Connect with us

Lajme nga vendi

Zgjerohet hetimi për rastin “Aditiv”, tetë të dyshuar të rinj, ndërsa tre të dyshuar të mëparshëm akuzohen edhe për pastrim parash

Published

on

Nga procedura hetimore e deritanishme e zhvilluar për rastin e njohur në opinion si “Aditiv”, në drejtim të zgjerimit të procedurës, nën drejtimin e prokurorëve të lëndës nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, të cilët veprojnë në rastin, sot tetë persona nga Manastiri, Kërçova dhe Velesi dhe është kryer bastisje në një lokacion në Veles, transmeton Portalb.mk.

“Nga materialet e siguruara dëshmuese është miratuar një urdhër tjetër për kryerjen e procedurës hetimore ndaj 11 personave, për të cilët dyshohet e bazuar se tre persona të përfshirë nga hetimi i mëparshëm kanë kryer edhe veprën penale të pastrimit të parave dhe produkteve të tjera të krimit. Për të njëjtën vepër dyshohen edhe pesë persona të tjerë, nga të cilët i dyshuari i parë akuzohet për veprën e bashkimit kriminal. Tre persona të përfshirë në procedurën hetimore akuzohen për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar. Njëkohësisht, përveç katër personave juridikë penalisht përgjegjës, rasti përfshin edhe një person juridik, pronari dhe menaxheri i të cilit është i dyshuari i parë”, thonë nga Prokuroria.

Duke vlerësuar se janë plotësuar kushtet, prokuroria do t’i propozojë gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup masë paraburgimi ndaj të dyshuarit të parë dhe masë parandaluese për tetë të dyshuarit e mbetur, ndërsa për tre të dyshuarit të cilët tashmë janë nën hetimi, masat e vendosura më parë për sigurimin e pranisë.

Në ndërkohë, me propozim të prokurorisë, janë ngrirë shtesë 22.399.953,00 denarë dhe një veturë në vlerë prej 4.735.000,00 denarë.

Në aksionin me emrin e koduar “Aditiv”, i cili është kryer më 10 dhjetor, dyshohen gjithsej 23 persona, disa prej të cilëve ish-drejtorë të ndërmarrjes shtetërore Elektranat e Maqedonisë së veriut” (EMV), REC “Manastir” dhe REC “Oslomej”.

Advertisement

Më 11 dhjetor të këtij viti, me propozim të Prokurorisë Publike të NKOK-së, Gjykata Penale e Shkupit caktoi 30 ditë paraburgim për tetë nga gjithsej 23 të dyshuar në rastin “Aditiv”. Në mesin e tyre është edhe ish-drejtori i EMV-së, Vasko Stefanov.

Stefanov ka qenë jashtë vendit ditën e shpalljes së aksionit, por është kthyer, pas së cilës është arrestuar dhe aktualisht është në paraburgim, së bashku me tetë të dyshuar të tjerë. Kovaçevski, nga ana tjetër, mbetet i padisponueshëm për organet e rendit.

Lajme nga vendi

Digjet automjeti i një prokurori në Shkup, Prokuroria: Punojmë në zbardhjen e rastit

Published

on

Autorë të panjohur mbrëmë i kanë vënë flakën automjetit të një prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup. Nga Prokuroria thonë se po ndërmerren në mënyrë intensive veprime për zbulimin e autorëve dhe po sigurohen të gjitha dëshmitë në terren.

Indiciet e para, siç thonë nga Prokuroria, çojnë në ndërlidhje të mundshme me faktin që prokurori publik vepron në dy lëndë të ndjeshme, në të cilat për momentin ndërmerret në mënyrë intensive aksion hetues.

Organet e hetimit punojnë në zbardhjen e ngjarjes dhe vërtetimin e plotë të shkaqeve.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Në Tetovë mungojnë lokacionet për takistët

Published

on

Nga viti në vit, numri i auto-taksive të licencuara në territorin e komunës së Tetovës shënon rënie. Sipas autoriteteve komunale problemi me auto-taksitë është problem në nivel të shtetit dhe jo vetëm në Tetovë.Megjithatë, edhe ato pak taksi që kanë ngelur hasin në shumë probleme. Pak vende të caktuara për parkim, ndërsa shpesh herë ata duhet që të mos arrjnë të parkohen edhe në vendet e tyre të caktuara sepse aty parkohen vetura tjera. Nga kompanitë që aktualisht janë duke zhvilluar këtë veprimtari nënvizojnë se konkurrenca e pandershme gjithnjë ka ndikuar negativisht në punën e tyre, pasi shumë taksistë punojnë në mënyrë ilegale, ndërsa janë të detyruar të paguajnë kontributet për vozitësit, por edhe licenca për punën e tyre. Kjo situatë, sipas tyre, është shumë e vështirë ngase detyrimet ndaj shtetit janë të larta, kurse shumë të vogla janë hyrjet nga puna që kryejnë.

