Lajme nga vendi
Seanca të katër komisioneve të Kuvendit
Në Kuvend sot seanca do të mbajnë komisionet për financim dhe buxhet, për transport, transformim digjital, mjedis të jetesës dhe planifikim hapësinor, për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve dhe Komisioni ligjdhënës-juridik.
Në rend të ditës të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve janë Propozim-vendimi për përcaktimin e koeficienteve për konfirmimin e pagës së Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe funkisonarëve, të cilët i zgjedh dhe emëron Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Konfirmimi i Propozim vendimit për shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për cilësi në arsimin e lartë.
Komisioni për transport, transformim digjital, mjedis të jetesës dhe planifikim hapësinor duhet t’i shqyrtojë ndryshimet e Ligjit për veprimtari komunale, të Ligjit për transport në komunikacionin rrugor dhe ndryshimet e Ligjit për ndërtim, të gjitha me procedurë të shkurtuar.
Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për polici financiare, me procedurë të shkurtuar është në rend të ditës të Komisionit për financim dhe buxhet.
Lajme nga vendi
Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia
Kryeministri, Hiristijan Mickoski gjatë vizitës në SHBA ka takuar familjen shqiptare Rusi të cilët janë me prejardhje nga Dibra.
Kryeministri në profilin e tij në Facebook shkruan se me familjen Rusi kanë diskutuar për mundësitë për forcimin e lidhjeve mes diasporës dhe Maqedonisë, si dhe për projekte që do të sjellin përfitime për të gjithë qytetarët.
Besoj se vetëm të gjithë së bashku, pavarësisht nga përkatësia etnike, mund të punojmë së bashku për të ndërtuar një Maqedoni stabile dhe të begatë.
Ne kemi nevojë për të gjithë ata që mund të kontribuojnë, si në vendlindje ashtu edhe nga diaspora, për të krijuar të ardhmen që meritojmë”, shkruan Mickoski në Facebook./Telegrafi/
Lajme nga vendi
Në lakrat e kthyera nga Kroacia nuk janë gjetur substanca të ndaluara për mbrojtje
Nga kontrolli i kryer te prodhuesi i lakrës së sapo kthyer nga Kroacia për shkak të gjoja parregullsisë së saj dhe analizave të kryera rezultoi se në kulturën bujqësore të theksuar nuk është detektuar përdorim i substancave të ndaluara për mbrojtje. Këtë e theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarësi dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, i cili ndodhet në Ohër
“Për dërgesën e kthyer nga Kroacia është intervenuar menjëherë, është kontrolluar se kush është prodhuesi, e kush eksportuesi. Nëpërmjet Inspektorati për bujqësi janë kryer kontrolle shtesë, janë marrë mostra nga produkti i eksportuar. Analizat e bëra dolën negative, përkatësisht treguan se një preparat i tillë nuk është përdorur në kulturat bujqësore”, tha Tripunovski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me rastin.
Ministri Tripunovski tha se nuk e di nëse ky është një gabim i kontrolleve kufitare kroate, por kategorikisht deklaroi se në Maqedoni te bujku në fjalë nuk janë gjetur pesticide të tilla të paligjshme në Maqedoni dhe as analizat nuk kanë treguar përdorimin e substancave të ndaluara.
Ai theksoi se janë forcuar kontrollet në fushën e tregtimit të paligjshëm, gjegjësisht të paautorizuar me preparate për mbrojtjen e bimëve.
“Jemi duke punuar në zgjerimin e listës së lejuar të preparateve, në mënyrë që bujqit të kenë qasje në më shumë preparate që janë ndoshta më të lira dhe më efikase”, tha ministri Tripunovski.
Lajme nga vendi
Tërpkov: Unë dhe trupi gjykues jemi kundër amnistisë ndaj të akuzuarve për rastin “27 prilli”
Trajko Veljanovski, Spiro Ristevski, Mile Janakieski, nuk janë më organizatorë të ngjarjeve të dhunshme në Kuvend, pasi ato u lanë të lirë përshkak të përfshirjes së tyre në Ligjin për Amnisti.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve