Connect with us

Lajme nga vendi

NIKOLLOSKI: NGA SHKUPI DERI NË PARIS LINJË E RE AJRORE ME KOMPANINË AJRORE IZIXHET

Published

on

Kemi dy lajme të mira, i pari është se përfundimisht do të vendosët linjë e drejtpërdrejtë nga Shkupi deri në Amsterdam, që është mundësi e madhe për turizmin, duke pasur parasysh se Maqedonia është destinacion i famshëm për holandezët. Dhe lajmi më i ri është se kompania ajrore Izixhet formalisht parashtroi dokumente në ministri për Shkup – Paris deri në aeroportin “Orli”, i cili është më afër qendrës së Parisit, paralajmëroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

Siç bëhet e ditur në kumtesën e Ministrisë së Transportit, ai potencoi se në periudhën e ardhshme pritet të konfirmohen edhe 3-4 destinacione deri te të cilat do të fluturohet nga aeroportet e Maqedonisë së Veriut.

“Në kushtet kur Aeroporti i Prishtinës po e kalon atë të Shkupit, ndërsa ai i Ohrit do të përballet me konkurrencë serioze nga aeroporti i Vlorës, i cili po ndërtohet për momentin, si dhe nga aeroportet më të vogla greke në pjesën veriore të Greqisë, kuptova se duhet të bëjmë ndryshim drastik. Ne e bëmë atë ndryshim me politikën e subvencionimit të fluturimeve, ku subvencionet së pari do të shkojnë për udhëtarët që vijnë në Maqedoni, e jo për udhëtarë që largohen nga vendi, siç bëri qeveria e kaluar. Së dyti, subvencionet janë rritur në mënyrë drastike dhe për aeroportin e Ohrit janë më të larta se ai i Shkupit, për të tërhequr turistë. Kjo i dha rezultatet e para dhe tashmë kemi 8 linja të reja. Nga Shkupi do të ketë fluturime për në Dubai, Barcelonë, ​​Lion dhe Shtutgart, ndërsa nga Ohri, Bazeli dhe aeroporti kryesor i Stambollit janë konfirmuar si destinacione”, theksoi Nikolloski, i cili shtoi se lidhja me këtë aeroport në Stamboll tashmë ka sjellë rezervime të biletave nga Sidnej, Uashington, Toronto dhe metropolet e tjera botërore në Ohër.

Lajme nga vendi

Mickoski më 20 janar në Uashington në inaugurimin e presidentit amerikan Tramp

Published

on

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski më 20 janar në Uashington do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri amerikan Donald Tramp. Siç informojnë nga Qeveria për MIA-n, Micksoki më 20 janar do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e titulluar “Zërat e lirisë” e cila do të mbahet pas inaugurimit të organizuar nga kompanitë Tramp Media dhe Rumple.

Paraprakisht Mickoski kishte paralajmëruar se më 18 janar do të vizitojë SHBA-në. Sipas tij, gjatë vizitës në Uashington janë planifikuar shumë takime dhe biseda dhe tema që ai dëshiron t’i hapë dhe mbyllë, siç thotë ai.
Continue Reading

Lajme nga vendi

Toshkovski nuk e di se ku është Grubi: Nëse nuk kthehet në shtetin që e ushqeu për më shumë se 40 vjet, dihet cila është procedura e ekstradimit

Published

on

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski thotë se nëse Artan grubi nuk kthehet në Maqedoninë e Veriut, shteti do të shqyrtojë ekstradimin, përcjell TV21. Mirëpo, i pyetur se ku gjendet Grubi, Toshkovski tha se “nuk dua të spekulojë për informacione që nuk janë konfirmuar zyrtarisht”.

“Nëse i njëjti nuk tregon virtyt që të kthehet në shtetin që e ka ushqyer për më shumë se 40 vjet, do të veprohet në mënyrë tjetër për sigurimin e tij para institucioneve kompetente. Dihet cilat janë procedurat sipas ligjit, kështu që në dua të hy në atë pjesë tani. Qartë është shkruar procedura e ekstradimit të personave të caktuar që janë të pa qasshëm për organet e ndjekjes”, tha mes tjerash Toshkovski.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Letërnjoftimet me emrin e vjetër kushtetues nuk kanë nevojë të ndërrohen do të jenë të vlefshme deri në skadimin e tyre

Published

on

Letërnjoftimet me emrin e vjetër kushtetues nuk kanë nevojë të ndërrohen, gjegjësisht do të vlejnë deri në skadimin e tyre”, tha sot ministri Toshkovski.

“Kartat e identitetit janë të vlefshme me datën e skadencës. Nuk ka nevojë t’i ndryshoni ato. Rregulli për patentë shoferët dhe pasaportat nuk vlen për kartat e identitetit. Qytetarët maqedonas nuk duhet të turpërohen për sjelljen e papërgjegjshme të politikanëve maqedonas në të kaluarën”, tha Toshkovski.

Continue Reading

Më të lexuarat