Lajme nga vendi
Kapen 4kg marijuhan në një garazhë në qendër të Shkupit

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), sot në nje garazhë në qendër të Shkupit është gjetur dhe konfiskuar 4 kilogramë marijuhanë, shkruan Alsat.
“Me datë 02.11.2024, njësiti për tregti të paligjshme në Shkup, me urdhër të mëparshëm të Gjykatës Themelore të Shkupit, ka kontrolluar garazhin në qendër të Shkupit, ku kanë gjetur dhe konfiskuar rreth katër kilogramë marijuhanë, të paketuara në disa pako. Sipas urdhrit të prokurorit, marijuhana e gjetur është hequr dhe dorëzuar në ekzaminim dhe pas zbardhjes së plotë të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Alsat.mk
Lajme nga vendi
Artisti Nikoll Nikprelaj zgjodhi Tetovën për ekspozitën e tij personale “Kontrast”

Drejtoresha e Galerisë së Arteve në Tetovë, Arbenita Meta përmes një postimi në profilin e saj ka falenderuar artistin Nikoll Nikprelaj që ka zgjedhur Tetovën për të mbajtur ekspozitën e tij personale personale “Kontrast”
Lajme nga vendi
Mexhiti: Hapëm derën deri tek 600 milionë euro fonde për projekte të gjelbra përmes programit #EULIFE25

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti informoi sot se thirrjet për programin #EULIFE25 janë zyrtarisht të hapura dhe vendi ynë është i vetmi në rajon që ka qasje në këto fonde.
Mexhiti i bëri thirrje komunitetit akademik, komunave, institucioneve shkencore dhe arsimore, sektorit privat dhe shoqatave të qytetarëve që të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të aplikojnë drejtpërdrejt në njërën nga thirrjet e hapura, në mënyrë që, sipas tij, idetë e gjelbra të mund të transformohen në projekte konkrete të mbështetura nga BE!
Programi LIFE mbështet projekte në katër fusha kryesore edhe atë; Mbrojtja e natyrës dhe biodiversitetit, Ekonomi cirkulare, Veprimi ndaj klimës – zbutja dhe përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike dhe Energji e pastër dhe burime të qëndrueshme.
“Idetë, vizionet dhe iniciativat tuaja për një të ardhme të qëndrueshme tani mund të mbështeten me fonde të konsiderueshme evropiane”, shkroi në rrjetet sociale”, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.
Për t’u bërë pjesë e programit, palët e interesuara duhet të regjistrohen për të ndjekur ditët virtuale informuese #EULife25 nga 13 deri më 15 maj, ku kanë mundësinë të marrin këshilla dhe udhëzime për plotësimin e aplikimeve direkt nga ekspertë evropianë.
Më shumë informacion rreth thirrjeve të hapura dhe ditëve informuese në linkun e mëposhtëm: https://cinea.ec.europa.eu/news-events/news/life-calls-proposals-2025-claim-your-share-eu600-million-and-help-create-sustainable-future-europe-2025-04-24_en.
Lajme nga vendi
Kallëzim penal ndaj ish-drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë për keqpërdorim të detyrës zyrtare

SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër F.A. nga Kumanova për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i detyrës dhe autorizimeve zyrtare”, sipas nenit 353 paragrafi 4, në lidhje me nenin 45 të Kodit Penal.
I kallëzuari – në cilësinë e drejtorit të Institucionit Publik Shëndetësor “Shtëpia e Shëndetit” Kumanovë, gjatë periudhës nga viti 2020 deri në vitin 2024 ka lidhur kontrata pune në mënyrë të paligjshme dhe ka punësuar persona pa marrë më parë leje nga Ministria e Shëndetësisë, dhe më pas, pa siguruar pëlqim nga Ministria e Financave, ka punësuar në mënyrë të paligjshme gjithsej 127 persona, duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për marrëdhënie pune dhe Ligjin për transformim në marrëdhënie të rregullt pune, siç është konstatuar nga Inspektorati Shtetëror i Punës.
Të njëjtëve persona, i kallëzuari u ka paguar në mënyrë të paligjshme paga në shumë të përgjithshme prej 21.594.510 denarësh, duke e dëmtuar për atë shumë buxhetin e ISHP “Shtëpia e Shëndetit” Kumanovë.(INA)
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve