Connect with us

Lajme nga vendi

VLEN: Vetingu në BDI fillon nga kryetari i partisë Ali Ahmeti

Published

on

Procesi i reformimit dhe pastrimit të BDI-së nuk mund të udhëhiqet nga Ali Ahmeti. Ky proces duhet të fillojë nga kryetari i partisë Ali Ahmeti, të vazhdojë me familjen e tij, e pastaj të përhapet në strukturat më të ulëta partiake. Ky proces nuk mund të bëhet nga lideri i partisë për funksionarët e partisë sepse në këtë mënyrë është kompromentues. Vetingu ka kuptim vetëm kur atë e realizon një trup profesional me kredibilitet dhe integritet të lartë dhe që është imun ndaj ndikimeve politiko – partiake. Vetëm atëherë mund të flitet për vendosje të një standardi të ri për partitë politike në rajon.

Lajmi që ‘Deputetët e BDI-së i janë nënshtruar një vlerësimi të rrezikut të korrupsionit dhe kanë nënshkruar Kodin e Praktikës së Mirë dhe Integritetit të BDI-së’ është tallja e rradhës dhe mashtrimi i qytetarëve që u bëhet atyre në regji të BDI-së. Një parti zyrtarët e të cilës janë në hikje, sjellja korruptive e të cilëve është konfirmuar me vendosje në listën e zezë amerikane, nuk ka kredibilitet dhe as të drejtë morale që në këtë mënyrë të tallet me shqiptarët duke shpikur gënjeshtrën e rradhës sipas të cilës kryetari i partisë do të pastrojë partinë nga të korruptuarit!

E para, kryetari i partisë ka qenë po ai i njejti kryetar gjatë gjithë viteve të qeverisjes së BDI-së. Ai ka pasur informacion për sjelljet korruptive të zyrtarëve të tij, por nuk ka vepruar.

E dyta, kryetari i partisë është i pari në mesin e të barabartëve. Ai nuk mund të ‘lustrojë’ të tjerët, me pretendimin e korrupsionit, dhe ta amnistojë vetveten si i pastër.

E treta, në vende normale, hetimet për korrupsion i bëjnë organet e shtetit- Prokuroria, policia financiare, policia, gjyqësori. Ndërsa kryetarët e partive, sikur edhe çdo bartës tjetër i funksionit, përfshirë këtu edhe kryetarin e BDI-së, u nënshtrohen hetimeve të tilla.

Advertisement

Në luftën kundër korrupsionit, të dyshuarit për korrupsion po vendosin standarde e parime. Ky është paradoksi shoqëror në Maqedoninë e veriut. Kjo është tallje e rëndë me shqiptarët.  Për të dëshmuar përkushtimin dhe sinqeritetin tuaj nda j pastrimit të partisë nga të korruptuarit, ju duhet ta mbështetni vetingun institucional dhe të pavarur politikisht. Ndërsa, për të dëshmuar vullnetin tuaj në këtë drejtim, ju sugjerojmë të filloni duke treguar se ku fshihet Artan Grubi.

Çdo nismë antikorrupsion është e mirëfilltë kur nis nga maja e piramidës dhe reflekton në bazë. Në BDI, lufta kundër korrupsionit fillon nga lideri i saj Ali Ahmeti.

Advertisement

Lajme nga vendi

Mickoski në SHBA kërkon garanci për ndryshimet kushtetuese, Aggeler: Uashingtoni s’mund ta bëjë këtë, nuk jemi pjesë e BE-së

Published

on

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela P. Aggeler tha se SHBA-të nuk mund të japin garanci se nuk do të ketë kushte të tjera ndaj Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së, shkruan TV21. Edhe pse Mickoski thotë se këtë po e kërkon gjatë vizitave në SHBA, Aggeler thotë se i vlerëson vizitat e kryeministrit dhe ministrave, por që kjo kontribuon vetëm në marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve.

“Uashingtoni nuk jep garanci në rrugën drejt BE-së, sepse nuk jemi pjesë e Bashkimit Europian. Mendoj se është një diskutim që është duke ndodhur dhe që ka ndodhur me zyrtarë të lartë në BE, por do të them se jam e kënaqur që kryeministri dhe pjesëtarët e Kabinetit të tij janë në Uahsington. Kjo është një marrëdhënie e rëndësishme dhe mendoj se fakti që ishte atje disa herë pas marrjes së funksionit si kryeministër dhe disa ministra të tjerë, kjo flet për afërsinë e marrëdhënieve dhe shumë mënyra që ne, si SHBA dhe Maqedoni e Veriut, mund të bashkëpunojmë në mënyrë bilaterale”, tha Aggeler.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mexhiti: Hfz. Sadudin Sulejmani ishte emblemë e fesë islame dhe krenari për Shkupin

Published

on

Shkupi dhe mbarë komuniteti mysliman në Maqedoninë e Veriut janë në zi pas ndarjes nga jeta të hafëz Sadudin Sulejmanit, një prej figurave më të shquara të fesë islame në vend.
Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen, të afërmit dhe gjithë besimtarët myslimanë, duke e cilësuar Sulejmanin si një emblemë të jetës fetare islame dhe një krenari për Shkupin me sukseset e tij në garat ndërkombëtare të recitimit të Kuranit.
“Sot ndahemi nga një zë i mrekullueshëm dhe një personalitet i qëndrueshëm, por kujtimi i tij do të mbetet përgjithmonë,” theksoi Izet Mexhiti.
Continue Reading

Lajme nga vendi

Nxënësit e shkollës fillore Ismail Kemali në Çair mësojnë se si të bëhen eko-heronj

Published

on

 Sekretari shtetëror në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Resmi Ejupi, e vizitoi SHFK Ismail Qemali në Çair, ku sot nën moton “Unë jam ekoheroi i ri”, u mbajtë punëtoria edukative ekologjike për nxënësit më të vegjël në kuadër të fushatës multimediale kombëtare “Ndryshimi pozitiv”.

Në punëtori, nxënësve iu dhanë pako me lojëra, libra për t’u ngjyrosur, ngjitëse dhe mjete të tjera edukative që do t’i ndihmojnë ata të mësojnë për rëndësinë dhe metodat e përzgjedhjes së mbeturinave në mënyrë krijuese. Mësimi interaktiv u mbështet nga një video e shkurtër në të cilën nxënësit u njohën me mënyrat e përzgjedhjes dhe asgjësimit të duhur të mbeturinave.

Të rinjët treguan interes të madh për përmbajtjet e ofruara në paketat edukative dhe nga ndërveprimi me fëmijët u kuptua se, falë promovimit të aktiviteteve ekologjike dhe futjes së eko-përmbajtjes në programin arsimor, tashmë po rritet vetëdija te të rinjët për ndarjen e mbeturinave dhe mbrojtjen e mjedisit në përgjithësi.

Në hyrje të shkollës u vendos përgjithmonë një tabelë me moton “Unë jam ekoheroi i ri”, e cila do t’i motivojë nxënësit dhe vizitorët të zhvillojnë shprehi pozitive dhe do t’u kujtojë se secili prej nesh ka një rol të rëndësishëm në mbrojtjen dhe sigurimin e një mjedisi të pastër dhe të shëndetshëm.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat