Connect with us

Lajme nga vendi

Edhe një çerdhe e re në Gostivar, ndahen 10 punësime të reja

Published

on

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, bashkë me ministrin për Çështje Sociale, Fatmir Limani, sot bashkërisht ndanë 10 vendime pune për punonjëset e çerdheve. Po ashtu, u promovuan edhe hapësirat e reja shtesë me dy paralele për akomodimin e 60 fëmijëve.

Kryetari Valbon Limani, bashkë me ministrin Fatmir Limani, biseduan edhe për çerdhen e re që do të ndërtohet në Gostivar me kapacitet prej 100-120 fëmijë, kurse procedura për ndërtimin e së cilës është në vijim e sipër.

“Me ministrin Limani diskutuam edhe projektet vijuese, siç janë dy klasat shtesë të cilat kanë kaluar dhe janë në përgatitje e sipër, dhe me të cilat do të rriten kapacitetet për 60 fëmijë, si dhe aplikimi i cili vijon për një çerdhe të re me kapacitet prej 100-120 fëmijësh. Me këtë, besoj se nuk do të ketë më lista të pritjeve për në çerdhe në Komunën e Gostivarit”, u shpreh kryetari Limani.

Në këtë ngjarje u vizitua edhe Qendra “Blue Puzzle” dhe Qendra ditore për persona me nevoja të veçanta, ku u ndanë mjete didaktike.

Advertisement

Lajme nga vendi

Tetë ditë paraburgim për kirurgun nga Manastiri që u kap duke marrë ryshfet

Published

on

Kirurgut M.S (64) i cili u arrestua për pranim të ryshfetit prej 150 euro në Spitalin klinik të Manastirit, i është shqiptuar masa e paraburgimit prej tetë ditëve, konfirmoi Prokuroria. Më 28 janar, rreth orës 17, policia e Manastirit në ambientet e Spitalit klinik në Manastir ka arrestuar M.S, kirurg për një kohë të gjatë në Repartin e Kirurgjisë në spital

Sipas Prokurorisë, dyshimi ka dalë nga fakti se më 27 janar, i dyshuari si person që kryen punë me interes publik, gjegjësisht si mjek kirurg në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin Klinik në Manastir, ka kryer një ndërhyrje kirurgjike, dhe më pas në mënyrë indirekte përmes një dëshmitari i ka kërkuar djalit të pacientit që t’i japë para në shumë prej 150 euro për ta shpërblyer për punën e bërë.

Të nesërmen, në ambientet e spitalit, djali i ka dhënë të dyshuarit tre kartëmonedha prej 50 euro në një zarf. Pas pranimit të tyre, i dyshuari është bastisur dhe zyrtarët e autorizuar nga Sektori për Punë të Brendshme Manastir kanë gjetur dhe konfiskuar paratë.

Nga Spitali klinik “Dr.Trifun Panovski” në Manastir njoftuan se Policia e Shtetit Manastir i ka njoftuar për rastin dhe inkurajon organet hetimore që të veprojnë në mënyrë transparente dhe ligjore.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Janevska: Është mirë për të gjithë ne kur kompanitë tregojnë përgjegjësi sociale duke investuar në arsim

Published

on

Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik u bë me bibliotekë të re ,ndërsa në ceremoninë e hapjes, ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska tha se ky kënd i ri do të jetë tërheqës për studentët, sepse do të lehtësojë qasjen e tyre në librat e nevojshëm, bazat e të dhënave dhe materialet digjitale,gjithçka tjetër që duhet të mësojnë dhe hulumtojnë.

„Dua të theksoj rëndësinë e investimit në kapacitetet akademike. Kjo dëshmon përkushtimin e institucioneve të arsimit të lartë ndaj studentëve dhe përkushtimin e tyre për edukim cilësor. “Sa më shumë burime të ndryshme  të njohurive të përdor studenti, aq më e gjerë dhe më e thellë do të jetë njohuria e tij.,” theksoi Janevska, duke shtuar se vetëm vendet që kanë kuadërtë arsimuar mirëmund të shpresojnë për zhvillim ekonomik dhe prosperitet.

Ministrja theksoi se kompanitë që investojnë në arsim në vepër e dëshmojnëpërgjegjësinë e tyre shoqëroredhe ndihmojnë në ngritjen  e sistemit arsimor. Duke inkurajuar kompanitë e tjera që të gjejnë mënyra kreative për të investuar në arsim, Janevska tha se këto janë investime të cilët sigurisht  do të kthehen .

Continue Reading

Lajme nga vendi

Një pjesë e terapisë që ka munguar në Klinikën për radioterapi dhe onkologji ka arrit sot, thotë Taravari

Published

on

Një pjesë e terapisë që ka munguar në Klinikën universitare për radioterapi dhe onkologji (KURO) në Shkup ka arrit sot, informoi ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, duke shtuar se nesër priten edhe disa barna të tjera, ndërsa të hënën edhe tjera. Sipas ministrit, praktikisht i kanë të gjitha barnat e nevojshme.

“Për herë të parë gjatë kohës tonë, nuk ka terapi 10 ditë. Megjithatë, të mos harrojmë, 95 për qind e pacientëve trajtohen dhe kanë terapi, ka pasur mungesë prej pesë për qind. Dhe të mos harrojmë se këtë furnizim që përdorim tani nuk e kemi bërë ne, por është bërë para nesh, por kjo është e parëndësishme për pacientët. Me rëndësi për pacientët është që të kenë terapi. Bëhet fjalë për 20, 30 pacientë, por edhe një pacient të jetë- është shumë. Dhe prandaj bëjmë çdo përpjekje maksimale që nga java e ardhshme të gjithë të trajtohen”, është përgjigjur ai në pyetjen e gazetarëve para fillimit të konsultimit të parë kombëtar për reformën e sektorit spitalor.

Lidhur me informacionet se po konsumohen edhe sasitë e fundit të imunoterapisë në onkologji, ministri shprehu shpresën se nuk do të ketë krizë.

“Shpresoj që ta mbulojmë së shpejti dhe të mos ketë krizë. Pra po, po mundohemi të shuajmë zjarret që janë shkaktuar paraprakisht, kështu që këta tenderë për këtë sasi barnash, nuk dua tani të zbuloj se kush është fajtori, nuk ka rëndësi kjo për pacientët, ata janë duke kërkuar ilaçe dhe trajtim. Mirëpo, me furnizimin e ri me barna shpresoj që nuk do të ndodhë vitin e ardhshëm, në janar apo shkurt të mungojnë barna të caktuara”, është përgjigjur Taravari në pyetjen e gazetarëve.

Lidhur me atë se cilat barnatore është nënshkruar marrëveshje për barna onkologjike, ministri tha se e di për “Alkaloid”-in, “Panovski”-n, plus dy-tre të tjera, gjithsej katër apo pesë kompani.

Advertisement

“Megjithatë, kjo nuk është me rëndësi dhe as relevante, me rëndësi është se është hapur konkurs për të gjithë. Pra, nuk kemi paragjykime ndaj askujt”, ka thënë Taravari në deklaratën për media.

Komision të ekspertëve, siç informoi është formuar edhe për rastin e fëmijës së vdekur nëntë vjeçare nga Sveti Nikolla, edhe për binjakët e vdekur në spitalin e Prilepit. Më shumë informacione ai ka paralajmëruar se do të ketë sapo t’i marrë raportet nga komisionet.

Continue Reading

Më të lexuarat