Lajme nga vendi
Sipas Mickoskit s’ka vend për Akademi Shqiptare/ Kasami: Të gjitha opsionet për zgjidhje janë në tavolinë
Kreu i komunës së Tetovë, Bilall Kasami nuk e përjashtoi mundësinë që koalicioni VLEN të heqë dorë nga Akademia Shqiptare, në rast se Akademia e Arteve dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut hapë dyert për shqiptarët. Kasami tha se janë të hapur për çfarëdolloj zgjidhje institucionale për avancimin e shqiptarëve në nivel akademik.
Kryeministri Mickoski paralajmëron fuqizimin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, me të cilën siç tha do ta hartojë dhe strategjinë për zhvillimin e shtetit deri në vitin 2050. Për këtë strategji ai kërkoi konsensus nga të gjitha partitë politike. Shkenca, qëllimet dhe strategjia nuk duhet të etnizohen”, deklaroi Hristijan Mickoski – Kryeministër.
Deklarata e kryeministrit Mickoski për mosetnizimin dhe fuqizimin e Akademisw sw Shkencave dhe Artit të Maqedonisw vjen në kohën kur partneri i koalicionit VLEN-i kërkon mbështetje për financimin dhe zgjidhje ligjore për Akademinë Shqiptare, edhe pse zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti ditë më parë tha se paralajmërimi i Akademisë Shqiptare për Shkencë dhe Art ishte tentim për presion me qëllim rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve në radhët e Akademisw sw Shkencave dhe Artit. / TV KOHA/
Lajme nga vendi
Ditët e arsimimit mediatik 2024, ndërgjegjësimi, si t’i dallojmë lajmet e rreme?
Me moton “Ndërgjegjësimi yt është filtri më i rëndësishëm” filluan ditët e arsimimit mediatik. 15 organizata të shoqërisë civile, institucione arsimore, media dhe institucione shtetërore, deri më 4 nëntor, në 22 aktivitete do të diskutojnë për ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e arsimimit mediatik, për atë se si të bëjnë dallimin mes lajmeve të rreme dhe atyre të vërteta, nuk mungon as mënyra se si duhet të përdorim inteligjencën artificiale.
Lajme nga vendi
Reforma të Këshillit të Prokurorëve, Dimitrievska: Shpërbërja nuk është opsion
Shpërbërja e Këshillit të Prokurorëve Publikë nuk është opsion, sepse shumica e anëtarëve janë zgjedhur në zgjedhje të drejtpërdrejta nga prokurorët publik, tha kryetarja e Këshillit të Prokurorëve Publik, Dushica Dimitrievska. E pyetur se si i sheh njoftimet për reforma të Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorëve, Dimitrievska tha se anëtarët e këshillit kanë marrë pjesë në të gjitha grupet punuese që punojnë për ndryshimin e ligjeve dhe kështu do të veprojë edhe në të ardhmen.
Lajme nga vendi
Do të formohet komision I ri për falje
Prej nesër nisin konsultimet për formimin e Komisionit të ri për Falje në kuadër të Presidencës, pasi të shtunën përbërja e deritanishme dha dorëheqje kolektive pas reagimeve të ashpra në opinion lidhur të falurit.Në listën e 10 personave të falur nga presidentja, u gjetën disa persona me dosje kriminale. Konsultimet, ashtu siç paralajmëroi paraprakisht Presidenca do të bëhen edhe për zgjidhjen e dobësive institucionale dhe ligjore për faljen e personave të dënuar.Megjithatë, ashtu sikur disa ditë me radhë, edhe sot Presidenca është në heshtje. Anëtari tanimë i dorëhequr i Komisionit, Gordan Kallajxhiev, i ka reaguar kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili një ditë më parë e përshëndeti dorëheqjen e komisionit, ndërkaq theksoi se kush punon gabon dhe se me rëndësi është që komisioni e ka pranuar gabimin.“Komisioni nuk ka pranuar gabim siç thekson Mickoski, por se u përmbahet parimeve!!!”, ka thënë Gordan Kallajxhiev, ish anëtar i Komisionit për Falje.Megjithatë, Mickoski, sot refuzoi të komentojë më tej deklaratën e Kallajxhievit.“Atë çfarë pata për të thënë, e thash”, tha shkurt sot Hristijan Mickoski, kryeministër.Gjatë ditës së djeshme, LSDM-ja tha se për faljet skandaloze përgjegjësi duhet të ketë nga presidentja Siljanovska, ashtu siç ka dhënë përgjegjësi presidentja hungareze Katalin Novak në shkurt të këtij viti, pas një skandali për faljen e një burri lidhur me abuzime të fëmijëve.Emrat që ngritën pluhur nga faljet në festën e 23 Tetorit, ishin Shenoll Masllani, i cili para pesë vitesh u arrestua për drogë, sulm ndaj një policit dhe armatim, por edhe Akif Ravmanovski nga Haraçina, i cili është pjesë e grupit “Baron”, ndërkaq ka qenë i dënuar për armëmbajtje pa leje.Por Ravmanovski vetëm 1 ditë e gëzoi faljen. Policia menjëherë pas faljes e arrestoi lidhur me incidentin e 14 tetorit para Komunës së Çairit. Sipas policisë ai ka qenë dorasi që ka shtënë me armë zjarri ndaj një 35 vjeçari. Policia, ka dorëzuar padi penale për tentim-vrasje.Megjithatë, pavarësisht dorëheqjes së komisionit dhe reagimeve të ashpra, falja e presidentes nuk mund të tërhiqet në asnjë rrethanë, pasi sipas ekspertëve, kjo do të nënkuptonte cenim i sigurisë juridike dhe mund të hapë çështje para Gjykatës së Strasburgut.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve