Connect with us

Lajme nga vendi

Ka ndërruar jetë një person në burgun e Idrizovës

Published

on

Më datë 23.10.2024 në ora 10:00 në SPB Shkup është raportuar se V.G (45) nga Velesi, i cili ishte duke vuajtur dënimin me burg në institucion, është gjetur i vdekur në INP Idrizovë, transmeton Portalb.mk.

Mjeku i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion.

Hetim ka kryer ekip nga SPB Shkup.

Lajme nga vendi

Ditët e arsimimit mediatik 2024, ndërgjegjësimi, si t’i dallojmë lajmet e rreme?

Published

on

Me moton “Ndërgjegjësimi yt është filtri më i rëndësishëm” filluan ditët e arsimimit mediatik. 15 organizata të shoqërisë civile, institucione arsimore, media dhe institucione shtetërore, deri më 4 nëntor, në 22 aktivitete do të diskutojnë për ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e arsimimit mediatik, për atë se si të bëjnë dallimin mes lajmeve të rreme dhe atyre të vërteta, nuk mungon as mënyra se si duhet të përdorim inteligjencën artificiale.

“Fokusi ynë këtë vit është tek inteligjenca artificiale, e cila është aq e pranishme dhe vlerësuam se patjetër që duhet më thellësisht të diskutojmë për të.”, – deklaroi drejtori i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, Zoran Trajçevski.
Komisioni për ankesa pranë Këshillit për etikë do t’i hapë dyert për ankesa të qytetarëve. Instituti i Maqedonisë për media do t’i edukojë filloristët si t’i dallojnë lajmet e rreme. Nuk do të mungojnë as panel diskutimet për forcimin e integritetit dhe përgjegjësisë gazetareske dhe nevojës për një Akademi për trajnimin e gazetarëve dhe punonjësve të medias. Fokusi do të jetë edhe në edukimin, promovimin dhe e gazetarisë hulumtuese.
“Me hapjen e dyerve për publikun, qytetarët, nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët, personalisht do të kenë mundësinë t’i dëshmojnë parimet etike që drejtojnë mediat tona, standardet strikte që respektohen dhe procesin thelbësor për vlerësimin dhe shqyrtimin e ankesave.”, – theksoi kryetarja e Këshillit për Etikë, Leunora Kaliqi.
“Vlerësojmë se në këtë proces është shumë e rëndësishme mbështetja institucionale. Është i nevojshëm një sistem për qasje sistematike për përfshirjen e arsimimit mediatik mes segmenteve të ndryshme të publikut dhe grupmoshave të ndryshme.”, – u shpreh Vesna Nikodinovska nga Instituti i Maqedonisë për media.
“Ngjarja ka për qëllim të sigurojë platformë për gazetarë investigativ, të shpërndajnë përvoja për ndjekjen premtimeve partiake zgjedhore.”, – theksoi Biljana Nastevska Kallanovska nga ShGM-ja.
Shumë e rëndësishme në këtë proces është që Qeveria të vazhdojë implementimin e “Strategjisë nacionale për rezistencë ndaj dezinformimit”, që vitin e kaluar ishte pjesë e programit për punë të Qeverisë, u tha me këtë rast.FLORIJE KAMBERI
Continue Reading

Lajme nga vendi

Reforma të Këshillit të Prokurorëve, Dimitrievska: Shpërbërja nuk është opsion

Published

on

Shpërbërja e Këshillit të Prokurorëve Publikë nuk është opsion, sepse shumica e anëtarëve janë zgjedhur në zgjedhje të drejtpërdrejta nga prokurorët publik, tha kryetarja e Këshillit të Prokurorëve Publik, Dushica Dimitrievska. E pyetur se si i sheh njoftimet për reforma të Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorëve, Dimitrievska tha se anëtarët e këshillit kanë marrë pjesë në të gjitha grupet punuese që punojnë për ndryshimin e ligjeve dhe kështu do të veprojë edhe në të ardhmen.

