Lajme nga vendi
Drejtoria e Doganave konfiskon mbi 700 kilogramë duhan
Departamenti për kontroll dhe hetime pranë Drejtorisë doganore ka kryer aksion të madh në Manastir dhe Resnjë në të cilin janë konfiskuar 780 kilogramë duhan të prerë në vlerë të përgjithshme prej 3,4 milionë denarë
Siç njoftojnë nga Drejtoria doganore në aksion u kryen kontrolle në banesa dhe dhoma shërbimi, si dhe në tregjet e qytetit.
“Tre persona do të përgjigjen penalisht, ndërsa një person do të dënohet për kundërvajtje. Nga këto akte në procedurë para hetimore është konstatuar dëm i drejtpërdrejtë në Buxhetin në vlerë prej 2,8 milionë denarë. Përkatësisht, me datën 13.12.2024, pas lëshimit të urdhrit për bastisjen e shtëpisë dhe objekteve tjera ndihmëse nga Gjykata Themelore në Resnjë, inspektorët e Departamentit për Kontroll dhe Hetime kanë kryer bastisje të objekteve ndihmëse që përdoreshin si dyqan nga personi S.T nga Resnja. Gjatë kontrollit janë gjetur rreth 259 kilogramë duhan të prerë. Kontrolle janë kryer edhe në tregun e qytetit, gjatë të cilave personi R.N nga Resnja janë marrë 100 kilogramë duhan të prerë”.
“Të njëjtën ditë, pas lëshimit të urdhrit për bastisje të banesës dhe objekteve të tjera ndihmëse nga Gjykata Themelore në Manastir, bastisja e objekteve ndihmëse që përdoreshin si garazhe është kryer nga personi F.K, ku u gjetën rreth 283 kilogramë duhan i prerë. Po ashtu, gjatë kontrolleve në tregun e qytetit në Manastir, të njëjtit person i janë marrë edhe 88 kilogramë duhan të prerë, si dhe 49 kilogramë duhan të prerë nga personi T.N”, thonë nga Drejtoria doganore.
Lajme nga vendi
MEXHITI: ÇDO DITË KONTRIBOJMË PËR AJËR MË TË PASTËR
Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, z. Izet Mexhiti mori pjesë në aksionin e mbjelljes së fidaneve në Mega Parkun e ri në komunën e Karposhit, pjesë e aksionit për gjelbërimin urban të Shkupit, me donacion nga Bashkimi Europien përmes projektit ‘BE për ajër të pastër’.
Gjatë nismës për mbjelljen e 956 drunjve, në prani të ambasadorit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Mihalis Rokas, përfaqësuesit të UNOPS-it në Maqedoninë e Veriut Marko Vujaçiç, dhe kryetares së Qytetit të Shkupit Danela Arsovska, Mexhiti tha se kjo nismë thekson fuqinë e partneriteteve midis Bashkimit Evropian, pushtetit qëndror dhe pushtetit lokal si dhe partnerëve zbatues si UNOPS-i.
‘Duke punuar së bashku, kemi harmonizuar me sukses burimet, ekspertizën dhe një angazhim të përbashkët për përmirësimin e mjediseve urbane. Duke mbjell 956 pemë, të cilat janë dy dhe tre vjeçare, nga 16 lloje pemësh autoktone, të cilat përveç efektit në reduktimin e sasisë së CO2 në atmosferë, do të apsorbojnë edhe grimcat PM, do t’i kufizojnë efektet e ishujëve të nxehtësisë urbane, ndërsa gjelbërimi i disa lokacioneve në qytet do ta bëjë mjedisin shumë më të këndshëm dhe më atraktiv për aktivitete rekreative, siç janë brigjet e lumit Vardar’ tha Mexhiti.
Mexhiti informoi se aksioni nuk do të zbatohet vetëm në Shkup, por se veprime të tilla janë ndërmarrë dhe do të ndërmerren në qytetet e Tetovës, Kumanovës dhe Manastirit dhe do t’ju mundësohet katër qyteteve më të mëdha në Maqedoninë e Veriut t’i bashkohen nismës së Këshillit Ekonomik të OKB-së për Evropën “Sfida e pemëve në qytete”, sepse do të mbjellen rreth 6000 pemë kryesisht me gjelbërim të përhershëm si pjesë e masave kundër ndotjes së ajrit.
Ambasadori i BE-së tha se përmes kësaj nisme është pasuruar biodiversiteti i qytetit, duke kontribuar në një ekosistem urban më të shëndetshëm,duke shtuar se mbjellja e afro 1000 pemëve kontribuon në filtrimin e ndotësve të dëmshëm nga ajri dhe rregullon ciklet hidrologjike dhe përmirëson hapësirat e gjelbra të Shkupit.
Kryetarja e Shkupit Danella Arsovska tha se këto lloj nismash përfaqësojnë veprime konkrete për të reduktuar ndotjen e ajrit, duke adresuar një nga sfidat urgjente mjedisore.
Drunjtë që u mbollën sot janë dhuruar nga BE-ja përmes projektit të BE-së për ajër të pastër, ndërsa mbjelljen e ka bërë Qyteti i Shkupit përmes Ndërmarrjes Publike Parqe dhe Gjelbërim.
Lajme nga vendi
Largimi i Grubit përmes Bllacës, Iseni nga MPB thotë se po kryhen kontrolle
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni në intervistën për Alsat tha se Sektori për Kontroll të Brendshëm po shqyrton shkeljet eventuale të zyrtarëve policorë gjatë kalimit të Artan Grubit në Pikën Kufitare Bllacë.
Sipas tij, ka dyshime për rrjedhje eventuale të informatave nga policia në lidhje me çështjen e Grubit. Iseni, nuk dha informatë nëse Grubi ka qenë në Stop listë, gjegjësisht nëse ka pasur ndalesë për ta lëshuar shtetin.
“Ne shpresojmë se gabimi apo lëshimi nuk ka qenë i qëllimshëm nga ana e policit kufitar dhe gjithashtu ne në terren, e kemi kontrollin e brendshëm, i cili është përgjegjës për këtë dhe normalisht nëse ka të dhënë të tillë me të cilën e shohin se ka pasur tendencë të qëllimshme, atëherë normalisht do të marrim masa si Ministri e Punëve të Brendshme…Ka dyshime, kontrollohen këto informacione dhe normalisht nëse vërtetohet një gjë e tillë besoj se do të jetë edhe një dëshmi shtesë për këtë vazhdimësi të rrjedhë të këtyre ngjarjeve kriminogjene të cilat do të thotë se i takojnë pushtetit të kaluar”, deklaroi Astrit Iseni, zëvendësministër i Punëve të Brendshme. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Blerim Bexheti: Artan Grubi nuk është pjesë e BDI-së
Pasi SHBA e futi në listën e zezë, Artan Grubi njoftoi se do të tërhiqet nga jeta publike, dhe për këtë, Blerim Bexheti nga BDI, në studion e Daily Click tha se, Grubi nuk është më pjesë e Bashkimit Demokratik për Integrim, përcjell TV21.
“Pas atij momenti, Artan Grubi është tërhequr nga jeta publike. Sigurisht se edhe ai ka informacionin që paraprakisht ka një vendim të tillë në organet partiake dhe është tërhequr nga çdo organ dhe rol dhe faktikisht nuk është pjesë e BDI-së pas atij vendimi”, tha Blerim Bexheti.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve