i mbronte me aq fanatizëm ndaj BDI-së. Disa herë, Taravari përmendi që partia e tij ka kanale komunikimi me BDI-në, por edhe sinjale për bashkëpunim në zgjedhjet lokale. Madje, duke relativizuar se edhe partitë tjera të VLEN-it kanë kontakte. Ndaj kësaj, mori përgjigje të ashpër nga Lëvizja Besa, Lëvizja Demokratike, Alternativa dhe përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje se nuk kanë asnjë arsye për të komunikuar me një parti të korruptuar, funksionarët e të cilës janë në lista të zeza.

Biseda telefonike është realizuar pikërisht në kohën kur Aleanca për Shqiptarët do të duhej të vendoste për mënyrën e garimit në zgjedhjet lokale, për çka Taravari disa herë përsëriti se ekzistojnë dy opsione për të garuar në zgjedhje. I pari, të garojnë së bashku me VLEN-in dhe i dyti të garojë vetëm si ASH, që në këtë rast nuk do të përjashtohej mundësia për të bashkëpunuar në komuna të caktuara me BDI-në.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

MPB: Gjatë festave të Pashkëve fotografimi për dokumentet personale do të bëhet pa termin

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme, në pritje të festave të Pashkëve, njofton se sot të gjitha Seksionet për Çështje Administrative pranë Departamentit për Çështje Administrative të MPB-së, përveç Sektorit për Çështje Administrative Shkup, do të punojnë nga ora 08:00 deri në ora 16:00.

Departamenti për Çështje Administrative Shkup, ose më saktë njësitë e tij organizative, sot do të punojnë me këtë orar:

Pika e kontrollit pranveror  dy ndërrime nga ora 7:30 e mëngjesit deri në 19:30;

Postblloku i “RTMV” dy ndërrime nga ora 7:30 deri në 19:30, dhe me të njëjtin orar do të funksionojnë edhe pikat e kontrollit në “Beko” dhe Gjorçe Petrov.

Pikat e kontrollit në Draçevë dhe Butel do të funksionojnë me një turn nga ora 10:00 deri në ora 18:00.

Advertisement

Ministria e Brendshme njofton qytetarët se fotografimi për dokumente personale do të bëhet pa caktuar termin dhe dhënia e dokumenteve do të bëhet në vazhdimësi.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Më shumë se 1000 propozime për ndryshimin e emrave të rrugëve dhe shkollave në Tetovë

Published

on

Përskaj nismës së ndryshimit të emrave të rrugëve, në Tetovë janë shtuar kërkesat edhe për ndryshimin e emrit të disa shkollave. Individë të sektorit të arsimit thonë se disa emra të shkollave, madje nuk kanë asnjë domethënie as simbolike dhe as historike për qytetarët. Nga gjithësej pesë shkolla të mesme katër prej tyre kanë emra që nuk përkojnë me siç është rasti i shkollës së mjekësisë Nikolla Shtejn.

“Ato pak të dhëna që ne i kemi nuk themi dot se janë të sakta thjeshtë ka qenë një infermier partizan që as nuk është nga shteti ynë e as nuk lidhet diçka me vendin tonë. Meqë edhe jemi shkolla më e madhe në vend shpesh kemi kërkesa nga prindër e nxënës se përse shkolla nuk merr një emër që do lidhej qoftë me Tetovën qoftë me ndonjë personalitet të mjekësisë”, tha Malësore Ramadani, drejtoreshë e SHMK “Nikolla Shtejn”.

Kërkesa të këtilla ka pasur edhe në shkollat tjera.

“Në kuadër të Komunës së Tetovës funksionojnë pesë shkolla të mesme nga të cilat vetëm njëra nga to ka emrin “7Marsi” ndërsa katër të tjerat kanë emra të periudhës së komunizmit dhe realisht sipas kërkimeve që kemi bë për një shkollë që quhet Nikolla Shtejn, nuk ka të dhëna as në google apo mjete tjera kërkimore”, tha Nazmi Dauti, sektori për Arsim Tetovë.

Nisma të ngjashme për ndërrim të emrave të shkollave fillore dhe të mesme ka pasur disa herë, por shkaku i mungesës së kohezionit politik në pushtetin lokal, ndryshimi i tyre, gjithnjë ka dështuar.
Problemi me emrat e shkollave po hapet në të njëjtën kohë kur procedura për ndryshimin e emrave të rrugëve në Tetovë është në fazën e debatit publik. Numri i propozimeve të dorëzuara në dy debatet e fundit publike ka arritur në 1050. Edhe pse sot duhej që të mbahet debati i tretë publik, debati është anuluar për javën e ardhshme, shkaku i festës së Pashkëve. Zëdhënësi i komunës Albion Alili për Alsat thotë se procedura zhvillohet pa përplasje.

Advertisement

“Pas debateve komisioni do të vlerësojë propozimet dhe biografitë e emrave të propozuar dhe do veprojë për emërtim të tyre. Realisht komisioni po punon në formën e paraparë dhe do veprohet. Nuk ka ndonjë përplasje siç plasohet në opinion, gjithëçka shkon si duhet”, u shpreh Albion Alili, zëdhënës i komunës së Tetovës.
Për momentin nuk ka ndonjë afat konkret se sa procedura do të zgjasë. /Alsat.mk

Continue Reading

Më të lexuarat