Connect with us

Lajme nga vendi

Një këmbësor ka humbur jetën në një aksident trafiku në rrugën Kumanovë – Kriva Pallankë

Published

on

Gjashtëdhjetë e katër vjeçar, banor i fshatit Obllavcë, ka humbur jetën në një aksident trafiku në magjistralen Kumanovë – Kriva Pallankë, pasi është goditur nga vetura e drejtuar nga një shtetas i Serbisë, transmeton Portalb.mk.

“Sot (30.10.2024) në ora 17:30 në SPB Kumanovë është raportuar se në rrugën kryesore Kumanovë – Kriva Pallankë ka ndodhur një aksident trafiku ku një automjet “Pasat” me targa të Serbisë i drejtuar nga V.B.(47) nga Republika e Serbia ka goditur një këmbësor B.D. (64) nga fshati Obllavcë. Në aksident këmbësorja ka ndërruar jetë në vend”, kanë thënë nga Sektori i Punëve të Brendshme të Kumanovës.

Një ekip i policisë së Kumanovës ka kryer kontroll të vendit.

Për shkak të aksidentit komunikacioni në rrugën kryesore është ndërprerë plotësisht nga ora 17:50 deri në ora 19:00, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).

Lajme nga vendi

Kush është biznesmenia në Maqedoni që për një ditë fitoi 9.2 milionë euro?!

Published

on

Ish-drejtoresha Sonja Bibanovska fitoi 9.2 milionë euro brenda një dite pas shitjes së 11 për qind të aksioneve që kishte në kompaninë më të madhe hotelierike vendore “Maqedoniaturist”.

Bibanovska, ish-drejtoreshë dhe anëtare e Bordit Drejtues të “Maqedoniaturist”, tanimë në pension, që nga dje nuk është as aksionare e kësaj kompanie.

Ajo i shiti të gjitha aksionet me të drejtë vote (gjithsej 50.953 aksione) me çmim prej 11.070 denarë për aksion dhe nga shitja për një ditë arkëtoi 9,2 milionë euro.

Jozyrtarisht mësojmë se aksionet janë blerë nga një grup i përbërë nga tre persona juridikë nga vendi, të cilët synojnë të rrisin pjesëmarrjen e tyre në strukturën aksionare të kompanisë më të madhe hoteliere në Maqedoni. Por nuk bëhet e ditur se kush janë, edhe pse ditë më parë u lakuan emra të biznesmenëve shqiptarë.

Aksionari më i madh në atë kompani mbetet, të paktën për momentin, Done Tanevski, që llogaritet si një nga krerët kyç disavjeçar të kësaj kompanie.(INA)

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Ali Ahmeti porosi Qeverisë nga Pllasnica

Published

on

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, ka deklaruar në takimin me anëtarët e kësaj partie në Pllasnicë se është përballë pushtetit që po zhbën të gjitha të arriturat e shënuara për dy dekada.

Së bashku do të përdorim çdo mekanizëm demokratik për të parandaluar rrënimin e karakterit shumëetnik të shtetit tonë”, ka deklaruar Ahmeti.

Postimi i tij:

“Sonte në Pllasnicë në mbledhjen e Degës me anëtarët, mbështetësit dhe qytetarët. Në çdo vendbanim do të takojmë qytetarët pa dallim për t’i siguruar se do të qëndrojmë pranë tyre përballë këtij pushteti që po zhbën të gjitha të arriturat e shënuara për dy dekada me radhë. Është e rëndësisë së veçantë ruajtja e stabilitetit dhe orientimit pro evropian të vendit. Ishte shqetësuese derisa dëgjonim qytetarët duke treguar për presionet që po u bëhen në administratë, largimet nga puna dhe shumë probleme të tjera. Ne i siguruam të gjithë se së bashku do të përdorim çdo mekanizëm demokratik për të parandaluar rrënimin e karakterit shumëetnik të shtetit tonë.(INA)

Continue Reading

Lajme nga vendi

Wesley Clark shpallet qytetar nderi i Komunës së Çairit

Published

on

Komuna e Çairit gjeneralin amerikan në pension Wesley Clark e shpalli si “Qytetar Nderi”. Ky vendim u miratua unanimisht nga Këshilli i Komunës dhe përfaqëson, siç thotë komuna, një mirënjohje të merituar për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

“Me iniciativën dhe propozimin tim, së bashku me Këshillin e Komunës, sot shpallëm gjeneralin Wesley Clark “Qytetar Nderi” i Komunës së Çairit. Ky vendim është marrë njëzëri, pasi është një nder dhe mirënjohje e merituar për kontributin e tij të jashtëzakonshëm.

Ky titull, i cili përkoi me Ditën e Veteranëve të SHBA më 11 Nëntor, simbolizon mirënjohjen tonë për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit amerikan në forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Në këtë ditë të veçantë, ne në Çair nderojmë një mik të madh të rajonit tonë dhe shprehim mirënjohjen tonë për përkushtimin e tij për paqen dhe lirinë”, thuhet në deklaratën e kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Më 13 nëntor ai do të arrijë në Shkup për të marrë pllakën “Qytetar Nderi”

Continue Reading

Më të lexuarat