“Të gjindesh si mundesh, në vendet tona parkohen veturat tjera dhe nuk mund të parkohesh prej tyre.Ka shenja, ka vende të caktuara gjithandej, por nga veturat private nuk mund të parkohesh.Në këtë rast kam gjetur fatmirësisht vend dhe nëse nuk gjen vend duhet të jesh në lëvizje tërë kohën” thotë një taksist.

Nga ana tjetër, komuna e Tetovës ditë më parë ka hapur thirrje për licenca për ushrimin e veprimatrisë së auto-taksive. Në bazë të kërkesave që do të arrijnë aq vendqëndrime do të planifikohen nga komuna, tha kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami.

Dekklarata Billi

Jo zyrtarisht mësohet se shumë kompani që nuk kanë vazhduar licencat i janë bashkangjitur punës në mënyrë jolegale, pasi nuk kanë mundur të mbijetojnë në një konkurrencë jolojale, ku pjesa dërmuese e këtyre të fundit nuk posedojnë licenca.Ndryshe, vendimi I këshillit të vitit 2013 është se veturat e taksistëve duhet që të kenë ngjyrë të bardhë.Po në atë vit komuna e Tetovës gjegjësisht sektori për rrugë dhe komunikacion  ka caktuar  rreth 40 lokacione me kapacitet të ndryshëm për parkim të auto-taksive.

Advertisement

 

Continue Reading

Lajme nga vendi

Shpëtoi nga burgu 22 vjeçarin, gjykatësja largohet nga grupi i punës  

Published

on

Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov e shkarkoi gjykatësen Daniella Aleksovska Stojanovska nga pozita e anëtares së grupit punues për Kodin Penal në kuadër të ministrisë, për shkak të reagimeve në opinion se gjykatësja paraprakisht e ka shpëtuar nga burgu Vasill Jovanovin, i cili është kapur me lëndë narkotike.Jovanov, në vend që të ndodhej në burg, në gjendje të dehur, pa patentë shofer dhe në semafor të kuq, aksidentoi për vdekje 23-vjeçaren Frosina Kullakova. Filkov, kërkoi nga Këshilli Gjyqësor ta rishqyrtojë veprimin e gjykatës. Derisa vazhdon revolta e qytetarëve të cilët kërkojnë llogari, kreu i Këshillit Gjyqësor Aleksandar Kambovski, thekson se do të shqyrtohet rasti dhe nëse ka pasur shkelje do të ketë sanksione.

“Nuk e di konkretisht çështjen, nuk e di cilat kanë qenë provat, si ka qenë ngjarja dhe nuk do të guxoja të komentoj në lidhje me vendimin derisa nuk e shoh lëndën e plotë. Sigurisht, se do të shqyrtohet. Gjithkund ku ka lëshim, do të sanksionohet. Të gjithë angazhohemi për sundimin e ligjit, domethënë nuk njoh dikë që pajtohet që të na ndodhin gjendje të këtilla”, tha Aleksandar Kambovski, kryetar i Këshillit Gjyqësor.

Jovanov, i cili më 29 janar duke vozitur në gjendje të dehur, pa patentë shoferi dhe duke kaluar në semafor të kuq, e goditi për vdekje Frosinën.Pavarësisht se është kapur me marijuanë dhe kokainë, në vend që të përfundojë në burg, gjykata i ka shqiptuar masë për dërgim në shtëpinë edukuese-korrektuese në Tetovë.Megjithatë, Jovanov nuk ka shkuar në shtëpinë korrektuese pasi që lënda është në procedurë ankimuese në Apel. Qytetarët kanë shprehur revoltën ndaj veprimit të gjykatës nëpërmjet protestës.

 

 

Advertisement

 

Continue Reading

Më të lexuarat