Connect with us

Lajme nga bota

Protesta në Gjermani kundër politikës më të rreptë të migracionit të mbështetur nga e djathta ekstreme

Published

on

Qindra njerëz kanë marrë pjesë në një tubim përpara selisë së partisë së qendrës së djathtë CDU në Berlin, në shenjë proteste kundër miratimit të një politike më të rreptë të migracionit, e cila do të kërkonte të kthente shumë emigrantë në kufijtë e Gjermanisë.

Politika e re u parashtrua nga Friedrich Merz i liderit të CDU-së dhe ka tërhequr kritika pasi ishte në gjendje të kalonte vetëm me mbështetjen e partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD), shkruajnë mediat e huaja.

Merz e ka vënë migrimin në qendër të vëmendjes pas një sulmi me thikë një javë më parë nga një azilkërkues i refuzuar afgan, i cili vrau një burrë dhe një djalë 2-vjeçar.

Lideri i opozitës paraqiti dy mocione jodetyruese në parlament që kërkonin masa të shtuara të sigurisë dhe mbylljen e kufijve tokësorë gjermanë ndaj migrimit të parregullt.

Mocioni që favorizon më shumë refuzime të azilkërkuesve në kufijtë e Gjermanisë kaloi – pasi një kombinim i partive opozitare, përfshirë AfD, tha se do ta mbështesin atë.

Advertisement

Një mocion i dytë CDU-CSU me propozime gjithëpërfshirëse reformash për një politikë kufizuese të migracionit dhe kompetenca shtesë për autoritetet e sigurisë u refuzua me shumicë votash.

Mbështetja e propozimeve të Merz nga e djathta ekstreme ka rritur tensionet politike në Gjermani, pasi CDU ka thënë më parë se synon të mbajë një të ashtuquajtur ‘mur ndarës’ në lidhje me bashkëpunimin me AfD.

Votimi vjen vetëm disa javë përpara se Gjermania të shkojë në kutitë e votimit për të zgjedhur një parlament të ri, pas “rënies” së koalicionit qeverisës trepartiak të Scholz.

Sondazhet tregojnë se Unioni i qendrës së djathtë të Merzit kryeson me rreth 30% mbështetje, ndërsa AfD është e dyta me rreth 20%, dhe socialdemokratët e qendrës së majtë të Scholz dhe partnerët e tyre të mbetur të koalicionit, të Gjelbërit, janë më mbrapa.

Advertisement

Lajme nga bota

Mark Zuckerberg do t’i paguajë 25 milionë dollarë Donald Trump-it

Published

on

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nënshkruar një marrëveshje ligjore me kompaninë Meta, pronaren e Facebook dhe Instagram, që do të rezultojë në një pagesë prej afërsisht 25 milionë dollarësh.

Trump e paditi Meta-n dhe shefin ekzekutiv të saj, Mark Zuckerberg, në vitin 2021 pas pezullimit të llogarive të tij për shkak të trazirave të 6 janarit në Kapitol.

Në korrik 2024, Meta hoqi kufizimet e fundit mbi llogaritë e Trump-it në prag të zgjedhjeve presidenciale të SHBA. Marrëveshja e arritur u raportua fillimisht nga Wall Street Journal.

Sipas kësaj marrëveshjeje, rreth 22 milionë dollarë do të shkojnë në një fond për bibliotekën presidenciale të Trump, ndërsa pjesa e mbetur do të përdoret për shpenzimet ligjore dhe për paditës të tjerë që u bashkuan në procesin gjyqësor. Meta nuk ka pranuar asnjë faj për pezullimin e llogarive të Trump-it.

Ndërkohë, pas fitores së Trump në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, Zuckerberg vizitoi resortin e tij në Florida, Mar-a-Lago, duke sinjalizuar një përmirësim të marrëdhënieve mes tyre. Në muajin pasues, Meta dhuroi 1 milion dollarë për fondin e inaugurimit të Trump, ndërsa Zuckerberg ishte i pranishëm në inaugurimin e tij në Kapitol, ulur pranë miliarderëve të tjerë të teknologjisë.

Advertisement

Ndër vite, Trump e ka kritikuar ashpër Zuckerberg-un dhe Facebook-un, duke i cilësuar si “anti-Trump”. Marrëdhënia e tyre u përkeqësua edhe më shumë pas pezullimit të llogarive të Trump-it, të cilin ai e quajti “armiku i popullit” në mars 2024.

Nga ana tjetër, Twitter, tani i quajtur X dhe në pronësi të aleatit të Trump-it, Elon Musk, riktheu llogarinë e tij në vitin 2022 pas një sondazhi online që votoi për rikthimin e tij

Continue Reading

Lajme nga bota

Tërmeti me magnitudë 5.6 ballë godet Tajvanin

Published

on

Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter goditi mëngjesin e sotëm rajonin kinez të Tajvanit, pas të cilit në ishull ndodhën një seri tërmetesh më të dobëta, duke shkaktuar dëme të vogla, thanë autoritetet lokale, raporton AP.

Tërmeti kryesor ka ndodhur në orën 10:11 të mëngjesit me orën lokale në qytetin Dapu, ndërsa epiqendra ka qenë rreth 250 kilometra në jug të Taipeit ku tërmeti është ndjerë lehtë.

Tërmeti kryesor u pasua nga shumë tërmete më të vogla në Dapu. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së raportoi se të gjitha këto ishin pasgoditje nga tërmeti me magnitudë 6.4 që goditi Dapën më 21 janar, kur 15 persona u plagosën lehtë dhe u shkaktuan dëme në ndërtesa dhe një urë.

Continue Reading

Lajme nga bota

Bilanci i aksidentit tragjik që tronditi SHBA-në/ Avioni me 60 pasagjerë u përplas me helikopterin me 3 ushtarë, nxirren nga lumi 19 trupa

Published

on

Një ngjarje e rëndë ka goditur SHBA-në, ku një avion i American Airlines me 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit është rrëzuar pas një përplasjeje në ajër me një helikopter të ushtrisë amerikane Black Hawk me tre ushtarë.

Burimet mediatike kanë raportuar se 19 trupa janë nxjerrë deri tani nga lumi Potomac, ku ranë të dy avionët. Rreth 300 punonjës të ndihmës së shpejt po punonin në operacionin e shpëtimit, shkruan Guardian.

Lumi Potomac është rreth 8 metra i thellë ku avioni u rrëzua rreth orës 21:00 me orën lokale të së mërkurës mbrëma.

Continue Reading

Më të lexuarat