Lajme nga vendi
Policia ka gjetur bjeshkatarët që kishin humbur në rrethinën e Tetovës

MPB Maqedoni njofton se dje (03.11.2024) në ora 22:10 mbi fshatin Përshevcë, Tetovë, pas ndërmarrjes së masave dhe kërkimit të organizuar, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë gjetur 12 alpinistët, të cilët ishin denoncuar si të humbur
“Më datë 03.11.2024 në ora 22:10 mbi fshatin Përshevcë, Tetovë, pas ndërmarrjes së masave dhe kërkimit të organizuar, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë gjetur 12 alpinistët nga fshati Bogovinë, fshati Lisec, fshati Rakovec, fshati Përshevcë dhe Tetova, në gjendje të mirë shëndetësore, pasi në orën 21:30 A.R nga Bogovina e Tetovës ka raportuar se nuk ka mundur të kontaktojë me ta”.
“Gjegjësisht, gjatë ditës kanë shkuar në malin mbi fshatin Përshevcë për të shkuar në vendin e quajtur “Liqenet e Dobroshtit”, dhe lokacioni i fundit nga i cili kanë kontaktuar ka qenë kur kanë qenë te “Tre çezmat” afër kufirit me Kosovën. Personat janë dërguar për ekzaminim në Spitalin klinik të Tetovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Lajme nga vendi
Dhurohen 24 pajisje ortopedike për personat me aftësi të kufizuara fizike

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani së bashku me kryetarin e Lidhjes nacionale të personave me aftësi të kufizuara fizike të Maqedonisë së Veriut – “Mobiliteti Maqedoni”, Branimir Jovanovski, dhuruan 24 pajisje ortopedike për persona me aftësi të kufizuara fizike. Mjetet për blerjen e ndihmave sigurohen çdo vit nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve.
“Mobiliteti Maqedoni”, nëpërmjet një njoftimi publik në rrjetet sociale dhe një thirrje të publikuar në dy gazeta ditore, në mënyrë transparente i ftoi anëtarët e saj, si dhe persona të tjerë me aftësi të kufizuara fizike nga Maqedonia e Veriut të cilët kanë nevojë për ndihma ortopedike dhe aksesorë për pajisje ortopedike, të aplikojnë në thirrjen e hapur.
Thirrja kishte të bënte me skuterë elektrikë, karroca me rrota elektrike dhe aksesorët elektrikë për karrocat invalidore. Gjatë kësaj, u ndanë 14 skuterë elektrikë, 7 karroca me rrota elektrike dhe 3 aksesorë elektrikë për karroca invalidore.
Ministri theksoi se këto aksesorë ndihmës nuk janë vetëm mjete teknike. Ato përfaqësojnë një mjet lirie, pavarësie, aktiviteti dhe vetëbesimi, si dhe se ato janë pjesë e rrugës drejt jetesës së pavarur dhe përfshirjes.
Gjatë kësaj ngjarjeje, ai shprehu mirënjohje për “Mobiliteti Maqedoni”, punonjësit e shëndetësisë dhe ata socialë, si dhe organizatat që punojnë me persona me aftësi të kufizuara për përkushtimin dhe kontributin e tyre në realizimin e këtij misioni të rëndësishëm.
“Ne mbetemi të përkushtuar për të krijuar një shoqëri në të cilën të gjithë kanë mundësinë të jetojnë, të marrin pjesë dhe të kontribuojnë në mënyrë të barabartë. Së bashku, le të vazhdojmë të ecim drejt një të ardhmeje më gjithëpërfshirëse”, tha Limani.
Lajme nga vendi
80-vjeçari nga Maqedonia shkoi për të takuar një vajzë në Beograd, han dajak dhe mbetet pa para

Një i moshuar nga Maqedonia përjetoi ferrin në Beograd gjatë një “takimi të organizuar” me një vajzë që e kishte njohur online shkruajnë mediat serbe
Një maqedonas 80-vjeçar është rrahur dhe grabitur para tre ditësh në Beograd, mëson Telegraf.rs.
Siç tregon vetë ai, përmes një rrjeti social kishte njohur një vajzë nga Beogradi me të cilën ishte marrë vesh të takohej.
Ai kishte rezervuar një dhomë hoteli dhe, sipas rrëfimit të tij, kishte shkuar në park për t’u takuar me vajzën e supozuar nga Facebook-u.
Por, në vend të saj, është paraqitur një grup burrash të cilët, sipas tij, e kanë rrahur dhe grabitur.
Hetimet janë ende në zhvillim.
Lajme nga vendi
Kryesia e ASH-së: Nuk jemi dekor politik, por faktor kyç në qeverisje

Pas takimit të zhvilluar mes Kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, dhe Kryeministrit Hristijan Mickoski, Kryesia e ASH-së ka dalë me një deklaratë përmes sekretarit të përgjithshëm, Blerant Ramadani, duke riafirmuar pozicionin e saj politik në kuadër të qeverisjes së re.
Ramadani theksoi se Aleanca për Shqiptarët nuk është një dekor politik në qeveri, por një faktor kyç që udhëhiqet nga parime të qarta dhe vizion i përgjegjshëm për shtetin. Sipas tij, partia mbetet e përkushtuar ndaj barazisë, pastrimit të institucioneve dhe ndërtimit të një shteti që respekton çdo qytetar, pa dallime.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve