Connect with us

Lajme nga vendi

Në skenën e Operës dhe Baletit Nacional do të shfaqet shfaqja madhështore e baletit “Zonja me kamelie”, nën muzikën e Xhuzepe Verdi

Published

on

Në datat 30 tetor dhe 2 nëntor, duke filluar nga ora 20:00, në skenën e Operës dhe Baletit Nacional do të shfaqet shfaqja madhështore e baletit “Zonja me kamelie”, nën muzikën e Xhuzepe Verdit, ndërsa sfondi dramaturgjik është marrë nga “Traviata” e tij popullore.Shfaqjet do të luhen nën dirigjentin e të ftuarit nga Armenia, Eduard Ambarcumjan, koreografia është e një prej koreografëve kryesorë rusë Vasilij Medvedev, i cili punon me teatrot e mëdhenj “Bollshoi” nga Moska dhe “Marinski” nga Shën Petersburgi dhe skenografia dhe kostumet luksoze janë të Pavoll Jurashit nga Sllovakia.Në rolet e Margaritës dhe Armandit, më 30 tetor të parët do të performojnë: Marija Kiçevska Shokarovska dhe Francisko Himenez Ruiz (Spanjë), ndërsa më 2 nëntor: Natasha Trendafilova Gicev dhe Valeri Ljubenko (Ukrainë).Interpretojnë solistët, ansambli i baletit dhe orkestra e Operës dhe Baletit Nacional.“Nuk është hera e parë që historia e trishtë në “Zonja me kamelie” ka frymëzuar koreografët. Së bashku me kostumografin dhe skenografin, Pavoll Jurash, doja ta bënim shfaqjen klasike, tradicionale, por edhe origjinale, ndryshe nga të tjerat.” – Vasilij Medvedev, koreograf.

Lajme nga vendi

Hans Kluge shpreh vlerësime publike për ministrin Arben Taravari

Published

on

Në takimin e 74-të rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropën, që u mbajt së fundmi, ministri i Shëndetësisë dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, mori vlerësime nga Dr. Hans Kluge, drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën.

Dr. Kluge shprehu vlerësime për përpjekjet e Taravarit për përditësimin e listës pozitive, një veprim i cili pasqyron përkushtimin e tij për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe qasjes ndaj barnave të nevojshme për qytetarët.

Pjesëmarrja e ministrit Taravari konfirmon përkushtimin e Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë aktive në dialogun global mbi avancimin e shëndetit publik dhe përballimin e sfidave aktuale në sektorin e shëndetësisë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Qeveria premton rritje të buxhetit në arsim

Published

on

Qeveria premton rritje në buxhetin e vitit të ardhshëm për arsimin. Propozim-buxheti për vitin 2025 nuk është publikuar akoma në tërësi dhe me detaje megjithatë, sipas Ministrisë së Financave, pritet rritje e bllok dotacioneve të komunave për arsim në vlerë prej 2.5 miliard denarë, shkruan Alsat.

Në mënyrë plotësuese, 2 miliard denarë janë paraparë për rritjen e rrogave në arsim për 7% nga marsi i vitit të ardhshëm.

Zv.ministri i Arsimit Lulzim Aliu, për Alsat, deklaroi se buxheti parashikon mjete edhe për investime kapitale për përmirësimin e kushteve në arsim, pa precizuar se në cilat shkolla do të bëhen investimet. Ai thotë se do të ketë mjete edhe për rritjen e vlerës së shujtave studentore.

“Unë do të shfaq kënaqësinë time për shkak se parashihet rritje e rrogave, parashihet rritje edhe e investimeve kapitale të cilat kanë të bëjnë kryesisht edhe me përmirësimin e infrastrukturës shkollore, ka rritje te përmirësimi i standardit studentor meqë aty rritet edhe çështja e shujtave të studentëve dhe është rritur edhe numri i përfituesve të bursave të nxënësve dhe të studentëve”, tha Lulzim Aliu, zv.ministër i Arsimit.

Aliu në Alsat foli edhe për problemin e nxënësve në Moranë të Komunës së Studeniçanit. Zv.ministri ishte në të njëjtën linjë me ministren e Arsimit duke thënë që bojkotimi i mësimit është në interes të individëve të caktuar dhe që prindërit do të mbajnë përgjegjësi.

Advertisement

“Unë mendoj se nisma që ka të bëjë me mëvetësimin ose themelimin e një subjekti të ri shkollor nuk udhëhiqet nga interesi i nxënësve por udhëhiqet nga interesi i individëve të caktuar. T’i nxjerrësh nxënësit nga bankat e shkollave është mëkat më i madh se sa synimi tjetër… Në shkurt të 2024 nga Ministria e Financave e cila drejtohej në atë kohë prej Fatmir Besimit është sjell vendim që të mos hapet. Pra, procedura që është nisur prej prindërve dhe prej shkollës, prej Komunës së Studeniçanit, prej Ministrisë së Arsimit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

VMRO me thirrje për Prokurorinë: Të të hetojnë se në xhepin e kujt përfunduan tre milionë euro të parapara në MEPSO

Published

on

LSDM dhe BDI janë simbol i krimit, korrupsionit, skandaleve, keqpërdorimeve të detyrave dhe kompetencave zyrtare për pasurim personal të individëve në radhët e tyre dhe personave të afërt me ta, thuhet në komunikatën e sotme të VMRO-DPMNE-së.

“Qeverisja e LSDM-së dhe BDI-së është shënuar me skandale të shumta kriminale dhe korruptive, siç është ky i fundit në MEPSO, ku ka dyshime dhe indicie për keqpërdorim të tre milionë eurove të parave të qytetarëve. Kompania, nën udhëheqjen e njerëzve nga këto parti, lidhi një kontratë për blerjen e një pajisjeje për tre milionë euro më të shtrenjtë se Plani Zhvillimor i planifikuar, të cilin ata vetë e miratuan.

Nën udhëheqjen e Zudi Enuzit nga i ashtuquajturi front i BDI-së dhe i emëruar nga LSD, në qershor të këtij viti MEPSO lidhi marrëveshje me kompaninë shqiptare “Shansi Invest” për blerjen e një pajisjeje për korrigjimin e profilit të tensionit të një stacioni transformator.

Në Planin për Zhvillimin e Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike të MEPSO-s 2021-2030, buxheti i paraparë për pajisjen korrigjuese është 2.8 milionë euro, ndërsa në kontratën e lidhur me këtë kompani, e njëjta pajisje është 5.864 milionë euro, që është tre milionë euro më shumë se sa ishte planifikuar”, akuzojnë nga VMRO-DPMNE.

Nga VMRO thonë se është shqetësues se kompania shqiptare Shansi Invest merr pjesë në këtë tender me “Dalekovod SHA Zagreb”, e cila është kompani e prodhimit të këtij lloji të pajisjeve dhe e cila shfaqet si partneri kryesor në konsorcium.

Advertisement

Nga atje i bëjnë thirrje Prokurorisë Publike që menjëherë të hapë rast dhe të hetojë se në xhepat e kujt ka përfunduar diferenca prej tre milionë eurosh./alsat.mk/

Continue Reading

Më të lexuarat