Lajme nga vendi
Aksion i madh policor, arrestohen 29 veta, mes tyre ish-drejtorë për shpërdorim të miliona eurove
29 persona dyshohen për organizim të një shoqate kriminale për shpërdorim të thirrjes publike për prokurimin e aditivëve, që ka shkaktuar një dëm prej 6.5 milionë euro.
Vasko Kovaçevski, ish-drejtor i Elektranave të Maqedonisë (ESM) dhe ish-anëtar i Bordit Drejtues të kompanisë, është një nga emrat e njohur të përfshirë në aksionin e sotëm të MPB-së për zbardhjen e disa akteve që kanë të bëjnë me krimin epik në termocentralet TEC Manastir, TEC Oslomej dhe TEC Negotina, për të cilën flitet prej kohësh, përcjell INA.
Gjithsej 29 persona fizikë dhe 4 persona juridikë nga Velesi, Negotina, Manastiri, Kërçova dhe Shkupi janë përfshirë nga megaaksionin e MPB-së.
Portali Plusinfo merr vesh se cilët persona janë të dyshuar.
Përveç Kovaçevskit, i cili dyshohet për veprën e keqpërdorimit në shërbim, në listën e të dyshuarve është edhe Vasko Stefanov, i cili pasoi Kovaçevskin në pozitën e drejtorit të përgjithshëm të ESM.
Në aksion është edhe Pece Matevski nga Manastiri, ish-drejtor i TEC Manastir.
Stefanov dhe Matevski dyshohen se si anëtarë të shoqatës kriminale kanë ndihmuar në keqpërdorimin e procedurës për thirrje publike.
Drejtori komercial i ESM, Ardian Muça, nga ana tjetër, dyshohet për veprën penale shpërdorim i pozitës zyrtare.
Bëhet fjalë për keqpërdorim të një thirrjeje publike për prokurimin e aditivëve për TEC Manastir dhe TEC Oslomej, gjatë së cilës të dyshuarit si anëtarë të shoqatës kriminale kanë shkaktuar dëm dhe kanë përfituar dobi pasurore të kundërligjshme prej rreth 6.5 milionë euro.
Si organizator i bashkimit kriminal dyshohet se Danço Stojanovski nga Velesi, i cili ishte drejtor komercial i ESM-së para Muçës. Në kërkim të provave janë hapur dy kasaforta të Danço Stojanovskit.
Si organizatore në cilësinë e bartësit të kontratës për aditivët dyshohet edhe Maya Yordanova nga Velesi. Emri i kësaj gruaje nga Velesi, punonjëse e SHA “Posta e Maqedonisë”, pronare e një kompanie private pa asnjë punonjës, u përmend për herë të parë në media në lidhje me një marrëveshje miliona dollarëshe për aditivët nga Italia për shtetin. ESM, të cilën e ka marrë si ofertues i vetëm. Danço Stojanovski dhe Maja Jordanova janë kushërinj.
Në aksion është përfshirë edhe Nebojsha Stojanoviq nga Negotino, edhe si organizator. Ai është ish-drejtor i TEC Negotinë. Dhe emri i tij qarkullonte në media, për shkak të një marrëveshjeje më të madhe që kompania e bashkëshortes së tij Milicës kishte lidhur me REK Manastir, ku si nënshkrues në anën tjetër figuron i dyshuari Pece Matevski nga Manastiri.(INA)
Lajme nga vendi
Bexheti: Ligji për shkollim të mesëm u tërhoq falë reagimit të popullit
Deputeti i Frontit Evropian, Blerim Bexheti, ka deklaruar se propozim ligji për shkollim të mesëm është tërhequr falë reagimit të popullit dhe jo nga dëshira e qeveritarëve.
“Propozimi për ligjin për shkollim të mesëm nuk u tërhoq nga dëshira e qeveritarëve pa legjitimitet etnik por u tërhoq falë reagimit të fuqishëm të popullit!
Ky është një shembull i qartë i asaj se çfarë mund të arrihet kur zëri i qytetarëve dëgjohet në Kuvend dhe kur ne qëndrojmë të bashkuar për të mbrojtur të drejtat dhe interesat tona.
Maqedonia e Veriut është shtet multietnik, respekti i ndërsjellë dhe barazia midis shqiptarëve dhe maqedonasve janë gurëthemeli për stabilitet, siguri dhe një të ardhme të qëndrueshme.
Cënimi i Marrëveshjes së Ohrit nga Qeveria është i papranueshëm!”, ka shkruar Bexheti.
Lajme nga vendi
VLEN: Stopuam ligjin për arsim të mesëm
Pas parashtrimit te amandamenteve nga ana e koalicionit VLEN, qeveria e tërhoqi ligjin për arsim të mesëm.
“U dëshmua edhe njëherë se faktori kyç që është garantuese e interesave shqiptare është vetëm VLEN.
Ne vepruam ashtu si na ka hije. Pa zë dhe pa zhurmë. Në lexim të parë dhamë porosinë duke mos e votuar aspak, ndërsa kur duhej parashtruam amandamente. Si rezultat kemi tërheqjen e ligjit nga ana e qeverisë.
Intonimi shtetëror nuk do të bëhet në shkollat e vendit, por në Veles po, sepse BDI ka votuar pro intonimit të himnit maqedonas në atë komunë.
VLEN është garanca se nuk do të kalojnë ligje të njëanshme sikur që ka ndodhur me BDI-në në të kaluarën”, thuhet ne reagimin e koalicionit VLEN.
Lajme nga vendi
Kryetari i Kuvendit të Turqisë të hënën vizitë në Tetovë, do të ketë regjim të veçantë në komunikacion
Me datë 23 dhjetor (e hënë) në Tetovë, me rastin e qëndrimit të delegacionit zyrtar të kryesuar nga Kryetari i Kuvendit të Madh të Republikës së Turqisë, Sektori i Punëve të Brendshme Tetovës do të vendosë regjim të veçantë të qarkullimit në zonën qendrore të qytetit në periudhën prej orës 05:00 të mëngjesit deri në përfundim të vizitës zyrtare.
Gjatë kësaj periudhe do të ndalohet parkimi i automjeteve nga kryqëzimi i Bërvenicës deri te Universiteti i Tetovës, pastaj në bulevardin e “Ilindenit” nga kryqëzimi me rrugën “Kthesa e Bërvenicës” deri tek Xhamija e Larme, përgjatë rrugës “Kiro Ristoski – Drnc”, rrugën e “Lubotenit” deri tek Arabati Baba Teqe, pastaj rruga “Gjorçe Petrov” dhe “Vëllezërit Miladinovi”.
“SPB Tetovë apelon që qytetarët të hënën (23 dhjetor) të mos drejtojnë automjete në zonën qendrore pa nevojë më të madhe dhe imediate dhe të respektojnë dhe veprojnë sipas urdhrave dhe udhëzimeve të zyrtarëve policorë”, thonë nga SPB Tetovë.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve