Connect with us

Lajme nga vendi

Sot Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Gruas

Published

on

Vendi më i rrezikshëm për femrat, sipas statistikave të OKB, është shtëpia e tyre. Edhe në Gjermani dhuna ndaj gruas është prezente. Gati çdo ditë një femicid, sipas statistikave.

Dhuna ndaj grave është një problem global. OKB vlerëson se deri në 70 për qind e grave vuajnë nga dhuna seksuale, fizike ose psikike të paktën një herë në jetën e tyre. Dita e 25 Nëntorit konsiderohet si ditë aksioni kundër dhunës ndaj grave dhe kërkon të tërheqë vëmendjen kudo në botë për dhunën ndaj tyre. Synimi është denoncimi i dhunës në familje,  si edhe dhuna kundër gruas në luftëra apo kur janë në arrati. Protesta e grave sot drejtohet kundër abuzimit dhe përdhunimit, kundër martesave të detyruara dhe prostitucionit të detyruar.

Në vitin 2022, 48.800 gra në botë prej tyre u shuan nga kjo dhunë, sipas OKB. Edhe në Gjermani gati çdo ditë një grua vritet nga partneri,sipas autoriteteve. Çdo tre minuta një grua apo një vajzë përjeton dhunë.

Dhuna ndaj grave vazhdon të rritet edhe në Gjermani.  Këtë e tregon raporti aktual i situatës mbi dhunën ndaj gruas i titulluar “Krimet specifike gjinore ndaj grave në vitin 2023”. Raporti i prezantuar nga Zyra Federale e Kriminalistikës javën e kaluar shfaqet për herë të parë në këtë formë, pasi ai përmban të dhëna edhe për krimet ndaj grave për shkak të paragjykimeve ndaj tyre, si dhe shifra për krimet që kryhen kryesisht në dëm të grave. 322 krime si pasojë e paragjykimeve kundër gruas u regjistruan nga policia vitin e kaluar si dhe 938 delikte të vrasjes së grave, 9 më shumë se në vitin 2022.

“Dhuna ndaj grave na prek të gjithëve. Ne shohim një femicid në Gjermani pothuajse çdo ditë.  Çdo tre minuta një grua apo vajzë në Gjermani përjeton dhunë në familje. Çdo ditë më shumë se 140 gra dhe vajza në Gjermani bëhen viktima të një krimi seksual. Ato bëhen viktima sepse janë gra. “Kjo është e padurueshme – dhe kërkon angazhim të vazhdueshëm,” u shpreh ministrja e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser gjatë prezantimit të raportit të situatës aktuale në këtë drejtim nga Zyra Federale e Kriminalistikës.

Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj gruas u thirr për herë të parë në vitin 1981 nga gratë në Karaibe dhe Amerikën Jugore. Gratë përkujtuan me këtë ditë tre motra që jetonin në Republikën Domenikane që u rrëmbyen, përdhunuan dhe u vranë. Patricia, Minerva dhe Maria Teresa Mirabal vdiqën më 25 nëntor 1960 nga dhuna e ushtarëve të regjimit famëkeq Trujillo, i njohur si regjim diktatorial dhe brutal. Në vitin 1999 kjo ditë aksioni u njoh zyrtarisht nga OKB. Në deklaratat ndërkombëtare dhuna ndaj gruas sot klasifikohet si shkelje e të drejtave të njeriut.Top Channel

Advertisement

Lajme nga vendi

Mexhiti: Kot i fërkoni duart, VLEN-i nuk përçahet!

Published

on

Gjatë fjalës së tij në shënimin e 10 vjetorit të Lëvizjes BESA, zv.kryeministri i parë, njëherësh edhe kryetar i Lëvizjes Demokratike, tha se VLEN-i po fuqizohet dhe të gjithë ata që po presin përçarjen e këtij koaliconi, po gabohen.

“Dikush prej anash pyet çfarë ndodh. Sheh Kuvendin e Alencës, LD-së, Alternatvës, Besës dhe i fërkon duart se do të ketë përçarje. Por, ne ju themi se nuk arritët ta pëçani VLEN-in sepse ja vlejti dhe bëri ndryshimin. Nuk arritët ta përçani as kur ishim në opozitë, as kur kishi pushtetin, as kur atëherë kur i kishi gjithë ato instrumente. Mos fërkoni duart se tash fuqizimi dhe forcimi i Besës është në të njejtën kohë fuqizim i VLEN-it, LD-së dhe Aleancës, Alternativës…”, tha Mexhiti.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Taravari: Për gjashtë muaj në Spitalin e Gostivarit janë investuar rreth 400 mijë euro

Published

on

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, e ka vizituar spitalin e Gostivarit, për të cilin tha se për gjashtë muaj janë investuar gjithsej 25 milionë denarë, ose rreth 400 mijë euro

Taravari tha se së shpejti do të paralajmërojnë edhe punësimin e atyre që janë me kontratë në vepër, të cilët do të marrin vendime.

“Theksoj se Spitali i Gostivarit është lider me investime në këto pesë muaj të qeverisë së re. Përveç që dëgjoj prej pacientëve që spitali punon më në rregull, tash shoh investime edhe brenda edhe jashtë spitalit. Do të ketë oborr të ri, rrugë të re për autoambulancat, administratë e renovuar dhe ambulanca të renovuara. Në anestezeologji shoh aparatet e reja që janë sjellë, dy eko aparate të reja, dy EGK aparate të reja”.

“10 milionë denarë investim nga vet spitali dhe 15 milionë denar investime prej Ministrisë së Shëndetësisë, pra rreth 400 mijë euro investime në spitalin e Gostivarit. Synimi im ka qenë që kështu të udhëhiqet një spital. Shumë shpejt do të paralajmërojmë edhe punësimin e atyre që janë me kontrata të marrin vendime, 600 specialis dhe afër 1100 punëtorë të mesëm shëndetësor do të punësohen në spitalet në gjithë territorin e RMV-së”, tha Taravari.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Prokuroria: Ka prova materiale që Ljupço Palevski është autor i vrasjes së dyfishtë

Published

on

“Ka prova materiale që e lidhin të akuzuarin e parë, Ljupço Palevski Palço, me vrasjen e të miturës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi”

Këtë e thanë sot prokuroret Zhaklina Krstevska Josifovska dhe Ana Stojkovic Dimitrovska, para fillimit të seancës së re gjyqësore.

Ata për herë të parë u deklaruan publikisht që nga fillimi i gjykimit, ndërsa komentuan edhe pretendimin e të akuzuarit Vlatko Keshishev, i cili dorëzoi deklaratë të re ku thuhet se Palevski nuk ka qenë në vendin e vrasjes, por ka fjetur në parti.

“Kjo deklaratë nuk ka vlerë provuese dhe të pandehurit do të kenë mundësi të paraqesin mbrojtjen e tyre gjatë gjykimit”, tha prokurorja Stojkoviq Dimitrovska.

Sipas aktakuzës, Keshishev ka dërguar policinë në vendin ku janë varrosur viktimat dhe paraprakisht ka deklaruar se Palevski është autor i vrasjeve. Por versioni i tij i ri e mohon këtë pretendim.Gjykimi vazhdon me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria dhe më pas do të shqyrtohen provat materiale që duhet të vërtetojnë fajësinë e të akuzuarve.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat