Connect with us

Lajme nga vendi

LSDM: Ali Ahmeti të dalë nga filmi i nacionalizmit

Published

on

“Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti duhet të dalë përfundimisht nga filmi nacionalist”, theksoi LSDM pas reagimit të BDI-së ndaj deklaratës së djeshme të Venko Filipçe, i cili tha se “BDI është simbol i korrupsionit dhe përçarjeve”.

“Retorika e tij për nxitjen e vazhdueshme të tensioneve etnike si një mjet për veprim politik është e papranueshme dhe e rrezikshme për vendin.Politika të tilla dhe filma me uniforma ushtarake janë provokime të papërshtatshme që nuk kanë vend në shoqërinë tonë multietnike, thekson LSDM.

LSDM i konsideron të papranueshme provokimet e qëllimshme etnike të BDI-së, të cilat janë shndërruar në strategjinë e vetme të partisë.

“BDI nuk duhet të harrojë se shqiptarët në këtë vend duan paqe, stabilitet dhe marrëdhënie të mira ndëretnike. Kur BDI e akuzon LSDM-në për albanofobinë, nuk duhet harruar se në Bordin Ekzekutiv të LSDM-së ka shqiptarë dhe një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve votojnë për partinë tonë. Kjo sepse LSDM është e vetmja parti që me të vërtetë angazhohet për bashkëjetesë dhe marrëdhënie të mira ndërmjet bashkësive etnike. LSDM-ja ka dëshmuar dhe treguar se është e vetmja parti që ka mbrojtur të drejtat e bashkësive më të vogla etnike sa herë që janë kërcënuar. LSDM ka fobi nga nacionalistët dhe populistët dhe ne gjithmonë do të reagojmë ndaj njerëzve të tillë. Ahmeti dhe BDI-ja me veprimet e tyre po i mundësojnë VMRO-DPMNE-së që edhe më tutje ta ndezë situatën ndëretnike në vend dhe të përfitojë politikisht. Indirekt, BDI është ajo që krijon albanofobinë me sjelljen e saj”, thekson LSDM.(INA)

Lajme nga vendi

Mickoski më 20 janar në Uashington në inaugurimin e presidentit amerikan Tramp

Published

on

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski më 20 janar në Uashington do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri amerikan Donald Tramp. Siç informojnë nga Qeveria për MIA-n, Micksoki më 20 janar do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e titulluar “Zërat e lirisë” e cila do të mbahet pas inaugurimit të organizuar nga kompanitë Tramp Media dhe Rumple.

Paraprakisht Mickoski kishte paralajmëruar se më 18 janar do të vizitojë SHBA-në. Sipas tij, gjatë vizitës në Uashington janë planifikuar shumë takime dhe biseda dhe tema që ai dëshiron t’i hapë dhe mbyllë, siç thotë ai.
Continue Reading

Lajme nga vendi

Toshkovski nuk e di se ku është Grubi: Nëse nuk kthehet në shtetin që e ushqeu për më shumë se 40 vjet, dihet cila është procedura e ekstradimit

Published

on

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski thotë se nëse Artan grubi nuk kthehet në Maqedoninë e Veriut, shteti do të shqyrtojë ekstradimin, përcjell TV21. Mirëpo, i pyetur se ku gjendet Grubi, Toshkovski tha se “nuk dua të spekulojë për informacione që nuk janë konfirmuar zyrtarisht”.

“Nëse i njëjti nuk tregon virtyt që të kthehet në shtetin që e ka ushqyer për më shumë se 40 vjet, do të veprohet në mënyrë tjetër për sigurimin e tij para institucioneve kompetente. Dihet cilat janë procedurat sipas ligjit, kështu që në dua të hy në atë pjesë tani. Qartë është shkruar procedura e ekstradimit të personave të caktuar që janë të pa qasshëm për organet e ndjekjes”, tha mes tjerash Toshkovski.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Letërnjoftimet me emrin e vjetër kushtetues nuk kanë nevojë të ndërrohen do të jenë të vlefshme deri në skadimin e tyre

Published

on

Letërnjoftimet me emrin e vjetër kushtetues nuk kanë nevojë të ndërrohen, gjegjësisht do të vlejnë deri në skadimin e tyre”, tha sot ministri Toshkovski.

“Kartat e identitetit janë të vlefshme me datën e skadencës. Nuk ka nevojë t’i ndryshoni ato. Rregulli për patentë shoferët dhe pasaportat nuk vlen për kartat e identitetit. Qytetarët maqedonas nuk duhet të turpërohen për sjelljen e papërgjegjshme të politikanëve maqedonas në të kaluarën”, tha Toshkovski.

Continue Reading

Më të lexuarat