“Këshilli i Prokurorëve Publik ushtron kompetencat e tij ligjore. Lidhur me pyetjen, dua të sqaroj se anëtarët e këshillit kanë qenë anëtarë të të gjitha grupeve punuese që punojnë për ndryshimin e ligjeve, me qëllim të përmirësimit të punës së vetë Këshillit dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë edhe në të ardhmen. Jo, shpërbërja e Këshillit të Prokurorëve Publik nuk është opsion, sepse shumica e anëtarëve janë zgjedhur në zgjedhje të drejtpërdrejta nga prokurorët publik.”, – deklaroi kryetarja e Këshillit të Prokurorëve, Dushica Dimitrievska.
Këto komente, Dimitrievska i bëri pas deklaratës solemne të prokurorëve të sapozgjedhur publik. Gjashtë prokurorët e sapozgjedhur u betuan për punë të ndershme dhe të ligjshme, ndërsa edhe kryetarja e Këshillit pret nga ata që të veprojnë sipas dispozitave ligjore dhe me sukses të kryejnë funksionin e tyre.
Continue Reading

Lajme nga vendi

Do të formohet komision I ri për falje

Published

on

Prej nesër nisin konsultimet për formimin e Komisionit të ri për Falje në kuadër të Presidencës, pasi të shtunën përbërja e deritanishme dha dorëheqje kolektive pas reagimeve të ashpra në opinion lidhur të falurit.Në listën e 10 personave të falur nga presidentja, u gjetën disa persona me dosje kriminale. Konsultimet, ashtu siç paralajmëroi paraprakisht Presidenca do të bëhen edhe për zgjidhjen e dobësive institucionale dhe ligjore për faljen e personave të dënuar.Megjithatë, ashtu sikur disa ditë me radhë, edhe sot Presidenca është në heshtje. Anëtari tanimë i dorëhequr i Komisionit, Gordan Kallajxhiev, i ka reaguar kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili një ditë më parë e përshëndeti dorëheqjen e komisionit, ndërkaq theksoi se kush punon gabon dhe se me rëndësi është që komisioni e ka pranuar gabimin.“Komisioni nuk ka pranuar gabim siç thekson Mickoski, por se u përmbahet parimeve!!!”, ka thënë Gordan Kallajxhiev, ish anëtar i Komisionit për Falje.Megjithatë, Mickoski, sot refuzoi të komentojë më tej deklaratën e Kallajxhievit.“Atë çfarë pata për të thënë, e thash”, tha shkurt sot Hristijan Mickoski, kryeministër.Gjatë ditës së djeshme, LSDM-ja tha se për faljet skandaloze përgjegjësi duhet të ketë nga presidentja Siljanovska, ashtu siç ka dhënë përgjegjësi presidentja hungareze Katalin Novak në shkurt të këtij viti, pas një skandali për faljen e një burri lidhur me abuzime të fëmijëve.Emrat që ngritën pluhur nga faljet në festën e 23 Tetorit, ishin Shenoll Masllani, i cili para pesë vitesh u arrestua për drogë, sulm ndaj një policit dhe armatim, por edhe Akif Ravmanovski nga Haraçina, i cili është pjesë e grupit “Baron”, ndërkaq ka qenë i dënuar për armëmbajtje pa leje.Por Ravmanovski vetëm 1 ditë e gëzoi faljen. Policia menjëherë pas faljes e arrestoi lidhur me incidentin e 14 tetorit para Komunës së Çairit. Sipas policisë ai ka qenë dorasi që ka shtënë me armë zjarri ndaj një 35 vjeçari. Policia, ka dorëzuar padi penale për tentim-vrasje.Megjithatë, pavarësisht dorëheqjes së komisionit dhe reagimeve të ashpra, falja e presidentes nuk mund të tërhiqet në asnjë rrethanë, pasi sipas ekspertëve, kjo do të nënkuptonte cenim i sigurisë juridike dhe mund të hapë çështje para Gjykatës së Strasburgut.

Continue Reading

Më të lexuarat