Connect with us

Lajme nga vendi

Përveç mungesës së terapisë biologjike, në Onkologjinë e Shkupit ka mungesë edhe të kuadrit mjekësor

Published

on

Prej muajsh, nga vera e kaluar e deri më sot, Klinika e Onkologjisë ka numër të reduktuar të infermierëve, mjekëve dhe administratorëve. Ministria e Shëndetësisë duhet të punësojë 50 persona në këto pozita për ta sjellë Klinikën në një nivel minimal të gatishmërisë. Ministria e Financave duhet të japë miratimet për këto punësime, të cilat ende nuk ishin finalizuar para Vitit të Ri edhe pse premtimet për punësime u dhanë për publikun dhe pacientët me kancer që në korrik, raporton Sloboden Peçat.

Nga dje në Klinikën e Onkologjisë ka mbaruar papritur terapia biologjike Atezolizumab (Tecentriq), Bevacizumab (Avastin), Palbociclib, Ribociclib, Fulvestrant, Cetuximab dhe ka shumë mundësi që në periudhë të shkurtër të mos ketë edhe Trastuzumab emtansine (Kadcyla), Nivolumab dhe Vemurafenib. Arsyeja e mungesës është papërgjegjshmëria sistematike dhe buxhetimi i pamjaftueshëm për të plotësuar nevojat e pacientëve.

Çdo vit të paktën dy herë, pavarësisht se kush është drejtor, terapia biologjike mbaron. Sasitë e barnave janë varfëruar dhe të rejat nuk merren si në të kaluarën në revers, sepse është e paligjshme. Në ndërkohë, pacientët lihen në mëshirë të fatit.

Nuk ka asnjë mënyrë që ata të blejnë ilaçet e tyre, edhe nëse do të ishin të gatshëm të derdhnin mijëra euro nga xhepat e tyre, me përjashtim të disa tabletave që mund t’i marrin në Serbi.

Klinika vazhdimisht përballet me një numër gjithnjë e më të madh të pacientëve, por buxhetet e planifikuara që ndahen nuk rriten proporcionalisht. Pacientët këmbëngulin që barnat biologjike të vendosen në listën pozitive të barnave menjëherë, sa më shpejt pa pritur dhe zvarritur me vite.

Advertisement

Në Maqedoni nuk ka një regjistër për të përcaktuar saktësisht se sa pacientë duhet të marrin një terapi të caktuar, gjë që tregon se sa i thellë është problemi me planifikimin e papërgjegjshëm.

Lajme nga vendi

Nga Shkupi do të ketë fluturime drejt Gjenevës dhe Parisit, do të nisin në prill dhe nëntor

Published

on

Gjeneva dhe Parisi janë dy linjat e reja ajrore që po futen nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit. Dy destinacionet, siç bëjnë të ditur Ministria e Transportit (MT), janë prezantuar me kërkesë të diasporës dhe me to do të operojë kompania ajrore “EasyJet”. Fluturimi për në Paris, për në aeroportin “Orly”, do të nisë nga 2 prilli, ndërsa linja për në Gjenevë nga 3 nëntori i këtij viti,

Ministria thekson se destinacionet e reja janë pjesë e mbështetjes financiare të Qeverisë në kuadër të thirrjes publike për mbështetje për futjen e linjave të reja ajrore.

“Dëshirojmë të theksojmë se thirrja publike është ende e hapur dhe mund të aplikojnë të gjitha linjat ajrore të interesuara që plotësojnë kriteret e parashikuara nga thirrja. Besoj se do të inkurajojmë kompanitë e tjera ajrore që t’i përgjigjen thirrjes, tashmë jemi duke negociuar me disa dhe pres që të futen edhe destinacione të tjera nga aeroportet vendase. Ne kemi potencial, kemi kapacitet dhe besoj se sërish do të rrisim konkurrencën e aeroporteve në rajon”, thotë ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski.

Në tetor të vitit të kaluar, MT informuan se këtë vit do të prezantohen fluturimet direkte në gjashtë destinacione të reja – Dubai, Barcelona, ​​Lion, Shtutgart, Bazel dhe Stamboll nga aeroportet e Shkupit dhe Ohrit.

Kujtojmë se linja ajrore hungareze Wizz Air po tërhiqet nga aeroporti i Salzburgut në Austri, duke anuluar fluturimet për në Shkup.

Advertisement

Një nga arsyet e tërheqjes së Wizz Air është kostoja e tarifave të aeroportit.

Wizz Air ka anuluar gjashtë linja nga Aeroporti i Shkupit në vitin 2024. Me fillimin e sezonit të fluturimeve dimërore, fluturimet për në Koln, Kopenhagë dhe Stokholm-Skavsta janë anuluar, pas Krishtlindjeve nuk do të ketë fluturime për në Bremen, si dhe shitjet e biletave për në Salzburg janë pezulluar gjithashtu që nga prilli. Luksemburgu u ndërpre vetëm pas dy muajsh fluturim.

Në vitin 2023, në njoftimin e Qeverisë për subvencionimin e kompanive ajrore, Wizz Air ka marrë subvencione për fluturimet për në Lubjanë, Salzburg, Luksemburg dhe Shtutgart, por nga këto linja operon vetëm linja ajrore Shkup-Lubjanë. Në njoftimin e ri të qeverisë të publikuar në vjeshtën e vitit 2024, linja ajrore hungareze me kosto të ulët ka marrë subvencione për Lionin, Barcelonën dhe Shtutgartin, të cilat nuk u bënë kurrë funksionale edhe pse ishte përzgjedhur në njoftimin e mëparshëm. Sipas marrëveshjes së subvencionit, Wizz Air do t’i operojë këto linja për tre vjet.  Portalb.mk.

Continue Reading

Lajme nga vendi

U hap zyrtarisht kopshti “Rilindja” në Tetovë, gati për t’u kujdesur për 165 fëmijë

Published

on

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ambasadori i BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Mihalis Rokas dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilal Kasami, zyrtarisht shënuan hapjen e kopshtit të ri “Rilindja”pranë Institucionit publik për kujdesin e fëmijëve “Rinia”-Tetovë.

Kopshti i ri “Rilindja” ka kapacitet të kujdeset për 165 fëmijë të moshës parashkollore. Ndërtimi financohet përmes Programit Vjetor të Veprimit “Mbështetja e BE-së për arsimin, punësimin dhe politikën sociale” për vitin 2017 me një buxhet total prej rreth 805.000 euro, nga të cilat Bashkimi Evropian financon rreth 705.000 euro dhe bashkëfinancuar nga shteti nga buxheti kombëtar prej rreth 100.000 euro.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, ministri Limani iu referua rëndësisë së procesit parashkollor për zhvillimin e duhur të fëmijërisë së hershme, sepse siç tha ai, “kopshti është vendi ku ata marrin bazën për zhvillimin e tyre të mëtejshëm si individë”.

“Çdo fëmijë meriton të rritet dhe të zhvillohet në një mjedis që do të jetë i shëndetshëm dhe stimulues për të, që të mund të zhvillojë potencialin e tij. Për këtë arsye tregohet kujdes i veçantë që objektet të ndërtohen në përputhje me të gjitha standardet dhe kushtet më bashkëkohore si parakusht për edukim cilësor parashkollor”, theksoi Limani.

Ai shprehu mirënjohjen e tij për Delegacionin e BE-së në vend për mbështetjen që marrim nga Komuna e Tetovës për përpjekjet për avancimin e mbrojtjes së fëmijëve dhe bashkëpunimin e shkëlqyer, por edhe për institucionin publik “Rinia”, për profesionalizmin në punë dhe përpjekjet për kujdes të pandërprerë ndaj më të vegjëlve.

Advertisement

Ai theksoi se Ministria vazhdon të punojë në reduktimin e listave të pritjes së fëmijëve për regjistrim në kopshte, ndërtimin e kopshteve ku ka nevojë për punësimin e kuadrove profesionale në to.

Ambasadori Rokas tha se Bashkimi Evropian është krenar që mbështet projektet e arsimit dhe politikën sociale në vend.

“Investimi në kopshtin e Tetovës simbolizon prioritetin që të gjithë i japim gjeneratave të reja. Ata që do të formësojnë të ardhmen e Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. Së bashku, ne të gjithë përpiqemi për politika arsimore dhe sociale që do t’i fuqizojnë evropianët me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme me shërbimet e duhura të mbështetjes sociale. Gjithçka fillon në kopshtin e fëmijëve”, tha Rokas.

Kryetari Kasami theksoi rëndësinë e hapjes së kopshtit për qytetarët e kësaj komune. Ai i përgëzoi punonjësit për punën e tyre, duke theksuar përgjegjësinë e tyre për procesin edukativo-arsimor të fëmijëve.

“Edhe pse nuk jeni prindërit e tyre biologjikë, mund të jeni një zëvendësues i mirë për ta. Ju keni përgjegjësinë për të ndërtuar dhe edukuar individë dhe individë të përgjegjshëm të cilët do të kontribuojnë në shoqëri, sepse prindërit e tyre morën përgjegjësinë për të punuar, paguar taksat dhe me ato taksa për të siguruar pagat tuaja”

Advertisement

Ai falënderoi të gjithë që janë të përfshirë në projektin, me realizimin e të cilit sot Tetova ka një kopsht të ri, një nga projektet më të rëndësishme në këtë komunë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Shaqiri: Ligji për përfaqësim të drejtë së shpejti do të jetë në duar të deputetëve

Published

on

Deputeti nga Koalicioni VLEN, Rijad Shaqiri, në një intervistë për TV21, ka folur rreth ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Ai tha se ligji do të jetë së shpejti në opinion dhe do të mbrojë përfaqësimin e etniteteve. Shaqiritha se përveç përfaqësimit të drejtë dhe adekuat do të kthehet edhe meritokracia në institucione shtetërore.

“Është më mirë që një ligj të përpunohet më gjatë se sa të ketë ligj që në vazhdimësi do të ketë ndryshime. Me këtë ligj, shqiptarët do të jenë të përfaqësuar në të gjitha institucionet e shtetit edhe në ato institucione që kanë qenë të paprekur për shqiptarët. Nuk mund të ketë emër shqiptar Dragan apo emër maqedonas Eroll e Rijad. Çështja e meritokracisë është se duhet të vendosim një standard dhe është për të ardhur keq ku kemi student që arrijnë mestarë të lartë, ndërsa ata studentë janë fëmijë të prindërve që nuk kanë bagazh politik dhe ata fëmijë mbetën të pa përfshirë. Fundja ne këtu duhet të vendosim një stop dhe ata student duhet të rrinë këtu”, tha Shaqiri.

Ai shtoi se edhe fëmijët tanë duhet ta kuptojnë se duhet të angazhohen për t’u avancuar dhe për të punuar.

_____________

Shaqiri: Duhet të departizohet administrata

Advertisement

Deputeti nga Koalicioni VLEN, Rijad Shaqiri, në intervistën e ditës në TV21, foli edhe për mekanizmat e departizimit të administratës publike.

“Në vazhdimësi në të kaluarën nëse nuk kishe qenë anëtar i ndonjë partie politike nuk ke pasur mundësi të punësohesh apo të avancoheshin brenda institucioneve publike. Ne kemi edhe institucione të cilat janë familjarizuar. Në institucione të caktuar kuadrot nuk krijohen brenda natës, ato kuadro që janë aty duhet të mbështeten pasi janë në shërbim të qytetarëve. Në ushtri, doganë, mjekësi dhe fusha tjera të caktuara, nuk mund të krijohen ekspert brenda natës. Pra, çdo kush ta ketë vlerën e mirëfilltë”, u shpreh Shaqiri.

_____________

Shaqiri: Gjuha shqipe është dashtë të definohet në Kushtetutë që nga viti 2001

Deputeti nga Koalicioni VLEN, Rijad Shaqiri, në intervistën e ditës në TV21, përdorim zyrtar të gjuhës shqipe nënkupton që të përdoret shqipja si në VK Tabanocë, VK Gjevgjeli ashtu edhe si në VK Blacë dhe VK Qafë Thanë.

Advertisement

“Policia edhe sot e kësaj dite dënimin e jep vetëm në gjuhën maqedonase, ashtu edhe në spitale n fletlëshimet bëhen vetëm në gjuhën maqedonase. Gjuha shqipe nuk është as në uniforma të policisë apo edhe në bankënotat. Shembull e kemi Kosovën, ku gjuha serbe është zyrtare si në Prizren, Gjilan ashtu edhe në Graçanicë apo Mitrovicë të Veriut. Pra me dy për qind sa janë serbët në Kosovë, e kanë gjuhën serbe zyrtare”, tha Shaqiri.

Ai shtoi se përdorimi i gjuhës shqipe është dashtë të definohet në kushtetutë që në vitin 2001 por u la si një barrë.

_______________

 

Shaqiri: Do të fokusohemi në drejtimin e decentralizimit të vendit

Advertisement

Deputeti nga Koalicioni VLEN, Rijad Shaqiri, në intervistën e ditës në TV21, ka folur edhe për ligjin për vetëqeverisjen lokale. Shaqiri deklaroi se ne si vend duhet të fokusohemi në drejtimin e decentralizimit të vendit.

“Të gjithë kompanitë që gravitojnë në komunat të caktuara. Do të krijojmë mundësi më të mira që pushteti lokal, të jetë më afër qytetarëve dhe të kryej shërbime më shpejt për qytetarët. Një punë e madhe e lejeve dhe detajeve urbanistike është deshtë të pritet leje edhe nga Ministria. Sa participon me taksa duhet të kthehet ajo pjesë deri te qytetarët”, deklaroi Shaqiri.

______________

Shaqiri: Në interpelancën e Stoilkoviqit nuk morëm pjesë

Deputeti nga Koalicioni VLEN, Rijad Shaqiri, në intervistë të ditës në TV21, foli për deklarimet e ministrit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq rreth Kosovës. Ai u shpreh se asnjë deputet i VLEN-it, nuk ishte prezentë në sallë kur u votua interpelanca ndaj tij dhe kjo është një mesazh i qartë politik.

Advertisement

“Deklaratat e tilla nga serbët për Kosovën janë të pritura. Kryeministër është Mickoski dhe kur ke raporte bilaterale për fqinjësi të mirë dhe shumë çështje tjera, është e drejtë e Mickoskit si kryeministër që të kërkoj përgjegjësi. Derisa nëse ai privatisht e ka bërë atëherë është çështje tjetër”, tha Shaqiri. Deputeti gjithashtu shtoi Shaqiri shtoi se edhe ai ndonjëherë mund të bëjë deklarime të tilla rreth serbeve.

______________

Shaqiri: Individë nga BDI u pasuruan brenda natës

Deputeti nga Koalicioni VLEN, Rijad Shaqiri, në një intervistë për TV21, ka folur edhe për BDI-në dhe keqpërdorimeve të tyre gjatë pushtetit. Shaqiri u kundërpërgjigj ndaj akuzave të BDI-së se VLEN nuk ka ndikim. Ai tha se BDI sa ishte në pushtet deshën të na shesin Republikën Ilinditase si shqiptare.

“Individë nga BDI u pasuruan brenda natës ku krijuan qendra tregtare, spitale private e hidrocentrale. Ne kemi shumë biznesmen të suksesshëm që duhet të mbështeten nga ne. Dje VLEN-i solli ligjin për licencat në gjuhën shqipe, ku mundësojmë edukatoret të hynë në provim në gjuhën shqipe dhe licencat t’i marrin edhe në gjuhën shqipe. Ata 20 vjet kanë qenë në pushtet dhe këtë nuk e kanë bërë”, u shpreh Shaqiri.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat