Lajme nga vendi
Deputetët i kthehen punës, do të diskutojnë për interpelancat ndaj Mexhitit, Stoilkoviqit, Toshkovskit, Isenit dhe Dautit
Kuvendi i RMV-së sot do të nisë seancën e 29-të, me pesë interpelanca në rend dite. Katër interpelanca janë dorëzuar nga deputetët e Frontit Evropian kundër punës së zëvendëskryeministrave Izet Mexhiti dhe Ivan Stoilkoviq, ministrit të Brendshëm Pançe Toshkovski dhe zëvendësit të tij Astrit Iseni. Interpelancën e pestë e ka dorëzuar “E Majta” lidhur me punën e kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Ilire Dauti.
Shumica e partive parlamentare si në pushtet ashtu edhe në opozitë nuk do t’i pranojnë interpelancat për katër ministrat aktualë të qeverisë, ndërsa kanë thënë se para seancës së sotme do të merret qëndrim për interpelancën e Dautit. Megjithatë, thonë se edhe nëse interpelanca për të kalon, Fronti Evropian mund ta rikandidojë Dautin për kryetare të Komisionit.
Sipas Rregullores së Kuvendit, debati dhe votimi i interpelancave do të jetë individual. Sado deputetë të regjistruar do të debatojnë, por votimi duhet të bëhet në fund të ditës, pra para mesnatës. Megjithatë, ligjvënësit shpresojnë se i gjithë debati mund të përfundojë brenda një dite.
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në mbledhjen e fundit para Vitit të Ri ka njoftuar gazetarët se çdo interpelancë do të shqyrtohet veçmas dhe se mund të diskutohet gjatë gjithë ditës ose varësisht se sa deputetë të regjistruar kanë fjalën e tyre. Megjithatë, shtoi ai, në fund të ditës duhet të votohet.
Sipas tij, interpelanca si instrument nuk ka asnjë pasojë juridike dhe nuk ka pushtet ekzekutiv. Ai është më shumë një mjet demokratik për diskutim politik rreth një teme të vetme, rreth një zyrtari të vetëm ose një personi të zgjedhur dhe të emëruar nga Kuvendi.
Kryeministri Hristijan Mickoski tha se gjatë debatit të sotëm për interpelancat pret kritika të pabaza dhe përpjekje që do të përfundojë me dështim, sulme që do të polarizojnë dhe nxisin ndjenjat e intolerancës ndëretnike.
Lajme nga vendi
Mickoski më 20 janar në Uashington në inaugurimin e presidentit amerikan Tramp
Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski më 20 janar në Uashington do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri amerikan Donald Tramp. Siç informojnë nga Qeveria për MIA-n, Micksoki më 20 janar do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e titulluar “Zërat e lirisë” e cila do të mbahet pas inaugurimit të organizuar nga kompanitë Tramp Media dhe Rumple.
Lajme nga vendi
Toshkovski nuk e di se ku është Grubi: Nëse nuk kthehet në shtetin që e ushqeu për më shumë se 40 vjet, dihet cila është procedura e ekstradimit
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski thotë se nëse Artan grubi nuk kthehet në Maqedoninë e Veriut, shteti do të shqyrtojë ekstradimin, përcjell TV21. Mirëpo, i pyetur se ku gjendet Grubi, Toshkovski tha se “nuk dua të spekulojë për informacione që nuk janë konfirmuar zyrtarisht”.
“Nëse i njëjti nuk tregon virtyt që të kthehet në shtetin që e ka ushqyer për më shumë se 40 vjet, do të veprohet në mënyrë tjetër për sigurimin e tij para institucioneve kompetente. Dihet cilat janë procedurat sipas ligjit, kështu që në dua të hy në atë pjesë tani. Qartë është shkruar procedura e ekstradimit të personave të caktuar që janë të pa qasshëm për organet e ndjekjes”, tha mes tjerash Toshkovski.
Lajme nga vendi
Letërnjoftimet me emrin e vjetër kushtetues nuk kanë nevojë të ndërrohen do të jenë të vlefshme deri në skadimin e tyre
Letërnjoftimet me emrin e vjetër kushtetues nuk kanë nevojë të ndërrohen, gjegjësisht do të vlejnë deri në skadimin e tyre”, tha sot ministri Toshkovski.
“Kartat e identitetit janë të vlefshme me datën e skadencës. Nuk ka nevojë t’i ndryshoni ato. Rregulli për patentë shoferët dhe pasaportat nuk vlen për kartat e identitetit. Qytetarët maqedonas nuk duhet të turpërohen për sjelljen e papërgjegjshme të politikanëve maqedonas në të kaluarën”, tha Toshkovski.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve