Lajme nga vendi
VMRO-DPMNE NË MAJ DO T’I KUMTOJË EMRAT E KANDIDATËVE PËR KRYETARË TË KOMUNAVE PËR ZGJEDHJET LOKALE
Emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave nga Koalicioni në pushtet “Maqedonia jote” për zgjedhjet lokale të këtij viti do të publikohen në gjysmën e dytë të majit, njoftoi sot kryeministri Hristian Mickoski në Shtip në lëshimin në përdorim të kopshtit të fëmijëve “Vera Ciriviri Trena” dhe sallën e sportit balon në kuadër të shkollës rajonale SHF “Goce Dellçev”.
Vendim përfundimtar për atë se cilët do të jenë emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave, Mickoski thotë se ende nuk është sjellë, por, siç tha, vijon debati brenda partisë edhe nga ana e komiteteve komunale tashmë kanë mbërritur propozim-emrat të cilët duhet të gjenden në anketat dhe matjet e ardhshme.
“Kryetari i Komunës së Shtipit, Ivan Jordanov, ka bërë një ndryshim të madh, në krahasim me paraardhësit e tij dhe pres që kështu të vazhdojë edhe në periudhën para nesh. Ndërsa për pjesën tjetër të kandidatëve për kryetarë komunash në komunat tjera anembanë Maqedonisë, ne si parti dhe koalicion ende nuk kemi marrë vendim përfundimtar se si do të jenë emrat. Për momentin është duke vazhduar debati brenda partisë dhe komisionet komunale kanë marrë propozime dhe emra që duhet të gjenden në anketat dhe matjet”, theksoi Mickoski.
Anketat, shtoi, do të fillojnë t’i zbatojnë në gjysmën e dytë të këtij muaji dhe siç tha, pritjet janë që në maj të kumtohen deri 90 për qind të matjeve.
“Fillojmë në gjysmën e dytë të janarit të matim në mënyrë intensive dhe pres që në gjysmën e dytë të majit 85 deri 90 për qind e matjeve t’ua kumtojmë qytetarëve për atë cilët do të jenë kandidatët për kryetarë të komunave”, shtoi Mickoski.
Lajme nga vendi
Qytetarët e kanë ndjerë se festat i kanë kaluar më vështirë, se çmimet me të vërtet kanë qenë më të larta
Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se pas rritjeve artificiale të çmimeve të produkteve ushqimore, ato tani po ndiqen me kujdes dhe se nëse do të jetë e nevojshme Qeveria do të intervenojë me ngrirjen e çmimeve. Mickoski vlerësoi se vitin 2024 e mbyllim me 3.5 për qind inflacion dhe se ky vit, siç tha ai, duhet të jetë i mirë ekonomikisht. Me këtë rast, ai rikujtoi se në vend nuk u rrit çmimi i energjisë elektrike dhe gazit, siç e bënë vende të Eurozonës.“Ngadalë, por sigurt, në gjysmën e dytë të dhjetorit u stabilizuan çmimet e produkteve bazë, të cilat pranoj se disa nga tregtarët i rritën artificialisht, gjë që ishte një tronditje e madhe për buxhetin familjar. Nëpërmjet Inspektoratit ne monitorojmë me kujdes situatën dhe do të ndërhyjmë nëse është e nevojshme dhe mund të ndërhyjmë menjëherë duke kufizuar çmimet, por nuk duam ta përdorim atë instrument. Si Qeveri për dallim nga ajo që ndodhi në eurozonë, theksoj se ne nuk e rritëm çmimin e energjisë elektrike, që paraqet një imput të madh dhe të rëndësishëm në prodhimin final dhe në fund të ditës në çmimet e prodhimeve që janë në dyqane. Pra, as gazi e as energjia elektrike, energjitë qëndruan në çmimin e njëjtë.”, – deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.Ndërkohë nga LSDM-ja mbeten në qëndrimin e njëjtë se e gjithë masa është manipulim i pastër ndaj qytetarëve dhe se, edhe pse kanë pasur mundësi të bëjnë kontrolle të çmimeve, deri më tani nuk është bërë.“Qytetarët e kanë ndjerë se festat i kanë kaluar më vështirë, se çmimet me të vërtet kanë qenë më të larta, ku bëhet fjalë për produktet bazë, të cilat secili për festat e krishtlindjeve është dashur t’i ketë në tavolinë. Të shohim nëse do të ketë kontrolle dhe të shohim se si do të reagojë Qeveria, nëse do të dëshmojë se është në anën e qytetarëve apo definitivisht do ta vërtetojnë faktin se janë në anën e tregtarëve.”, – theksoi Bogdanka Kuzeska nga LSDM.Shporta e Vitit të Ri u hyri në zbatim më 15 dhjetor dhe do të zgjasë deri më 15 janar. Me të ishte planifikuar që çmimet e rreth një mijë produkteve të uleshin për 10 për qind
Lajme nga vendi
VMRO: Shqiptarët e dinë mirë se nuk mund dhe nuk u rrezikohen të drejtat e fituara!
Pas reagimit të BDI-së, u kundërpërgjigj VMRO-DPMNE-ja. Nga atje thonë se BDI të vetmen brengë e ka shpëtimin nga përgjegjësia penale, ndërsa shtojnë se asnjë e drejtë nuk rrezikohet. “Bashkëqytetarët tanë shqiptarë nuk bien pre e retorikave të tilla të BDI-së, sepse e dinë se BDI-ja, e vetmja gjë për të cilën shqetësohen është të shpëtojë kriminelët në radhët e tyre nga përgjegjësia para organeve të drejtësisë”, thuhet në reagimin e DPMNE-së.
Nga atje shtojnë se nuk do të kalojë retorika me të cilën BDI tenton të nxisë tension politik dhe intolerancë ndëretnike, sepse siç thonë nga VMRO-DPMNE, të gjithë e dinë dhe më së miri bashkëqytetarët shqiptarë se të drejtat e fituara kolektive në shtet nuk rrezikohen dhe nuk mund të rrezikohen kurrë.
Lajme nga vendi
Gjuha shqipe dhe përdorimi i sajë ka përplasur edhe sot BDI-në dhe kryeministrin Mickoski
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve