Connect with us

Lajme nga vendi

ABDILMEXHIT SHAQIRI KANDIDAT PËR KRYETAR TË LFK TETOVË

Published

on

Lidhja Futbollistike Komunale e Tetovës, ka caktuar Kuvendin e Rregullta zgjedhor për datën 18 janar, ndërsa sipas informacioneve nga kjo lidhje kandidat të mundshëm për postin kryetar të LFK Tetovë janë Mujdin Ismaili kryetar aktual dhe Abdilmexhit Shaqiri përfaqësuses i KF Vëllazërimit të Sllatinës.Abdilmexhit Shaqiri është një emër i njohur për klubet e futbollit të rajonit të Tetovës pasi edhe më parë ishte anëtar i Këshillit drejtues në LFK të Tetovës deh në Ligën e tretë Perëndim, ai për TV Koha tha se nëse zgjidhet kryetar I LFK Tetovë do të kthej dinjitetin futbollit tetovarABDILMEXHIT SHAQIRI – KANDIDAT PËR KRYETAR NË LFK TETOVË‘’ Unë jam i deleguar nga KF Vëllazërimi nga Sllatina me përkrahje të të gjitha klubeve tjera që garojnë në Ligën e tretë dhe Ligën e katërt në rajonin Tetovë Jazhincë. Pa ata ma mundësuan dhe kërkuan që unë të jem kandidat por jo vetëm i asaj ane por edhe i gjithë ekipeve të Lidhjes Futbollistike Të Tetovës, për të gjitha ata klube që do të garojnë në garat e LFK të Tetovës’’ tha Abdilemexhit Shaqiri kandidat për kryetar i LFK Tetovë Qëllimi kryesor që Abdilmexhir Shaqiri ka pranuar kandidaturën për kryetar të LFK Tetovë pos tjerash është edhe kthimi i dinjitetit të futbollit tetovar.ABDILMEXHIT SHAQIRI – KANDIDAT PËR KRYETAR NË LFK TETOVË‘’Unë kam qenë si aktivisht i vjetër prej vitit 2002, që kemi mbajtur Këshillin koordinues në fshatin Sllatinë ashtu që ne jemi munduar që të kemi përfaqësim të drejtë dhe real në FFM dhe atë e kemi arritur, atëherë kur ishte shumë rëndë që të depërtofsh në pjesëmarrjen e barabartë në FFM si përfaqësues të shqiptarëve. Këtë e bëri Këshilli koordinues që u mbajt në vitin 2002 dhe veprojmë në bazë të atij këshilli edhe sot e kësaj dite ‘’ tha Abdilmexhit ShaqiriKujtojmë se zgjedhjet e rregullta në Federatën e Futbollit Maqedonisë do të zhvillohen në mars të këtij viti me delegatët e ri të propozuar nga Lidhjet Futbollistike Komunale, ndërsa kandidat i vetë për kryetar është Masar Omeragiq i cili u zgjodh në Kuvendin e jashtëzakonshëm të 22 dhjetorit 2024. TV KOHA

Lajme nga vendi

Taravari konfirmon bisedën telefonike me Ahmetin

Published

on

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari i cili është larguar nga koalicioni VLEN pasi vendosi të shkojë në zgjedhje lokale ndaras, ka pranuar se ka realizuar bisedë me kreun e BDI-së Ali Ahmeti. Në një intervistë për Lajm ai thotë se takim nuk ka pasur, por është dëgjuar me të në telefon.

Takim me Ali Ahmetin a keni pasur apo prisni të keni?

“Jo, jo, jo. Ka pasur një bisedë telefonike dhe ajo është…”, deklaroi Arven Taravari, kryetar i ASH.

Televizioni Alsat që në fillim të muajit prill raportoi për një bisedë telefonike 40 minutëshe mes Taravarit dhe Ahmetit, e cila sipas burimeve tona ka bërë që Taravari të lëkundet në bindjet, që deri dje i mbronte me aq fanatizëm ndaj BDI-së. Disa herë, Taravari përmendi që partia e tij ka kanale komunikimi me BDI-në, por edhe sinjale për bashkëpunim në zgjedhjet lokale. Madje, duke relativizuar se edhe partitë tjera të VLEN-it kanë kontakte. Ndaj kësaj, mori përgjigje të ashpër nga Lëvizja Besa, Lëvizja Demokratike, Alternativa dhe përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje se nuk kanë asnjë arsye për të komunikuar me një parti të korruptuar, funksionarët e të cilës janë në lista të zeza.

Biseda telefonike është realizuar pikërisht në kohën kur Aleanca për Shqiptarët do të duhej të vendoste për mënyrën e garimit në zgjedhjet lokale, për çka Taravari disa herë përsëriti se ekzistojnë dy opsione për të garuar në zgjedhje. I pari, të garojnë së bashku me VLEN-in dhe i dyti të garojë vetëm si ASH, që në këtë rast nuk do të përjashtohej mundësia për të bashkëpunuar në komuna të caktuara me BDI-në.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

MPB: Gjatë festave të Pashkëve fotografimi për dokumentet personale do të bëhet pa termin

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme, në pritje të festave të Pashkëve, njofton se sot të gjitha Seksionet për Çështje Administrative pranë Departamentit për Çështje Administrative të MPB-së, përveç Sektorit për Çështje Administrative Shkup, do të punojnë nga ora 08:00 deri në ora 16:00.

Departamenti për Çështje Administrative Shkup, ose më saktë njësitë e tij organizative, sot do të punojnë me këtë orar:

Pika e kontrollit pranveror  dy ndërrime nga ora 7:30 e mëngjesit deri në 19:30;

Postblloku i “RTMV” dy ndërrime nga ora 7:30 deri në 19:30, dhe me të njëjtin orar do të funksionojnë edhe pikat e kontrollit në “Beko” dhe Gjorçe Petrov.

Pikat e kontrollit në Draçevë dhe Butel do të funksionojnë me një turn nga ora 10:00 deri në ora 18:00.

Advertisement

Ministria e Brendshme njofton qytetarët se fotografimi për dokumente personale do të bëhet pa caktuar termin dhe dhënia e dokumenteve do të bëhet në vazhdimësi.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Më shumë se 1000 propozime për ndryshimin e emrave të rrugëve dhe shkollave në Tetovë

Published

on

Përskaj nismës së ndryshimit të emrave të rrugëve, në Tetovë janë shtuar kërkesat edhe për ndryshimin e emrit të disa shkollave. Individë të sektorit të arsimit thonë se disa emra të shkollave, madje nuk kanë asnjë domethënie as simbolike dhe as historike për qytetarët. Nga gjithësej pesë shkolla të mesme katër prej tyre kanë emra që nuk përkojnë me siç është rasti i shkollës së mjekësisë Nikolla Shtejn.

“Ato pak të dhëna që ne i kemi nuk themi dot se janë të sakta thjeshtë ka qenë një infermier partizan që as nuk është nga shteti ynë e as nuk lidhet diçka me vendin tonë. Meqë edhe jemi shkolla më e madhe në vend shpesh kemi kërkesa nga prindër e nxënës se përse shkolla nuk merr një emër që do lidhej qoftë me Tetovën qoftë me ndonjë personalitet të mjekësisë”, tha Malësore Ramadani, drejtoreshë e SHMK “Nikolla Shtejn”.

Kërkesa të këtilla ka pasur edhe në shkollat tjera.

“Në kuadër të Komunës së Tetovës funksionojnë pesë shkolla të mesme nga të cilat vetëm njëra nga to ka emrin “7Marsi” ndërsa katër të tjerat kanë emra të periudhës së komunizmit dhe realisht sipas kërkimeve që kemi bë për një shkollë që quhet Nikolla Shtejn, nuk ka të dhëna as në google apo mjete tjera kërkimore”, tha Nazmi Dauti, sektori për Arsim Tetovë.

Nisma të ngjashme për ndërrim të emrave të shkollave fillore dhe të mesme ka pasur disa herë, por shkaku i mungesës së kohezionit politik në pushtetin lokal, ndryshimi i tyre, gjithnjë ka dështuar.
Problemi me emrat e shkollave po hapet në të njëjtën kohë kur procedura për ndryshimin e emrave të rrugëve në Tetovë është në fazën e debatit publik. Numri i propozimeve të dorëzuara në dy debatet e fundit publike ka arritur në 1050. Edhe pse sot duhej që të mbahet debati i tretë publik, debati është anuluar për javën e ardhshme, shkaku i festës së Pashkëve. Zëdhënësi i komunës Albion Alili për Alsat thotë se procedura zhvillohet pa përplasje.

Advertisement

“Pas debateve komisioni do të vlerësojë propozimet dhe biografitë e emrave të propozuar dhe do veprojë për emërtim të tyre. Realisht komisioni po punon në formën e paraparë dhe do veprohet. Nuk ka ndonjë përplasje siç plasohet në opinion, gjithëçka shkon si duhet”, u shpreh Albion Alili, zëdhënës i komunës së Tetovës.
Për momentin nuk ka ndonjë afat konkret se sa procedura do të zgjasë. /Alsat.mk

Continue Reading

Më të lexuarat