Connect with us

Lajme nga vendi

Kjo është gjendja e komunkacionit rrugor për sot

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në vend të rrugëve me lagështirë. Ulje e dukshmërisë për shkak të paraqitjes së mjegullës deri në 70m. ka në drejtimin rrugor Strumicë – VK Novosellë.

NP Rrugët e Maqedonisë me të gjithë mekanizimin dhe fuqinë punëtore në dispozicion është e përfshirë në pastrimin e rrugëve. Në dispozicion janë edhe kompanitë me të cilat bashkëpunojmë, si të përballemi me rrëshqitjet e borës në kohën e duhur.

Rrëshqitje më të vogla mund të ndodhin në rrugë të caktuara rrugore që kalojnë nëpër gryka dhe prerje. NP Rrugët e Maqedonisë apelon për menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës në komunikacion, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.

Ekipet kujdestare të NP Rrugët e Maqedonisë janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të kalueshme të gjitha rrugët rrugore. Të gjitha informacionet më të hollësishme mund të merren nga përdoruesit e rrugës në numrin tonë të telefonit të shërbimit 02 25 61 502.

Lajme nga vendi

Shqiptarja me origjinë nga Haraçina, Luiza Duraki në postin e nënkryetares së komunës Anderlecht!

Published

on

Luiza Duraki me prejardhje është nga Maqedonia e Veriut, më saktë nga Haraçina e Shkupit. Ajo në katër vitet e ardhshme do të jetë nënkryetare e komunës së mirënjohur Anderlecht në Bruksel.

“Sot kam bërë betimin si nen-kryetare (Échevine) në Anderlecht”, kishte deklaruar Luiza në Facebook.

Në zgjedhjet e tetorit të vitit 2024, Luiza kishte bërë thirrje për mbështetje rreth kandidaturës së saj dhe partisë që përfaqëson.

Ajo kishte premtuar se do luftoj për përmirësimin ekornizës dhe kushteve të jetesës për banorët e Anderlechtit.

“Ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë të transformojmë komunën tonë në një vend ku është mirë të jetosh, dhe kjo kalon përmes vendosjes së iniciativave konkrete si pastërtia në lagjet tona por gjithashtu forcimi i policisë së afërt.

Advertisement

Unë do të jem në vendin e katërt në listën PS-Vooruit+ të udhëhequr nga kryetari ynë i komunës, Fabrice Cumps. Për të realizuar këto objektiva dhe për të sjellë ndryshime pozitive në komunitetin tonë, kam nevojë akoma për mbështetjen tuaj të çmuar.”, kishte theksuar ajo. (INA)

Continue Reading

Lajme nga vendi

Udhëheqja e Mexhitit me Mjedisin po sjellë miliona euro investime!

Published

on

Një nga problemet kryesore me të cilin përballen gjithë qytetarët e në veçanti ata të Shkupit është ajri ndotur në përmasa të mëdha. Kjo krejt si pasojë e përgjegjësisë të personave jo adekuat që kanë udhëhequr me Ministrinë e Mjedisit. Madje, këtë Ministri e kishin shndërruar në Ministri sa për ta bërë dikë ministër duke mos e kuptuar rëndësinë dhe peshën. Pra, neglizhenca në vazhdimësi ka sjellë këtë situatë që jemi sot, sepse masa preventive e parandaluese nuk janë ndërmarrë. Prej kur në krye të kësaj Ministrie ka ardhur Izet Mexhiti, gjërat kanë ndryshuar.

Sinjale pozitive për përmirësimin e cilësisë së ajrit –

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në një kumtesë për media thekson se me mbështetjen e Programit IPA 2 të BE-së, në nëntor 2024 filloi zbatimi i projektit për harmonizimin e kuadrit ligjor për cilësinë e ajrit me rregulloret evropiane.

Nga MMJPH thonë se në kuadër të projektit dyvjeçar për të cilin Bashkimi Evropian ka siguruar fonde në shumë prej 1.5 milionë euro, do të transpozohen plotësisht direktivat evropiane (2008/50/EC, 2004/107/EC dhe 2016/2284/EC) në legjislacionin kombëtar, domethënë do të plotësohet legjislacioni për ajrin.

“Në përputhje me direktivat, do të hartohet një ligj krejtësisht i ri për cilësinë e ajrit të ambientit dhe disa akte nënligjore, apo rregullore që do të ndjekin kërkesat e direktivave të BE-së, duke siguruar kështu një rregullim më të madh në këtë fushë. Gjithashtu do të përgatiten plane për zbatimin e direktivave për cilësinë e ajrit, duke përfshirë edhe implikimet fiskale për zbatimin e tyre”.

Advertisement

“Në kuadër të projektit do të hartohen dokumente planifikuese kombëtare për mbrojtjen e ajrit të ambientit që dalin nga Ligji për cilësinë e ajrit të ambientit, të cilat do të përcaktojnë dhe prioritizojnë masat për përmirësimin e cilësisë së ajrit në bashkëpunim me institucionet kompetente”.

“Në të njëjtën kohë, do të punohet për përmirësimin e inventarit kombëtar të emetimeve në ajër dhe përgatitjen dhe zbatimin e një plani për monitorimin e metaleve të rënda, hidrokarbureve aromatike policiklike dhe përbërjeve organike të avullueshme. Në përputhje me shtrirjen e shtuar të matjeve, do të krijohen zona dhe grumbullime për këto substanca. Njëkohësisht do të punohet për forcimin e kapaciteteve administrative për zbatimin e tyre dhe në këtë mënyrë përmirësimin e cilësisë së ajrit”, thonë nga MMJPH.

Masa të shpeshta për përmirësimin e cilësisë së ajrit që kur me Mjedisin po udhëheq Izet Mexhiti –

Zëvendës kryeministri i Parë dhe ministër i Mjedist Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, në takimin informativ me 58 kryetarë komunash, u tregoi për kontratën financiare në vlerë prej 50 milionë eurosh, mjete këto të siguruara ndërmjet Bankës Evropiane për Investime, e që e zbaton Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

“Me 50 milion euro po bëjmë një hap tjetër përpara për forcimin dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët e vendit tonë, pa përjashtim. Sikurse edhe herën e kaluar, kur ndamë 100 milion euro, as këtë herë nuk kemi ndjekur parimin që mjetet të shpërndahen nëpër komuna të caktuara, por janë marrë parasysh të gjitha komunat në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, pati thënë Mexhiti në nëntor të vitit që lamë pas.

Advertisement

Duke shtuar se mjetet deri më tani nuk janë shfrytëzuar dhe shpërndarë nëpër komuna, por tashmë ka filluar ky proces dhe, që kur kjo Qeveri mori detyrën, është arritur realizim prej 15% prej vlerës së mjeteve, gjë që na mundësoi nisjen e procedurave për realizimin e këtyre grant mjeteve me intensitet të realizimit të projekteve të komunave.

Nuk është vetëm kjo, ministri, Izet Mexhiti, dhe ambasadorja e Suedisë në vendin tone, Ami Larson Jain, nënshkruan Memorandum për bashkëpunim për zbatimin e projektit “Mbështetja e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE në fushën e mjedisit-Faza 2″, në dhjetor të vitit që lamë pas.

Financat në vlerë prej 1.7 milionë euro janë siguruar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar Zhvillimor (SIDA), dhe realizohet nga Agjencia Suedeze e Mjedisit (SwEPA) në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Gjithashtu, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor me donacion të Bashkimit Evropian, kemi siguruar 6 autobusë ekologjikë të njëjtit ia kanë dhuruar Ndërmarrjes për Qarkullim Publik të Qytetit të Shkupit.

Këto dhe shumë aktivitete e investime tjera tregojnë qartësisht se ministri, Izet Mexhiti, këtë pozitë nuk e sheh si privilegj por mundësi reale për t’i ndihmuar qytetarët e këtij vendit të cilët janë zhytur në ajrin e ndotur të shkaktuar nga papërgjegjësia e duhur. /Zhurnal.mk

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Zanatçinjtë mbështesin bojkotin e marketeve, u bëjnë thirrje qytetarëve të blejnë te zanatçinjtë e vegjël

Published

on

Oda e artizanatit mbështet bojkotin e paralajmëruar të marketeve dhe u bën thirrje qytetarëve që të bëjnë një zgjedhje më të drejtë dhe të bëjnë pazar me zanatçinjtë e vegjël, njoftoi sot Oda e artizanatit.

“Ne mbështesim plotësisht bojkotin e supermarketeve, megjithatë, apelojmë tek qytetarët sa herë që kanë mundësi të blejnë bukë, produkte të tjera ushqimore në furrat artizanale, dyqane të tjera për të mbështetur prodhimin vendas. Në të njëjtën kohë kemi apeluar tek zejtarët që të ulin çmimet e produkteve të tyre”, tha kryetari i Odës-së, Agron Fazliji.

Nga Oda thonë se çmimet për bizneset e vogla dhe artizanët janë më të ulëta dhe më të aksesueshme për të gjithë. Të premten, çmimet te artizanët do të jenë dhjetë për qind më të ulëta për blerësit.

“Ky është një hap i vogël por i rëndësishëm për të treguar se ekonomia lokale mund të mbështesë qytetarët me çmime më të drejta dhe cilësi më të mirë. “I bëj thirrje blerësve që sa herë të jetë e mundur të zgjedhin produkte nga artizanët e vegjël, jo vetëm gjatë bojkotit, por gjithmonë”, ka kërkuar Fazliji.
Continue Reading

Më të lexuarat