Connect with us

Lajme nga vendi

VLEN: Dënojmë provokimet që vështirësojnë dinamizimin e rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së

Published

on

Koalicioni VLEN në një kumtesë për media ka reaguar ndaj deklaratave të një politikanit në Bullgari, i cili tha se “nuk ka asgjë më logjike sesa bashkimi i Maqedonisë me Bullgarinë”.

“VLEN shpreh shqetësim dhe dënon deklaratat e një politikani margjinal prorus në Bullgari, i cili pretendon se “nuk ka asgjë më logjike sesa bashkimi i Maqedonisë me Bullgarinë”. Deklarata të tilla nuk kontribuojnë në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje dhe as nuk lehtësojnë procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Duam të rikujtojmë se Bullgaria, përmes Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë, është zotuar të jetë partner, promovues dhe mbështetës i Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.

“Koalicioni VLEN, në kuadër të Qeverisë, po bën përpjekje serioze për të hequr pengesat që pengojnë përmbushjen e kushteve për anëtarësim të plotë në BE. Megjithatë, provokime të tilla e kthejnë prapa procesin dhe dëmtojnë përpjekjet e sinqerta për të dinamizuar rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt integrimit të plotë në familjen evropiane. VLEN do të vazhdojë të punojë për mbrojtjen e interesave të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe për të siguruar një rrugë të sigurt drejt integrimeve evropiane”, thonë nga VLEN.

Lajme nga vendi

Mickoski më 20 janar në Uashington në inaugurimin e presidentit amerikan Tramp

Published

on

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski më 20 janar në Uashington do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri amerikan Donald Tramp. Siç informojnë nga Qeveria për MIA-n, Micksoki më 20 janar do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e titulluar “Zërat e lirisë” e cila do të mbahet pas inaugurimit të organizuar nga kompanitë Tramp Media dhe Rumple.

Paraprakisht Mickoski kishte paralajmëruar se më 18 janar do të vizitojë SHBA-në. Sipas tij, gjatë vizitës në Uashington janë planifikuar shumë takime dhe biseda dhe tema që ai dëshiron t’i hapë dhe mbyllë, siç thotë ai.
Continue Reading

Lajme nga vendi

Toshkovski nuk e di se ku është Grubi: Nëse nuk kthehet në shtetin që e ushqeu për më shumë se 40 vjet, dihet cila është procedura e ekstradimit

Published

on

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski thotë se nëse Artan grubi nuk kthehet në Maqedoninë e Veriut, shteti do të shqyrtojë ekstradimin, përcjell TV21. Mirëpo, i pyetur se ku gjendet Grubi, Toshkovski tha se “nuk dua të spekulojë për informacione që nuk janë konfirmuar zyrtarisht”.

“Nëse i njëjti nuk tregon virtyt që të kthehet në shtetin që e ka ushqyer për më shumë se 40 vjet, do të veprohet në mënyrë tjetër për sigurimin e tij para institucioneve kompetente. Dihet cilat janë procedurat sipas ligjit, kështu që në dua të hy në atë pjesë tani. Qartë është shkruar procedura e ekstradimit të personave të caktuar që janë të pa qasshëm për organet e ndjekjes”, tha mes tjerash Toshkovski.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Letërnjoftimet me emrin e vjetër kushtetues nuk kanë nevojë të ndërrohen do të jenë të vlefshme deri në skadimin e tyre

Published

on

Letërnjoftimet me emrin e vjetër kushtetues nuk kanë nevojë të ndërrohen, gjegjësisht do të vlejnë deri në skadimin e tyre”, tha sot ministri Toshkovski.

“Kartat e identitetit janë të vlefshme me datën e skadencës. Nuk ka nevojë t’i ndryshoni ato. Rregulli për patentë shoferët dhe pasaportat nuk vlen për kartat e identitetit. Qytetarët maqedonas nuk duhet të turpërohen për sjelljen e papërgjegjshme të politikanëve maqedonas në të kaluarën”, tha Toshkovski.

Continue Reading

Më të lexuarat