Lajme nga vendi
Bastisje në Manastir dhe Makedonski Brod, kapen armë dhe municione luftarake
MPB njofton se gjatë bastisjeve në dy lokalcione janë kapur armë dhe municione, me çka janë ndaluar dy persona.
“Me datë 22.10.2024 në ora 15:20, zyrtarët policorë nga SPB Manastir kanë bastisur E.M.(53) nga fshati Bistricë, Manastir. Gjatë kontrollit janë gjetur pesë pushkë, mbi 100 copë municione, si dhe pjesë të ndryshme armësh. E.M. është ndaluar në Komisariat dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzimi përkatës.
Po ashtu, me datë 22.10.2024, në periudhën nga ora 10:30 deri në ora 11:30, zyrtarë policorë nga njësitë policore në Makedonski Brod në kuadërt të SPB Manastir, me urdhër të mëparshëm të gjykatës kanë kryer bastisje në fshatin Belica, në shtëpinë e D.I (46) nga fshati Belicë, Makedonski Brod, ku u gjetën municion të kalibrit të ndryshëm.
D.I. është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Lajme nga vendi
Ambasadori i BE-së i dorëzoi Ademit raportin e KE-së: Aktivitetet e Gjykatës së Lartë në RMV janë vlerësuar pozitivisht
Ambasadori i Bashkimit Evropian, Michalis Rokas, në Gjykatën e Lartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ia dorëzoi kryetares së Gjykatës së Lartë, Besa Ademi, Raportin e ri të Komisionit Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Raporti thekson se aktivitetet e Gjykatës së Lartë për avancimin e praktikës gjyqësore dhe konsistencën e vendimeve gjyqësore, publikimin e Koleksionit të ri të Vendimeve të Gjykatës, vendosjen e qëndrimeve parimore dhe vendimeve gjyqësore për çështje me interes të lartë publik dhe mbrojtjen e ligjshmërisë.
Në pjesën për pavarësinë e gjyqësorit, raporti i referohet edhe procedurës për shkarkimin e kryetares të Gjykatës së Lartë, e nisur për shkak të deklaratave publike për ndikime të jashtme politike në punën e gjykatës, e cila u ndërpre.
Gjithashtu, raporti thekson edhe ndryshimet procedurale për publikun në seancën e përgjithshme dhe nxitjen e transparencës dhe angazhimet dhe aktivitetet e Gjykatës së Lartë për mbrojtjen e mjedisit përmes debatit për qëndrimin parimor si një kontribut konkret në mbrojtjen e shëndetin dhe parandalimin e ndotjes së ajrit.
Në fjalimin e tij para gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ambasadori Rokas shpjegoi gjetjet dhe rekomandimet kryesore në Raportin e Komisionit Evropian për sundimin e ligjit, duke iu referuar aktiviteteve të Gjykatës së Lartë.
Në këtë drejtim, ambasadori theksoi rëndësinë e sundimit të ligjit dhe zbatimin e reformave të nevojshme, duke shtuar se përkushtimi për zbatimin e tyre është thelbësor.
Lajme nga vendi
MASH-i shpalli konkursin për ndarjen e 3000 bursave studentore, ja si duhet konkurruar!
Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se është shpallur konkursi për ndarjen e 3000 bursave studentore për vitin akademik 2024/2025 . Aplikimi është vetëm në formë elektronike përmes portalit e-uslugi.mon.gov.mk, ndërsa afati përundimtar është deri më datë 15.11.2024.
Gjithsej 1,470 bursa janë të dedikuara për studentë të rregullt të kategorisë sociale. Për studentët të fushave shkencore të shkencave tekniko-teknologjike, bioteknike, sociale dhe humane, të cilët kanë arritur sukses veçanarisht të lartë gjatë studimeve, janë paraparë 770 bursa, ndërsa 85 bursa për studentët e regjistruar në programet studimore në informatikë. Nga 15 bursa janë dedikuar për studentët të regjistruar në programet studimore në gjuhën maqedonase, letërsi maqedonase dhe letërsi të sllavëve të jugut programet: studimore historia e artit, arkeologji, art figurativ dhe etnologji dhe antropologj; programet studimore përkthim dhe interpretim, nga gjuha maqedonase në gjuhën
shqipe dhe anasjelltas. Janë paraparë 500 bursa për studentë të regjistruar në programet studimore në
fushat shkencore të shkencave matematiko-natyrore, tekniko-teknologjike, bioteknike dhe/ose shkencave të mjekësisë dhe të cilët kanë arritur sukses mesatar nga viti i I-rë deri në vitin vijues studimor të regjistruar së paku 7.65. Gjithsej 130 bursa do të shfrytëzohen nga studentët të regjistruar në programet studimore në kimi, fizikë dhe matematikë, shkencave të bujqësisë, veterinarisë dhe
pylltarisë, ndërsa 30 bursa janë të dedikuara për student të regjistruar në vitin e I në programet studimore në institucionet e arsimit të lartë për arsimimin e kuadrit mësimor në edukimin parashkollor, arsimin fillor dhe të mesëm. /SHENJA/
Lajme nga vendi
Moti sot, me diell dhe vranësira
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira.
Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verior.
Në ditët në vijim moti do të jetë i qëndrueshëm dhe me temperatura të ulëta të mëngjesit.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve