Lajme nga vendi
Wesley Clark shpallet qytetar nderi i Komunës së Çairit
Komuna e Çairit gjeneralin amerikan në pension Wesley Clark e shpalli si “Qytetar Nderi”. Ky vendim u miratua unanimisht nga Këshilli i Komunës dhe përfaqëson, siç thotë komuna, një mirënjohje të merituar për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.
“Me iniciativën dhe propozimin tim, së bashku me Këshillin e Komunës, sot shpallëm gjeneralin Wesley Clark “Qytetar Nderi” i Komunës së Çairit. Ky vendim është marrë njëzëri, pasi është një nder dhe mirënjohje e merituar për kontributin e tij të jashtëzakonshëm.
Ky titull, i cili përkoi me Ditën e Veteranëve të SHBA më 11 Nëntor, simbolizon mirënjohjen tonë për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit amerikan në forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Në këtë ditë të veçantë, ne në Çair nderojmë një mik të madh të rajonit tonë dhe shprehim mirënjohjen tonë për përkushtimin e tij për paqen dhe lirinë”, thuhet në deklaratën e kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu.
Më 13 nëntor ai do të arrijë në Shkup për të marrë pllakën “Qytetar Nderi”
Lajme nga vendi
Kush është biznesmenia në Maqedoni që për një ditë fitoi 9.2 milionë euro?!
Ish-drejtoresha Sonja Bibanovska fitoi 9.2 milionë euro brenda një dite pas shitjes së 11 për qind të aksioneve që kishte në kompaninë më të madhe hotelierike vendore “Maqedoniaturist”.
Bibanovska, ish-drejtoreshë dhe anëtare e Bordit Drejtues të “Maqedoniaturist”, tanimë në pension, që nga dje nuk është as aksionare e kësaj kompanie.
Ajo i shiti të gjitha aksionet me të drejtë vote (gjithsej 50.953 aksione) me çmim prej 11.070 denarë për aksion dhe nga shitja për një ditë arkëtoi 9,2 milionë euro.
Jozyrtarisht mësojmë se aksionet janë blerë nga një grup i përbërë nga tre persona juridikë nga vendi, të cilët synojnë të rrisin pjesëmarrjen e tyre në strukturën aksionare të kompanisë më të madhe hoteliere në Maqedoni. Por nuk bëhet e ditur se kush janë, edhe pse ditë më parë u lakuan emra të biznesmenëve shqiptarë.
Aksionari më i madh në atë kompani mbetet, të paktën për momentin, Done Tanevski, që llogaritet si një nga krerët kyç disavjeçar të kësaj kompanie.(INA)
Lajme nga vendi
Ali Ahmeti porosi Qeverisë nga Pllasnica
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, ka deklaruar në takimin me anëtarët e kësaj partie në Pllasnicë se është përballë pushtetit që po zhbën të gjitha të arriturat e shënuara për dy dekada.
Së bashku do të përdorim çdo mekanizëm demokratik për të parandaluar rrënimin e karakterit shumëetnik të shtetit tonë”, ka deklaruar Ahmeti.
Postimi i tij:
“Sonte në Pllasnicë në mbledhjen e Degës me anëtarët, mbështetësit dhe qytetarët. Në çdo vendbanim do të takojmë qytetarët pa dallim për t’i siguruar se do të qëndrojmë pranë tyre përballë këtij pushteti që po zhbën të gjitha të arriturat e shënuara për dy dekada me radhë. Është e rëndësisë së veçantë ruajtja e stabilitetit dhe orientimit pro evropian të vendit. Ishte shqetësuese derisa dëgjonim qytetarët duke treguar për presionet që po u bëhen në administratë, largimet nga puna dhe shumë probleme të tjera. Ne i siguruam të gjithë se së bashku do të përdorim çdo mekanizëm demokratik për të parandaluar rrënimin e karakterit shumëetnik të shtetit tonë.(INA)
Lajme nga vendi
Është përgatitur propozim-ligj i ri për tekstet shkollore
Ministria e Arsimit dhe Shkencës informoi se është përgatitur propozim-ligj i ri për tekstet shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm, dhe se është vendosur në sistemin qeveritar ENER (Regjistri kombëtar elektronik i rregulloreve). Me miratimin e tij do të zëvendësohet ligji aktual i vitit 2008
“Të gjithë qytetarët e interesuar mund të kontribuojnë në miratimin e versionit më të mirë që do të përcillet në procedurën parlamentare. Në propozim-ligjin janë integruar sugjerimet e shtëpive botuese në Maqedoni me përfaqësuesit e të cilave menaxhmenti i MASH-it dhe Shërbimit Pedagogjik kanë pasur një takim pune konstruktiv”, kumtoi MASH.
Nga aty theksojnë se ligji i ri duhet të sigurojë përpunimin e teksteve me përmbajtje më cilësore, të zvogëlojë probabilitetin e gabimeve si më parë dhe të thjeshtojë procedurën e prokurimit, në mënyrë që tekstet të dërgohen në shkolla në kohë
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve