Connect with us

Lajme nga vendi

Rokas: Përfshirja e bullgarëve në kushtetutë, kusht për negociatat

Published

on

Ambasadori i BE-së Mikalis Rokas nga konferenca e përbashkët me ministrin për Çështje Evropiane Orhan Murtezani theksoi edhe një herë se BE-ja rekomandon të merren seriozisht reformat që përfshin grup kapitullin “Themeloret”, besimi në sistemin gjyqësor duhet të përforcohet dhe duhet të ketë dënime të rasteve të korrupsionit të lartë. Rokas tha se BE-ja do t’i mbeshtesë institucionet në ndërtimin e kapaciteteve të tyre për hapjen e negociatave. Rreth ndryshimeve kushtetuese më afat të prolonguar, Rokas përsëriti qëndrimin e kryetares së Komisionit Evropian, Ursula Fon Der Lejen.

“Është e pamundur të spekuloj për hipoteza, por ajo që është e qartë si kristali dhe që do të doja ta them është se kur kryetarja e Komisionit Evropian Ursula Fon Der Leyen ishte këtu, në të njejtën foltore ajo dha porosi të qartë dhe do të doja ta citoj. E para kishte diskutim për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe ajo gjithsesi ju faleminderua Maqedonisë së Veriut për këtë, dhe më pas citoj ’Kemi qëllim të qartë, që të hapet grup kapitulli I parë “themeloret”, sa më shpejtë të jetë e mundur. Pothuajse kemi arritur deri atje, e dimë se bëhet fjalë për ndryshimet kushtetuese që vendi juaj detyrohet t’I zbatojë. Tani na nevojiten përpjekje, bashkëpunim dhe dialog të përbashkët dhe shpresoj se të gjitha palët politike në vend do të bashkohen dhe do ta ndërmarrin këtë hap vendimtarë përpara’ dhe më tej vazhdoi se është e bindur, njësoj siç tha kryeministri se mund të tejkalohen pengesat që ekzistojnë akoma ”, deklaroi Mihalis Rokas Ambasadori I BE-së në Shkup. /Alsat.mk

Lajme nga vendi

Në Tetovë nesër organizohet koncerti gala “Tre tenorët”

Published

on

Nesër në mbrëmje në Pallatin e Kulturës në Tetovë do të mbahet koncerti Gala
“Tre tenorët”, i cili njëkohësisht është koncerti përmbyllës I festivalit të 12 me
rradhë Skena e muzikës serioze shqiptare.Në këtë koncert do të performojnë
tenorët Kastriot Tusha, Arif Vladi dhe Josif Gjipali.Organizatori I këtij aktiviteti
kulturor Fatos Lumani, është shprehur se qëllimi final i këtij organizimi kulturor
është që skena e muzikës serioze shqiptare të transformohet në drejtori e veçantë
që do të financohet nga shteti.
Fatos Lumani deklaroi se ky festival do të sjellë muzikë të përzgjedhur nga repertori shqiptar dhe botëror shoqëruar nga orkestra simfonike.Dy tentorët pjesëmarrës në këtë Gala, Arif Vlladi dhe Kastriot Tusha u shprehën të kënaqur që do të performojnë para publikut tetovarë. Ata nënvizuan se gjithmonë janë mirëpritur nga publiku tetovar.
Ndërkohë, Arif Kastriot dhe drejtori I sapozgjedhur i qendrës për kulturë në Tetovë Fatlind Hajdini është shprehur I kënaqur që do të jetë nikoqir i këtij evenimenti mjaft të
rëndësishëm kulturor në Tetovë.
Skena e muzikës serioze shqiptare mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe
Turizmit e Maqedonisë së Veriut, Qendra për Kulturë – Tetovë dhe Komuna e
Tetovës. Hyrja do të jetë falas për të gjithë, ndërsa fillon në orën 19 e 30. TV KOHA
Continue Reading

Lajme nga vendi

LSDM me ligj të ri: Kryeministri, ministrat dhe deputetët të kenë vetëm shtetësi maqedonase!

Published

on

Sot LSDM shpalli iniciativë për ndryshime ligjore me të cilat, sipas tyre,do të vendoset një kusht i qartë se kryeministra, zëvendëskryeministra, ministra dhe deputetë mund të jenë persona që kanë vetëm shtetësi maqedonase.

Kuzeska deklaroi se qëndrimi i LSDM-së është i qartë se politikanët duhet të jenë besnik ndaj popullit dhe shtetit:

“Meqenëse Mickoski thotë se ka pasur maqedonas më të mëdhenj dhe më të vegjël dhe Bozinovska ka qenë maqedonasja më e madhe, ne do të kërkojmë që ato ndryshime të hyjnë në fuqi menjëherë, nga përbërja aktuale. Institucionet tona duhet të udhëhiqen nga njerëz që kanë vetëm një shtet, dhe besnikëri ndaj vetëm një vendi, ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut. Është koha që kjo qeveri të tregojë nëse do patriotizëm të vërtetë apo do të vazhdojë të përdorë atë fals. Qëndrimi ynë është i qartë: politikanët duhet të jenë besnikë ndaj popullit, shtetit dhe të ardhmes së këtij vendi. Prandaj kërkojmë që Bozinovska menjëherë të japë dorëheqje dhe u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që ta përkrahin këtë iniciativë për të siguruar që vetëm njerëzit që qëndrojnë me ndershmëri pas shtetit do të mund ta udhëheqin shtetin”, tha zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, në konferencën e sotme për media.

Nga LSDM akuzojnë Bozhinovskën,ndersa Ministrja e Energjetikës,Sanja Bozhinovska pohon se posedon vetëm nënshtetësi maqedonase dhe çeke dhe se për momentin nuk ka dokument të vlefshëm udhëtimi bullgar ose dokument identifikimi.

Ndryshe, Agjencia bullgare BGNES publikoi deklaratën e nënshkruar më 21 tetor 2004 nga Sanja Bozhinovska, ministrja aktuale për Energjetik, Miniera dhe Burime Minerale, në të cilën ajo deklaron se ka “ndërgjegje kombëtare bullgare dhe origjinë bullgare”.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Mos-mbledhja e tatimeve – Komunat në humbje nga 100-120 milionë euro në vit!

Published

on

Komunat humbin 100-120 milionë euro në vit nga mos vjelja e tatimeve.

Ministri i Pushtetit Lokal Zllatko Perinski iu bëri thirrje krerëve të komunave që sa më mirë t’i mbledhin të ardhurat e veta, e që janë tatimi i pronës, dhe taksat komunale.

“Paramendoni ne me masë intervente do kapim rreth 274 projekte me 100 milionë euro, e paramendoni nëse këto do mblidheshin si duhet, do të kishte gjithnjë cikle e cikle të reja të investimesh”, tha Zllatko Perinski, Ministër i Pushtetit Lokal.

Perinski përsëriti se komunat që nuk arritën të përfitojnë nga thirrja e qeverisë për financimin e projekteve kapitale mund të aplikojnë deri më 15 nëntor.

“Nga komuna e Tearcës, kryetari më informoi se do e kompletojë dokumentacionin dhe do hyjë në fazë financimi që në këtë thirrje. Të gjitha komunat kanë aplikuar përveç njërës e cila ka aplikuar me projekt tashmë të filluar dhe që nuk mund të futet për financim. Shpresoj në thirrjen e ardhshme, të vitit të ardhshëm, edhe kjo komunë do merr pjesë nga këto mjete”, u shpreh Zllatko Perinski, Ministër i Pushtetit Lokal.

Advertisement

Perinski këto komente i bëri gjatë vizitës që sot bashkë me kryetarët e disa komunave të Pollogut, realizoi në komunën e Tearcës, ku edhe u bë promovimi i projektit të financuar nga Ambasada Zvicerane për poçe të mençura elektrike për ndriçim publik, për kursim të energjisë.

Continue Reading

Më të lexuarat