Connect with us

Lajme nga vendi

Pas vetos nga presidentja, Qeveria tërheq Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve për përpunim dhe dorëzim të serishëm në Kuvend

Published

on

Qeveria do ta tërheqë në përpunim Ligjin e Mbrojtjes së Fëmijëve pasi presidentja Gordana Siljanovska Davkova i vendosi veto për shkak të dispozitave që i referohen futjes së licencave dygjuhëshe.

“Si Qeveri informojmë se Ligji do të përpunohet dhe i njëjti do të dorëzohet te deputetët në pajtueshmëri me procedurat ligjvënëse”, thonë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Ligji është votuar në Kuvend më 24 dhjetor nga deputetët e shumicës parlamentare, me shumicë të thjeshtë dhe Badinter, megjithatë presidentja nuk e ka nënshkruar dekretin nën arsyetimin se disa prej dispozitave janë kontestuese dhe duhet të interpretohen sipas Amendamentit 5 të Kushtetutës dhe rregullativës ekzistuese për përdorimin e gjuhëve. Për presidenten është kontestuese janë kontestuese nenet 9 dhe 10 të ligjit, ku thuhet se licencat për punë jepen në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën që flasin 20% e qytetarëve të vendit, si dhe për qëndrimin që ka të bëjë me dhënien e pjesës së parë të provimit në mënyrë elektronike në vend se në formën e shkruar në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën që e flasin 20 % e qytetarëve.

“Ju kujtoj se mënyra e përdorimit të gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj cirilik dhe gjuha që flasin së paku 20% e qytetarëve dhe shkrimi i saj tashmë janë të rregulluara me ligj. Besoj se Kuvendi, si bartës i autoritetit legjislativ, do të marrë parasysh vërejtjet dhe sugjerimet e mia gjatë shqyrtimit të serishëm të dispozitave dhe do të krijojë zgjidhje të qarta, të sakta në përputhje me Kushtetutën”, thuhet në Vendimi i Presidentes.

Sipas procedurës, Kuvendi ka mundësi t’i zbatojë sugjerimet dhe vërejtjet e presidentes, megjithatë kjo nuk është e detyrueshme. Pasi kthehet ligji nga Presidenca, ai duhet të shqyrtohet në afat prej 30 ditësh, nga dita e miratimit. Gjatë shqyrtimit të serishëm, deputetët mund të dorëzojnë amendamente vetëm për ato çështje që Presidenti ka dhënë vërejtje dhe sugjerime. Nëse pas shqyrtimit të dytë, Kuvendi e miraton me 61 vota, presidenti është i obliguar ta nënshkruajë dekretin për shpalljen e tij.

Advertisement

LSDM e ka përshëndetur vendimin e presidentes Siljanovska që të mos e nënshkruajë dekretin e Ligjit të Mbrojtjes së Fëmijëve, ndërkaq i ka bërë thirrje Qeverisë që të heqë dorë nga ndryshimi i ligjit. BDI, veprimin e presidentes e ka quajtur skandaloz, sulm të hapur ndaj gjuhës shqipe dhe përpjekje për të minuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut./Alsat.mk

Lajme nga vendi

Qytetarët e kanë ndjerë se festat i kanë kaluar më vështirë, se çmimet me të vërtet kanë qenë më të larta

Published

on

Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se pas rritjeve artificiale të çmimeve të produkteve ushqimore, ato tani po ndiqen me kujdes dhe se nëse do të jetë e nevojshme Qeveria do të intervenojë me ngrirjen e çmimeve. Mickoski vlerësoi se vitin 2024 e mbyllim me 3.5 për qind inflacion dhe se ky vit, siç tha ai, duhet të jetë i mirë ekonomikisht. Me këtë rast, ai rikujtoi se në vend nuk u rrit çmimi i energjisë elektrike dhe gazit, siç e bënë vende të Eurozonës.“Ngadalë, por sigurt, në gjysmën e dytë të dhjetorit u stabilizuan çmimet e produkteve bazë, të cilat pranoj se disa nga tregtarët i rritën artificialisht, gjë që ishte një tronditje e madhe për buxhetin familjar. Nëpërmjet Inspektoratit ne monitorojmë me kujdes situatën dhe do të ndërhyjmë nëse është e nevojshme dhe mund të ndërhyjmë menjëherë duke kufizuar çmimet, por nuk duam ta përdorim atë instrument. Si Qeveri për dallim nga ajo që ndodhi në eurozonë, theksoj se ne nuk e rritëm çmimin e energjisë elektrike, që paraqet një imput të madh dhe të rëndësishëm në prodhimin final dhe në fund të ditës në çmimet e prodhimeve që janë në dyqane. Pra, as gazi e as energjia elektrike, energjitë qëndruan në çmimin e njëjtë.”, – deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.Ndërkohë nga LSDM-ja mbeten në qëndrimin e njëjtë se e gjithë masa është manipulim i pastër ndaj qytetarëve dhe se, edhe pse kanë pasur mundësi të bëjnë kontrolle të çmimeve, deri më tani nuk është bërë.“Qytetarët e kanë ndjerë se festat i kanë kaluar më vështirë, se çmimet me të vërtet kanë qenë më të larta, ku bëhet fjalë për produktet bazë, të cilat secili për festat e krishtlindjeve është dashur t’i ketë në tavolinë. Të shohim nëse do të ketë kontrolle dhe të shohim se si do të reagojë Qeveria, nëse do të dëshmojë se është në anën e qytetarëve apo definitivisht do ta vërtetojnë faktin se janë në anën e tregtarëve.”, – theksoi Bogdanka Kuzeska nga LSDM.Shporta e Vitit të Ri u hyri në zbatim më 15 dhjetor dhe do të zgjasë deri më 15 janar. Me të ishte planifikuar që çmimet e rreth një mijë produkteve të uleshin për 10 për qind

Continue Reading

Lajme nga vendi

VMRO: Shqiptarët e dinë mirë se nuk mund dhe nuk u rrezikohen të drejtat e fituara!

Published

on

Pas reagimit të BDI-së, u kundërpërgjigj VMRO-DPMNE-ja. Nga atje thonë se BDI të vetmen brengë e ka shpëtimin nga përgjegjësia penale, ndërsa shtojnë se asnjë e drejtë nuk rrezikohet. “Bashkëqytetarët tanë shqiptarë nuk bien pre e retorikave të tilla të BDI-së, sepse e dinë se BDI-ja, e vetmja gjë për të cilën shqetësohen është të shpëtojë kriminelët në radhët e tyre nga përgjegjësia para organeve të drejtësisë”, thuhet në reagimin e DPMNE-së.

Nga atje shtojnë se nuk do të kalojë retorika me të cilën BDI tenton të nxisë tension politik dhe intolerancë ndëretnike, sepse siç thonë nga VMRO-DPMNE, të gjithë e dinë dhe më së miri bashkëqytetarët shqiptarë se të drejtat e fituara kolektive në shtet nuk rrezikohen dhe nuk mund të rrezikohen kurrë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Gjuha shqipe dhe përdorimi i sajë ka përplasur edhe sot BDI-në dhe kryeministrin Mickoski

Published

on

Gjuha shqipe dhe përdorimi i sajë ka përplasur edhe sot BDI-në dhe kryeministrin Mickoski. Integristët thonë se qëllimi i Mickoskit është që është të degradoi statusin zyrtarë të gjuhës shqipe.Duke komentuar deklaratën e fundit të kryeministrit, Bashkimi Demokratik për Integrim, potencon se synimi i Mickoski është të degradoi statusin zyrtarë të gjuhës shqipe.Sipas integristëve, qëllimi i Mickoskit është që gjuhëa shqipe tëkthehet siç ishte në ligjin e vitit 2008 ku shqipja përdorej vetëm me kërkesë të shqiptarëve dhe përmes plotësimit të formularëve të veçantë.Për BDI-në, ky është një veprim i papranueshëm.
“Kjo është një përpjekje e hapur për të zhbërë të drejtën e gjuhës të garantuar me Kushtetutë dhe me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve të vitit 2018, i cili e bëri gjuhën shqipe zyrtare në të gjitha institucionet qendrore. Tashmë është e qartë se Qeveria nuk e njeh këtë realitet dhe po përgatit terrenin për ta anuluar këtë ligj përmes Gjykatës Kushtetuese. Për BDI-në, ky është një veprim i papranueshëm dhe nuk do të lejojmë që gjuha shqipe të kthehet në një status dytësor e të kushtëzohet nga burokracia apo vullneti politik i dikujt.” thonw nga Bashkimi Demokratik pwr Integrim.
Nga BDI-ja ju kanë bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të jenë të vetëdijshëm për rrezikun që po i kanoset gjuhës shqipe dhe të qëndrojnë të bashkuar kundër kësaj përpjekjeje. Përgjigje për integristët kishte kryeministri Mickoski. Sipas të parit të Qeverisë, deklaratat e opozitës janë nxitëse. Thotë se opozita të fillojë të reformohet dhe të mos merret me fjalë boshe.
“Pres që të nxisin prishjen e raporteve ndër-etnike të nxisin një gjë të tillë, por mendoj se në të njëjtën nuk do të kenë sukses dhe si tentim do të përfundojë pa- sukses. Pres kritika që janë të pabaza të cilët nuk kanë asnjë lidhje me realitetin, por mirë, e tillë është opozita jonë, shpresoj se do nxjerin mësim nga kjo dhe shumë shpejtë do të rifresohen programet e tyre por jo vetëm, ju nevojiten edhe reforma kadrovike.” tha kryeministri Mickoski.
Kujtojmë, edhe vet presidentja Siljanovska ka folur për mos dekretimin e një ligji të caktuar në të cilin parashihet përdorimi i gjuhës shqipe. Në sqarimin e sajë, Siljanovska ka deklaruar se formulimi “gjuha shqipe” nuk është kushtetues dhe pret që e njejta të përmirësohet, megjithatë, shtoi se veton nuk e ka përdorur kundër asnjë gjuhe dhe  komuniteti dhe se vendimi I saj nuk është purfindimtarë por fjalën e fundit do të kenë deputetët në Kuvend.
Continue Reading

Më të lexuarat