Lajme nga vendi
Grenell ka publikuar fondet e USAID për Ballkanin: Maqedonia 290 milionë $
I dërguari special i Donald Trump për krizat, Richard Grenell ka publikuar fondet e USAID që Organizatat jo qeveritare në Ballkan kanë përfituar për 4 vite, konkretisht 2020 – 2024.
Në Maqedoni të Veriut OJF- të kanë marrë 290milonë dollarë për 4 vite. Në total për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor USAID ka dhënë 1.7 miliardë dollarë.
Lajme nga vendi
Çmimet e shërbimeve hotelerike në janar në nivel vjetor më të larta për 5.8 për qind
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS), indeksi i çmimeve në shërbimet hotelerike gjatë muajit janar të vitit 2025, krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2024, është rritur për 0.2 %.
Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, rritje është shënuar në grupet Ushqime për 0.3 %, Pije joalkoolike për 0.1 % dhe Bujtje për 0.3 %.
Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në janar 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak është rritur për 5.8 %.
Lajme nga vendi
RMV, sot filloi pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve
Ministria e Politikës Sociale Demografisë dhe Rinisë informon se prej sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin janar 2025.
Përfituesit e të drejtave në të holla që posedojnë kartelë debitore do të mund të tërheqin paratë në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë fondet për pagesa në rrjetin e shitjeve ose përmes bankingut elektronik dhe celular që nga dita e sotme 05 shkurt 2025.
Për të shmangur turmat para bankave dhe brenda ambienteve të bankave gjatë pagesës së të drejtave, për përfituesit që nuk shfrytëzojnë kartela pagesa do të kryhet në 2 grupe në të gjitha filialet dhe ekspoziturat e bankave, në përputhje me orarin e përcaktuar sipas renditjes alfabetike, sipas shkronjë së parë të mbiemrit, edhe atë:
05.02.2025– А, B, V, G, D, GJ, Е, ZH, Z, X; I, Ј, К, L, LL
06.02.2025– М, N, NJ, О, P, R, S, Т, Q, U, F, H, C, Ç, XH, SH
Lajme nga vendi
Dy herë në ditë do të mund të udhëtoni me tren në relacionin Shkup-Kumanovë dhe anasjelltas, udhëtimi zgjat rreth 40 minuta
Sot është lëshuar në funksion linja hekurudhore Shkup-Kumanovë dhe anasjelltas, shkruan Alsat.
Siç njoftoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, trenat do të lëvizin dy herë në ditë, në orare 06:30 dhe 16:30, ndërkaq udhëtimi do të zgjasë 41 minuta për një drejtim.
Nikolloski tha se ka ambicie që të lëshohen linja hekurudhore për në Tetovë, Gostivar e Kërçovë.
“Ajo që është ambicia jonë e përbashkët, është që në periudhën e ardhshme unë i quaj këto trena të qytetit, pasi bëhet fjalë për distanca që nuk janë të largëta, të lëshojmë trena edhe deri në Tetovë dhe Gostivar. Gjithsesi, kemi ambicie që të kthehet tërë linja deri në Kërçovë, më tej deri në Shtip dhe Koçan, ajo është ambicia e radhës që shpresoj se për shpejtë do të mundemi të ju ftojmë këtu”, tha Aleksandar Nikolloski, ministër i Transportit.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve