Connect with us

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, paradite me mjegull në lugina. Pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale të kohëpaskohshme, më intensive në pjesët perëndimore dhe kryesisht në jugperëndim, me kushte për shtrëngata afatshkurtra.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu.

Në Shkup me vranësira pjesërisht, paradite me mjegull dhe kryesisht i qetë. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje të herëpashershme shiu.

Lajme nga vendi

Udhëheqja e Mexhitit me Mjedisin po sjellë miliona euro investime!

Published

on

Një nga problemet kryesore me të cilin përballen gjithë qytetarët e në veçanti ata të Shkupit është ajri ndotur në përmasa të mëdha. Kjo krejt si pasojë e përgjegjësisë të personave jo adekuat që kanë udhëhequr me Ministrinë e Mjedisit. Madje, këtë Ministri e kishin shndërruar në Ministri sa për ta bërë dikë ministër duke mos e kuptuar rëndësinë dhe peshën. Pra, neglizhenca në vazhdimësi ka sjellë këtë situatë që jemi sot, sepse masa preventive e parandaluese nuk janë ndërmarrë. Prej kur në krye të kësaj Ministrie ka ardhur Izet Mexhiti, gjërat kanë ndryshuar.

Sinjale pozitive për përmirësimin e cilësisë së ajrit –

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në një kumtesë për media thekson se me mbështetjen e Programit IPA 2 të BE-së, në nëntor 2024 filloi zbatimi i projektit për harmonizimin e kuadrit ligjor për cilësinë e ajrit me rregulloret evropiane.

Nga MMJPH thonë se në kuadër të projektit dyvjeçar për të cilin Bashkimi Evropian ka siguruar fonde në shumë prej 1.5 milionë euro, do të transpozohen plotësisht direktivat evropiane (2008/50/EC, 2004/107/EC dhe 2016/2284/EC) në legjislacionin kombëtar, domethënë do të plotësohet legjislacioni për ajrin.

“Në përputhje me direktivat, do të hartohet një ligj krejtësisht i ri për cilësinë e ajrit të ambientit dhe disa akte nënligjore, apo rregullore që do të ndjekin kërkesat e direktivave të BE-së, duke siguruar kështu një rregullim më të madh në këtë fushë. Gjithashtu do të përgatiten plane për zbatimin e direktivave për cilësinë e ajrit, duke përfshirë edhe implikimet fiskale për zbatimin e tyre”.

Advertisement

“Në kuadër të projektit do të hartohen dokumente planifikuese kombëtare për mbrojtjen e ajrit të ambientit që dalin nga Ligji për cilësinë e ajrit të ambientit, të cilat do të përcaktojnë dhe prioritizojnë masat për përmirësimin e cilësisë së ajrit në bashkëpunim me institucionet kompetente”.

“Në të njëjtën kohë, do të punohet për përmirësimin e inventarit kombëtar të emetimeve në ajër dhe përgatitjen dhe zbatimin e një plani për monitorimin e metaleve të rënda, hidrokarbureve aromatike policiklike dhe përbërjeve organike të avullueshme. Në përputhje me shtrirjen e shtuar të matjeve, do të krijohen zona dhe grumbullime për këto substanca. Njëkohësisht do të punohet për forcimin e kapaciteteve administrative për zbatimin e tyre dhe në këtë mënyrë përmirësimin e cilësisë së ajrit”, thonë nga MMJPH.

Masa të shpeshta për përmirësimin e cilësisë së ajrit që kur me Mjedisin po udhëheq Izet Mexhiti –

Zëvendës kryeministri i Parë dhe ministër i Mjedist Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, në takimin informativ me 58 kryetarë komunash, u tregoi për kontratën financiare në vlerë prej 50 milionë eurosh, mjete këto të siguruara ndërmjet Bankës Evropiane për Investime, e që e zbaton Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

“Me 50 milion euro po bëjmë një hap tjetër përpara për forcimin dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët e vendit tonë, pa përjashtim. Sikurse edhe herën e kaluar, kur ndamë 100 milion euro, as këtë herë nuk kemi ndjekur parimin që mjetet të shpërndahen nëpër komuna të caktuara, por janë marrë parasysh të gjitha komunat në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, pati thënë Mexhiti në nëntor të vitit që lamë pas.

Advertisement

Duke shtuar se mjetet deri më tani nuk janë shfrytëzuar dhe shpërndarë nëpër komuna, por tashmë ka filluar ky proces dhe, që kur kjo Qeveri mori detyrën, është arritur realizim prej 15% prej vlerës së mjeteve, gjë që na mundësoi nisjen e procedurave për realizimin e këtyre grant mjeteve me intensitet të realizimit të projekteve të komunave.

Nuk është vetëm kjo, ministri, Izet Mexhiti, dhe ambasadorja e Suedisë në vendin tone, Ami Larson Jain, nënshkruan Memorandum për bashkëpunim për zbatimin e projektit “Mbështetja e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE në fushën e mjedisit-Faza 2″, në dhjetor të vitit që lamë pas.

Financat në vlerë prej 1.7 milionë euro janë siguruar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar Zhvillimor (SIDA), dhe realizohet nga Agjencia Suedeze e Mjedisit (SwEPA) në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Gjithashtu, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor me donacion të Bashkimit Evropian, kemi siguruar 6 autobusë ekologjikë të njëjtit ia kanë dhuruar Ndërmarrjes për Qarkullim Publik të Qytetit të Shkupit.

Këto dhe shumë aktivitete e investime tjera tregojnë qartësisht se ministri, Izet Mexhiti, këtë pozitë nuk e sheh si privilegj por mundësi reale për t’i ndihmuar qytetarët e këtij vendit të cilët janë zhytur në ajrin e ndotur të shkaktuar nga papërgjegjësia e duhur. /Zhurnal.mk

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Zanatçinjtë mbështesin bojkotin e marketeve, u bëjnë thirrje qytetarëve të blejnë te zanatçinjtë e vegjël

Published

on

Oda e artizanatit mbështet bojkotin e paralajmëruar të marketeve dhe u bën thirrje qytetarëve që të bëjnë një zgjedhje më të drejtë dhe të bëjnë pazar me zanatçinjtë e vegjël, njoftoi sot Oda e artizanatit.

“Ne mbështesim plotësisht bojkotin e supermarketeve, megjithatë, apelojmë tek qytetarët sa herë që kanë mundësi të blejnë bukë, produkte të tjera ushqimore në furrat artizanale, dyqane të tjera për të mbështetur prodhimin vendas. Në të njëjtën kohë kemi apeluar tek zejtarët që të ulin çmimet e produkteve të tyre”, tha kryetari i Odës-së, Agron Fazliji.

Nga Oda thonë se çmimet për bizneset e vogla dhe artizanët janë më të ulëta dhe më të aksesueshme për të gjithë. Të premten, çmimet te artizanët do të jenë dhjetë për qind më të ulëta për blerësit.

“Ky është një hap i vogël por i rëndësishëm për të treguar se ekonomia lokale mund të mbështesë qytetarët me çmime më të drejta dhe cilësi më të mirë. “I bëj thirrje blerësve që sa herë të jetë e mundur të zgjedhin produkte nga artizanët e vegjël, jo vetëm gjatë bojkotit, por gjithmonë”, ka kërkuar Fazliji.
Continue Reading

Lajme nga vendi

Qeveria e RMV-së propozon edhe tre ambasadorë të rinj, iniciohet procedurë për tërheqjen e nëntë ambasadorëve

Published

on

Përveç Igor Nikollovit i cili është emëruar për ambasador në Francë, janë propozuar edhe tre ambasadorë të rinj edhe atë në Ukrainë, Japoni dhe Kroaci. Burime qeveritare për MIA-n konfirmojnë se për ambasador në Ukrainë është propozuar Dimitar Bllazhevski, për ambasador në Japoni Andrijana Cvetkoviq, ndërsa për në Kroaci Dragan Gjurçevski.

Në seancën e djeshme qeveritare është marrë vendim për fillimin e procedurës për tërheqjen e nëntë ambasadorëve aktualë. Mes tyre janë ambasadorja në Bullgari Agnesa Rusi-Popovska, në Mal të Zi Zeqir Ramçiloviq, në Belgjikë Metodija Belevski, ambasadorja dhe përfaqësuesja e përhershme e Maqedonisë së Veriut në Këshillin e Evropës Svetllana Geleveva, si dhe ambasadori dhe shefi i Misionit të përhershëm pranë Organizatave ndërkombëtare Pajo Aviroviq.

Në këtë listë janë edhe ambasadorët në Bosnje e Hercegovinë Jakup Rexhepi, në Çeki Emil Kërstevski, në Suedi Xhenk Sejfulla, si dhe Katerina Stavreska ambasadore në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut.

Continue Reading

Më të lexuarat