Lajme nga vendi
MMJPH: Njoftim për rregulloren e re të Bashkimit Evropian mbi dërgesat e mbeturinave

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor bën informon se Bashkimi Evropian ka miratuar një Rregullore të re (BE) 2024/1157 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të datës 11 Prill 2024 për dërgesat e mbeturinave (importi, eksporti dhe tranziti i mbeturinave), e cila ka hyrë në fuqi më 20 maj 2024 dhe e cila ndryshon Rregulloren (BE) Nr. 1257/2013 dhe (BE) 2020/1056 dhe shfuqizon Rregulloren (EC) Nr. 1013/2006.
Qëllimi i Rregullores së re është të përforcojë zbatimin e legjislacionit në drejtim të parandalimit të eksporteve të paligjshme të mbeturinave nga shtetet anëtare të BE-së dhe në vendet e treta, si dhe për të siguruar menaxhim të shëndoshë ekologjik të dërgesave të mbeturinave brenda dhe jashtë BE-së.
Rregullorja vendos rregulla të reja për import/eksport/transit të mbeturinave edhe për vendet që nuk janë anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), grupit të cilit i përket Republika e Maqedonisë së Veriut.
Duke filluar nga data 21 maj 2027, Bashkimi Evropian prezanton rregulla më të rrepta për eksportin e mbeturinave jo të rrezikshme. Gjegjësisht, eksporti i mbeturinave jo të rrezikshme, ose të njohura si mbeturinat e “listës së gjelbër”, përgjithësisht do të ndalohet në vendet që nuk janë anëtare të OECD. Përjashtim nga ky rregull do të bënin vendet që, megjithëse nuk janë anëtare të OECD-së, kanë kapacitete që plotësojnë kërkesat e mbrojtjes së mjedisit për përpunimin e këtyre mbeturinave. Përkatësisht, të gjitha vendet që dëshirojnë të importojnë mbeturina jo të rrezikshme nga BE-ja, duhet të njoftojnë Komisionin Evropian për gatishmërinë e tyre dhe të konfirmojnë aftësinë e tyre për të menaxhuar mbeturinat në një mënyrë të shëndoshë ekologjike në përputhje me rregullat e legjislacionit të BE-së.
Megjithëse Rregullorja e re ka hyrë në fuqi më 20 maj 2024, shumica e dispozitave do të zbatohen nga 21 maj 2026 dhe shumica e rregullave të eksportit do të zbatohen nga 21 maj 2027.
Sipas rregullores, duke filluar nga 21 nëntor 2026, do të ndalohet plotësisht eksporti i mbeturinave plastike deri më 21 maj 2029, duke përfshirë mbeturinat plastike jo të rrezikshme (B3011). B3011 është një kod specifik mbeturinash sipas Konventës së Bazelit që klasifikon lloje të caktuara të mbeturinave plastike për riciklim [2].
Pas kësaj periudhe (21 maj 2029), vendet jo anëtare të OECD-së të interesuara për importimin e meturinave plastike do të ftohen të njoftojnë Komisionin Evropian dhe të demonstrojnë kapacitetin e tyre për të menaxhuar këto meturina në një mënyrë të shëndoshë ekologjike, në mënyrë që të përfshihen në listën e vendeve jo anëtare të OECD-së në të cilat meturinat plastike mund të eksportohen nga BE-ja. Kjo Kërkesë për Import të Meturinave Plastike nga BE-ja do të jetë në gjendje të mbulojë vetëm meturinat plastike jo të rrezikshme (B3011).
Në kuadër të asaj që u cek më sipër, në përputhje me Rregulloren e re, për të mundësuar importimin e mbeturinave nga BE-ja, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si organ kompetent për importin, eksportin dhe transitin e mbeturinave, e ka plotësuar Kërkesën që është pjesë e Shtojcës 8, e cila është pjesë përbërëse e Rregullores së re, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit, Drejtorinë doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës dhe përgatitet (përmes procedurës së Qeverisë) që ta dorëzojnë në Komisionin Evropian jo më vonë se 20 shkurt 2025 (siç kërkohet nga Komisioni Evropian). Në bazë të kësaj kërkese, Komisioni Evropian do të vendos nëse Republika e Maqedonisë së Veriut i plotëson kushtet për menaxhimin e mbeturinave dhe në varësi të kësaj do të vendos nëse vendi do të jetë pjesë e Listës së vendeve që do të mund të importojnë mbeturina nga BE-ja.
Llojet e mbeturinave jo të rrezikshme për të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut do të kërkojë që të lejohet importi nga BE-ja janë dhënë në tabelën 1. Tabela është përgatitur në bazë të të dhënave për importet e mbeturinave në vend për vitet e kaluara, të disponueshme për Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Таbela 1. Lista e mbeturinave të mbuluara nga kërkesa
Përshkrimi i mbeturinave jo të rrezikshme ose përzierjeve të mbeturinave jo të rrezikshme |
Kodi i identifikimit të mbeturinave *
|
Për mbeturinat nuk duhet të zbatohet procedura për njoftim paraprak me shkrim dhe leje, ndërsa pëlqimi për import do të lëshohet i shoqëruar me Shtojcën 7 të Rregullores për import, eksport dhe transit të mbeturinave (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 107/16). |
|
Mbeturinat nga gdhendja dhe dhe bluarja e metaleve me ngjyra |
12 01 01 |
Mbeturinat nga gdhendja dhe dhe bluarja e metaleve me ngjyra |
12 01 02 |
Metalet pa ngjyra |
16 01 17 |
Alumini |
17 04 02 |
Plumbi |
17 04 03 |
Zinku |
17 04 04 |
Hekuri dhe çeliku |
17 04 05 |
Kallaj |
17 04 06 |
Mbeturinat prej hekuri dhe çeliku |
19 10 01 |
Mbeturinat e metaleve pa ngjyra |
19 10 02 |
Mbeturinat e metaleve me ngjyra |
19 12 01 |
Metalet pa ngjyra |
19 12 02 |
Metalet me ngjyra |
19 12 03 |
Metalet |
20 01 40 |
Paketim letre dhe kartoni |
15 01 01 |
Yndyrë dhe vaj gatimi |
20 01 25 |
Qelqi |
20 01 02 |
Paketimi nga metali |
15 01 04 |
Lajme nga vendi
Në janar janë dhënë 317 leje për ndërtim, shumica për persona fizikë

Në janar të vitit 2025 janë dhënë 317 leje për ndërtim, që është për 23,8 % më shumë krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës.
Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 5 772 690 mijë denarë, që është për 28,2 % më shumë krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak.
Nga numri i përgjithshëm i numrit të lejeve të dhëna për ndërtim 174 (54,9 %) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 50 (15,8 %) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 93 (29,3 %) objektet për rikonstruim.
Nga gjithsej 317 objekte, te 178 (56,2. %) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek 139 (43,8 %) objekte si investitorë janë subjektet afariste.
Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 759 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 60 471 m2.
Lajme nga vendi
Rokas: Reformat në financat publike janë thelbësore për çdo vend që përgatitet për në BE

Reformat në financat publike janë një hap kyç për çdo vend që po përgatitet për anëtarësim në BE, tha sot ambasadori evropian Mihalis Rokas para anëtarëve të komisioneve parlamentare për financa dhe buxhet.
Në prezantimin për menaxhimin fiskal në BE dhe rolin e Këshillit Fiskal, Rokas përmendi se këshillat fiskalë inkurajojnë debatet publike për çështjet fiskale dhe transparencën që u mundëson qytetarëve dhe subjekteve të biznesit, si dhe investitorëve të kuptojnë më mirë situatën fiskale dhe financiare në vendet e tyre. Në këtë kuadër, ai përshëndeti ngritjen e Këshillit Fiskal në vend, si dhe përpjekjen për forcimin e kapaciteteve dhe mandatit të tij.
Rokas kujtoi se në BE, qëllimi i këshillave fiskale është të ushtrojnë mbikëqyrje të pavarur dhe të monitorojnë pajtueshmërinë me rregullat fiskale, që do të thotë, vuri në dukje ai, për të shmangur vlerësimet tepër optimiste të qeverisë ose planet e paqëndrueshme të shpenzimeve publike që mund të çojnë në disbalanca fiskale.
“Prej vitit 2018 ne kemi mbështetur reformat në financat publike me projekte rreth 13 milionë euro. Krijimi i Këshillit Fiskal në vitin 2023 ishte një moment historik i rëndësishëm në përafrimin e kuadrit të qeverisjes ekonomike. Politikëbërësit duhet t’i konsiderojnë këshillat fiskalë si një objektiv kyç në procesin e miratimit të politikave publike dhe për këtë arsye, forcimi i këshillave fiskale në të gjithë BE-në konsiderohet si një çelës për stabilitetin fiskal”, vuri në dukje ambasadori evropian.
Sipas tij, këshillat fiskalë në shumë vende përballen me sfida dhe efektiviteti i tyre varet nga pavarësia e tyre.
“Presim që parlamentet të jenë burime të rëndësishme që do të punojnë me pritshmëri dhe vlerësime realiste. Roli i viteve fiskale është intensifikuar edhe më shumë gjatë krizave. Kriza energjitike theksoi nevojën për rolin e tyre”, tha Rokas.
Ndryshe, Këshilli Fiskal, qëllimi i të cilit është të monitorojë sesi qeveria menaxhon buxhetin dhe borxhin publik, u krijua vitin 2023 me mbështetjen e partnerëve të huaj. Ky organ, i konceptuar si kontroll i qëndrueshmërisë fiskale, ka tre anëtarë të propozuar nga AShAM, Enti Shtetëror i Revizionit dhe Banka Popullore e Maqedonisë. Mes tyre janë akademiku Abdulmenaf Bexheti, profesoresha Mirjana Trpeska dhe bankieri Gligor Bishev.
Lajme nga vendi
Dogana e Maqedonisë ka konfiskuar pjesë të automjeteve në vlerë të 200.000 denarëve

Në raportin e fundit të Drejtorisë së Doganave në lidhje me sekuestrimet që janë bërë së fundmi, thuhet se në pesë raste janë sekuestruar pjesë të automjeteve në vlerë të 200.000 denarëve. Nga Drejtoria e Doganave thonë se sekuestrimet janë bërë në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Për njërin rast, nga Doganat thonë:
“Tre koka të motorit me ventilë dhe punuese dhe dy boshte me nyje për vetura janë zbuluar gjatë kontrollit të autobusit në pikën kufitare Tabanoc”.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve