Lajme nga vendi
PARABURGIM PËR DY PERSONA NGA SHTIPI, KANË ZHVATUR NJË PERSON DHE KANË DJEGUR NJË MAKINË
Prokuroria Themelore Publike e Shtipit njofton se ka lëshuar Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj dy bashkëkryerësve të veprave penale “zhvatje” nga neni 258 paragrafi 1 dhe “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 288 paragrafi 1 të Kodit Penal.
Të dyshuarit në ditët e fundit të vitit të kaluar kanë dërguar mesazhe të shumta kërcënuese një personi të tretë duke i zhvatur para.
“Përballë kërcënimeve serioze për jetën e tij dhe të familjarëve, i dëmtuari i ka raportuar të dyshuarit, pas së cilës më 4 janar është organizuar takim për dorëzimin e 30.000 denarë. Oficerët e policisë i kapën në përpjekje për të marrë paratë dhe i arrestuan”.
“Prokuroria Themelore Publike Shtip, gjatë procedurës paraprake ka ofruar prova që paraqesin dyshim të arsyeshëm se personat e njëjtë më 16 dhjetor, para një objekti në rrugën “Sremski Front” në Shtip, me dashje kanë djegur një “Seat Leon” të parkuar, makinë në pronësi të një të dëmtuari. Në këtë mënyrë, qëllimisht kanë shkaktuar rrezik të konsiderueshëm për jetën dhe trupin e njerëzve”.
Lajme nga vendi
Mickoski më 20 janar në Uashington në inaugurimin e presidentit amerikan Tramp
Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski më 20 janar në Uashington do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri amerikan Donald Tramp. Siç informojnë nga Qeveria për MIA-n, Micksoki më 20 janar do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e titulluar “Zërat e lirisë” e cila do të mbahet pas inaugurimit të organizuar nga kompanitë Tramp Media dhe Rumple.
Lajme nga vendi
Toshkovski nuk e di se ku është Grubi: Nëse nuk kthehet në shtetin që e ushqeu për më shumë se 40 vjet, dihet cila është procedura e ekstradimit
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski thotë se nëse Artan grubi nuk kthehet në Maqedoninë e Veriut, shteti do të shqyrtojë ekstradimin, përcjell TV21. Mirëpo, i pyetur se ku gjendet Grubi, Toshkovski tha se “nuk dua të spekulojë për informacione që nuk janë konfirmuar zyrtarisht”.
“Nëse i njëjti nuk tregon virtyt që të kthehet në shtetin që e ka ushqyer për më shumë se 40 vjet, do të veprohet në mënyrë tjetër për sigurimin e tij para institucioneve kompetente. Dihet cilat janë procedurat sipas ligjit, kështu që në dua të hy në atë pjesë tani. Qartë është shkruar procedura e ekstradimit të personave të caktuar që janë të pa qasshëm për organet e ndjekjes”, tha mes tjerash Toshkovski.
Lajme nga vendi
Letërnjoftimet me emrin e vjetër kushtetues nuk kanë nevojë të ndërrohen do të jenë të vlefshme deri në skadimin e tyre
Letërnjoftimet me emrin e vjetër kushtetues nuk kanë nevojë të ndërrohen, gjegjësisht do të vlejnë deri në skadimin e tyre”, tha sot ministri Toshkovski.
“Kartat e identitetit janë të vlefshme me datën e skadencës. Nuk ka nevojë t’i ndryshoni ato. Rregulli për patentë shoferët dhe pasaportat nuk vlen për kartat e identitetit. Qytetarët maqedonas nuk duhet të turpërohen për sjelljen e papërgjegjshme të politikanëve maqedonas në të kaluarën”, tha Toshkovski.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve