Lajme nga vendi
VLEN: BDI non grata në opozit, Drin Ahmeti në hollet e Prokurorisë, përfundoi epoka e ndikimit në gjykata

Kur përmendet BDI nuk mund të mendojm tjetër pos për keqpërdorime dhe korrupsion. Dëshirojmë të informojmë opinionin publik për një çështje të rëndësishme që lidhet me aktivitetin ekonomik të kompanisë “Everest JD” DOOL, e cila është pronë dhe menaxhohet nga Drin Ahmeti, nipi i liderit të partisë non grata BDI, Ali Ahmeti. Sipas informacioneve të disponueshme, kompania në fjalë nuk ka paguar tarifën e koncesionit për shfrytëzimin e burimeve minerale në lokacionin “Bukoviq”, duke shkelur kështu ligjet dhe rregulloret.
Ky veprim i papërgjegjshëm paraqet një formë të rëndë të mostransparencës dhe abuzimit me privilegjet e dhëna për shfrytëzimin e pasurive natyrore, dhe për këtë arsye, koalicioni VLEN inicion që të merren masa të menjëhershme dhe të plotapër të zbardhur këtë çështje.
Ne me krenari të plotë ndajmë këtë informim në vijim që me kalimin e BDI-së nongrata në opozitë përfunduan edhe mbrojtjen apo mbështetjet në gjykata e prokurori. Prandaj, kjo është shenjë që po përfundon epoka e ndikimit të politikës në institucionet që duhet të jenë plotësisht të pavarura dhe të pa ndikuara në punën e tyre, organet e gjyqësisë.
Pas zbulimit të këtij akti, Drin Ahmeti është ftuar nga Prokuroriapër të dhënë shpjegime dhe është duke u hetuar për këtë rast. Koalicioni VLEN si pjesë e qeverisë i bën thirrje institucionevetë drejtësisë të veprojnë në përputhje me ligjin dhe të sigurojnënjë proces të sigurt dhe transparent të hetimeve, për të shmangurçdo formë të ndikimit politik në mënyrë që vendimipërfundimtar të jetë I bazuar plotësisht nëë ligjet e vendit tone. E keqpërdoruesit sikur Drin Ahmeti ta marrin dënimin e merituar.
Koalicioni VLEN me vendosmëri të plotë dhe përgjegjësi maksimale mbështet çdo përpjekje për të siguruar që ky rast të trajtohet me prfoesionalizëm dhe paanshmëri që të vendoset rend dhe ligjshmëri në këtë fushë.
Koalicioni VLEN do të ndjek me vëmendje këtë çështje dhe do të qëndrojë stoik në luftën për transparencë dhe drejtësi dhe se nuk do të toleroj asnjëherë keqpërdorimet. Sigurojmë qytetarët që jemi këtu për ti zbuluar gjitha mashtrimet që lidhen me BDI-në non grata dhe se do të ketë përgjegjësi për gjithsecilin.
VLEN është koalicion i gjithë qytetarëve, VLEN nuk angazhohet për nipa e mbesa por për secilin për jush. Secili qytetarë gëzon respekt dhe trajtim të barabartë nga koalicioni më i madh shqiptar, VLEN.
Lajme nga vendi
Taravari konfirmon bisedën telefonike me Ahmetin

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari i cili është larguar nga koalicioni VLEN pasi vendosi të shkojë në zgjedhje lokale ndaras, ka pranuar se ka realizuar bisedë me kreun e BDI-së Ali Ahmeti. Në një intervistë për Lajm ai thotë se takim nuk ka pasur, por është dëgjuar me të në telefon.
Takim me Ali Ahmetin a keni pasur apo prisni të keni?
“Jo, jo, jo. Ka pasur një bisedë telefonike dhe ajo është…”, deklaroi Arven Taravari, kryetar i ASH.
Televizioni Alsat që në fillim të muajit prill raportoi për një bisedë telefonike 40 minutëshe mes Taravarit dhe Ahmetit, e cila sipas burimeve tona ka bërë që Taravari të lëkundet në bindjet, që deri dje i mbronte me aq fanatizëm ndaj BDI-së. Disa herë, Taravari përmendi që partia e tij ka kanale komunikimi me BDI-në, por edhe sinjale për bashkëpunim në zgjedhjet lokale. Madje, duke relativizuar se edhe partitë tjera të VLEN-it kanë kontakte. Ndaj kësaj, mori përgjigje të ashpër nga Lëvizja Besa, Lëvizja Demokratike, Alternativa dhe përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje se nuk kanë asnjë arsye për të komunikuar me një parti të korruptuar, funksionarët e të cilës janë në lista të zeza.
Biseda telefonike është realizuar pikërisht në kohën kur Aleanca për Shqiptarët do të duhej të vendoste për mënyrën e garimit në zgjedhjet lokale, për çka Taravari disa herë përsëriti se ekzistojnë dy opsione për të garuar në zgjedhje. I pari, të garojnë së bashku me VLEN-in dhe i dyti të garojë vetëm si ASH, që në këtë rast nuk do të përjashtohej mundësia për të bashkëpunuar në komuna të caktuara me BDI-në.
Lajme nga vendi
MPB: Gjatë festave të Pashkëve fotografimi për dokumentet personale do të bëhet pa termin

Ministria e Punëve të Brendshme, në pritje të festave të Pashkëve, njofton se sot të gjitha Seksionet për Çështje Administrative pranë Departamentit për Çështje Administrative të MPB-së, përveç Sektorit për Çështje Administrative Shkup, do të punojnë nga ora 08:00 deri në ora 16:00.
Departamenti për Çështje Administrative Shkup, ose më saktë njësitë e tij organizative, sot do të punojnë me këtë orar:
Pika e kontrollit pranveror dy ndërrime nga ora 7:30 e mëngjesit deri në 19:30;
Postblloku i “RTMV” dy ndërrime nga ora 7:30 deri në 19:30, dhe me të njëjtin orar do të funksionojnë edhe pikat e kontrollit në “Beko” dhe Gjorçe Petrov.
Pikat e kontrollit në Draçevë dhe Butel do të funksionojnë me një turn nga ora 10:00 deri në ora 18:00.
Ministria e Brendshme njofton qytetarët se fotografimi për dokumente personale do të bëhet pa caktuar termin dhe dhënia e dokumenteve do të bëhet në vazhdimësi.
Lajme nga vendi
Më shumë se 1000 propozime për ndryshimin e emrave të rrugëve dhe shkollave në Tetovë

Përskaj nismës së ndryshimit të emrave të rrugëve, në Tetovë janë shtuar kërkesat edhe për ndryshimin e emrit të disa shkollave. Individë të sektorit të arsimit thonë se disa emra të shkollave, madje nuk kanë asnjë domethënie as simbolike dhe as historike për qytetarët. Nga gjithësej pesë shkolla të mesme katër prej tyre kanë emra që nuk përkojnë me siç është rasti i shkollës së mjekësisë Nikolla Shtejn.
“Ato pak të dhëna që ne i kemi nuk themi dot se janë të sakta thjeshtë ka qenë një infermier partizan që as nuk është nga shteti ynë e as nuk lidhet diçka me vendin tonë. Meqë edhe jemi shkolla më e madhe në vend shpesh kemi kërkesa nga prindër e nxënës se përse shkolla nuk merr një emër që do lidhej qoftë me Tetovën qoftë me ndonjë personalitet të mjekësisë”, tha Malësore Ramadani, drejtoreshë e SHMK “Nikolla Shtejn”.
Kërkesa të këtilla ka pasur edhe në shkollat tjera.
“Në kuadër të Komunës së Tetovës funksionojnë pesë shkolla të mesme nga të cilat vetëm njëra nga to ka emrin “7Marsi” ndërsa katër të tjerat kanë emra të periudhës së komunizmit dhe realisht sipas kërkimeve që kemi bë për një shkollë që quhet Nikolla Shtejn, nuk ka të dhëna as në google apo mjete tjera kërkimore”, tha Nazmi Dauti, sektori për Arsim Tetovë.
Nisma të ngjashme për ndërrim të emrave të shkollave fillore dhe të mesme ka pasur disa herë, por shkaku i mungesës së kohezionit politik në pushtetin lokal, ndryshimi i tyre, gjithnjë ka dështuar.
Problemi me emrat e shkollave po hapet në të njëjtën kohë kur procedura për ndryshimin e emrave të rrugëve në Tetovë është në fazën e debatit publik. Numri i propozimeve të dorëzuara në dy debatet e fundit publike ka arritur në 1050. Edhe pse sot duhej që të mbahet debati i tretë publik, debati është anuluar për javën e ardhshme, shkaku i festës së Pashkëve. Zëdhënësi i komunës Albion Alili për Alsat thotë se procedura zhvillohet pa përplasje.
“Pas debateve komisioni do të vlerësojë propozimet dhe biografitë e emrave të propozuar dhe do veprojë për emërtim të tyre. Realisht komisioni po punon në formën e paraparë dhe do veprohet. Nuk ka ndonjë përplasje siç plasohet në opinion, gjithëçka shkon si duhet”, u shpreh Albion Alili, zëdhënës i komunës së Tetovës.
Për momentin nuk ka ndonjë afat konkret se sa procedura do të zgjasë. /Alsat.mk
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve