Lajme nga vendi
Mexhiti mbështet Kasamin: Nëse ka rrugë me emra nga Rusia dhe Ukraina, pse të mos ketë edhe nga historia shqiptare?

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, i pyetur për reagimet në lidhje me propozimin për emra të rinj të rrugëve në Tetovë, deklaroi se disa gjëra nuk duhet të përkthehen, duke i dhënë si shembull emrat “Kongrese dhe Manastire”, të cilat u kundërshtuan nga Lidhja e Luftëtarëve të Tetovës.
Mexhiti theksoi se Tetova është një qytet me shumicë të madhe shqiptare, por, sipas tij, 99% e emrave të rrugëve, shkollave dhe institucioneve publike janë të lidhura me historinë maqedonase.
“Çfarë ka të keqe që në një qytet me shumicë shqiptare të ketë rrugë dhe institucione me emra të personaliteteve dhe ngjarjeve shqiptare?” – tha zëvendëskryeministri.
Izet Mexhiti theksoi gjithashtu se kryetari i Tetovës, Bilal Kasami, nuk kishte kërkuar që të vendosen emra të historisë shqiptare në Strumicë apo në Gjevgjeli, por në një qytet ku shqiptarët janë popullsi dominues.
“Ne jemi pjesë e Maqedonisë së Veriut. Nga e gjithë bota ka emra rrugësh, por disa propozime shqiptare kundërshtohen. Më shumë janë të përfshira datat nga Rusia dhe Ukraina sesa nga historia shqiptare në Maqedoninë e Veriut.”
Ai shtoi përvojën e tij personale: “Kam jetuar në një rrugë ‘7 Korriku’, që është dita e kryengritjes serbe. Në atë rrugë nuk kishte asnjë serb. Pra, mund të ketë emra nga historia serbe dhe ruse, qytete nga Ukraina dhe nga e gjithë bota, por nuk mund të ketë emra nga historia shqiptare?”
Zëvendëskryeministri Mexhiti theksoi gjithashtu se qindra rrugë në Maqedoninë e Veriut mbajnë emra të lidhur me Luftën Çlirimtare, e që, sipas tij, nuk do të thotë se nuk duhet të ketë rrugë me emra shqiptare që do të pasqyrojnë realitetin multietnik të shtetit.
Lajme nga vendi
Mickoski në SHBA kërkon garanci për ndryshimet kushtetuese, Aggeler: Uashingtoni s’mund ta bëjë këtë, nuk jemi pjesë e BE-së

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela P. Aggeler tha se SHBA-të nuk mund të japin garanci se nuk do të ketë kushte të tjera ndaj Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së, shkruan TV21. Edhe pse Mickoski thotë se këtë po e kërkon gjatë vizitave në SHBA, Aggeler thotë se i vlerëson vizitat e kryeministrit dhe ministrave, por që kjo kontribuon vetëm në marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve.
“Uashingtoni nuk jep garanci në rrugën drejt BE-së, sepse nuk jemi pjesë e Bashkimit Europian. Mendoj se është një diskutim që është duke ndodhur dhe që ka ndodhur me zyrtarë të lartë në BE, por do të them se jam e kënaqur që kryeministri dhe pjesëtarët e Kabinetit të tij janë në Uahsington. Kjo është një marrëdhënie e rëndësishme dhe mendoj se fakti që ishte atje disa herë pas marrjes së funksionit si kryeministër dhe disa ministra të tjerë, kjo flet për afërsinë e marrëdhënieve dhe shumë mënyra që ne, si SHBA dhe Maqedoni e Veriut, mund të bashkëpunojmë në mënyrë bilaterale”, tha Aggeler.
Lajme nga vendi
Mexhiti: Hfz. Sadudin Sulejmani ishte emblemë e fesë islame dhe krenari për Shkupin

Lajme nga vendi
Nxënësit e shkollës fillore Ismail Kemali në Çair mësojnë se si të bëhen eko-heronj

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Resmi Ejupi, e vizitoi SHFK Ismail Qemali në Çair, ku sot nën moton “Unë jam eko–heroi i ri”, u mbajtë punëtoria edukative ekologjike për nxënësit më të vegjël në kuadër të fushatës multimediale kombëtare “Ndryshimi pozitiv”.
Në punëtori, nxënësve iu dhanë pako me lojëra, libra për t’u ngjyrosur, ngjitëse dhe mjete të tjera edukative që do t’i ndihmojnë ata të mësojnë për rëndësinë dhe metodat e përzgjedhjes së mbeturinave në mënyrë krijuese. Mësimi interaktiv u mbështet nga një video e shkurtër në të cilën nxënësit u njohën me mënyrat e përzgjedhjes dhe asgjësimit të duhur të mbeturinave.
Të rinjët treguan interes të madh për përmbajtjet e ofruara në paketat edukative dhe nga ndërveprimi me fëmijët u kuptua se, falë promovimit të aktiviteteve ekologjike dhe futjes së eko-përmbajtjes në programin arsimor, tashmë po rritet vetëdija te të rinjët për ndarjen e mbeturinave dhe mbrojtjen e mjedisit në përgjithësi.
Në hyrje të shkollës u vendos përgjithmonë një tabelë me moton “Unë jam eko–heroi i ri”, e cila do t’i motivojë nxënësit dhe vizitorët të zhvillojnë shprehi pozitive dhe do t’u kujtojë se secili prej nesh ka një rol të rëndësishëm në mbrojtjen dhe sigurimin e një mjedisi të pastër dhe të shëndetshëm.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve