Connect with us

Lajme nga vendi

Durmishi:Në100 ditët e fundit,kemi qenë të përkushtuar fuqimisht për të mbështetur biznesin, amvisëritë dhe për të mbrojtur standardin jetësor të qytetarëve

Published

on

Ministria e Ekonomisë dhe Punës me riorganizimin e institucioneve ka pasur më së shumti ndryshime në kompetencat, por përkundër kësaj sfide të madhe në 100 ditët e kaluara, ne ishim të përkushtuar në mbështetjen e bizneseve dhe amvisërive, dhe për të mbrojtur standardin jetësor të qytetarëve, tha ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi në tribunën: Platforma:100% të përkushtuar për ty në temën “Projekte, investime dhe reforma në ekonominë, financën dhe administratën publike”.Durmishi tha se Ministrinë e ka gjetur në gjendje të mosfunksionimit të plotë, por në tre muajt e fundit ka punuar me përkushtim në forcimin e kapaciteteve të punës, si dhe prioritetet që do t’i kemi në të ardhmen.”Që në fillim të muajit të parë nga udhëheqja ime me Ministrinë, menjëherë iu qasëm shpalljes së thirrjeve publike nga programet e Ministrisë që nuk ishin shpallur, mbështetje financiare që biznesi e priste për gjysmë viti. Me Rebalancin e Buxhetit, kishim në dispozicion 120.000.000 denarë për dy programe: Programi për mbështetjen e konkurrentësisë së industrisë përpunuese dhe përgjegjësisë shoqërore dhe Programi për zhvillimin e sipërmarrësisë dhe konkurrentësisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Janë shpallur thirrje për mbështetje financiare për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për rritjen e konkurrentësisë së tyre, për vendosjen e produkteve të reja, për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, për zejtarët, për vendosjen e standardit HALLALL, për furnizimin e makinave…etj. Ndoshta këto mjete nuk janë të mjaftueshme për të gjitha nevojat, por ato nënkuptojnë shumë për kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme, tha Durmishi dhe informoi se javën e ardhshme do të fillojë nënshkrimin e marrëveshjeve për subvencionimin dhe pagesën e mjeteve për një pjese të masave.”Ndërkohë, përfunduam të gjithë procedurën dhe dokumentacionin teknik dhe ia dorëzuam lejen e përdorur të punës kompanisë gjermane Kiel në zonën industriale në Tetovë, investim që do të hapë 300 vende pune në rajonin e Pollogut. Përkushtimi ynë për të mbështetur biznesin dhe rritjen e investimeve do të vazhdojë edhe më tutje. Në periudhën e ardhshme do t’i dorëzojmë Qeverisë propozim për ndryshimin e Ligjit për mbështetjen financiare të investimeve, me të cilat kompetenca për shpaljjen e thirrjes publike si dhe për pagesën e mjeteve në përputhje me këtë Ligj do t’i kalojë tërësisht Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës”, tha Durmishi dhe theksoi se në periudhën e ardhshme, së bashku me bashkësinë e biznesit dhe odat, do të hapë edhe dialog për përmirësimin e këtij Ligji, në drejtim të asaj që mbështetja financiare për ndërmarrjet të shkojë në duart e vërteta, për ato kompani që do të tregojnë rritje dhe zhvillim.“Por derisa nga njëra anë po zbatojmë masa për të mbështetur biznesin, në të njëjtën kohë u përballëm me rritje të çmimeve të shitjes me pakicë. Në këtë drejtim, së pari miratuam vendim për të ngrirë marzhat për pajisjet shkollore, me çka u dolëm në ndihmë amvisërive që kanë nxënës duke ulur shpenzimet e tyre për këtë dedikim, dhe sigurisht në prag të fillimit të vitit akademik me këtë masë dolëm në ndihmë edhe studentëve për shpenzimet për pajisjet e nevojshme shkollore. Por, nuk u ndalëm këtu. Në kushte të çmimeve të rritura të ushqimit, në mënyrë që t’u dalim në ndihmë qytetarëve, nisëm aksion, për të cilin mund të dëshmojmë se u mirëprit pozitivisht nga qytetarët, e që është “Më pak harxhime – më shumë për ty”. Publikuam Shportën konsumatore të vjeshtës dhe kufizuam marzhet në 10% edhe në tregtinë me shumicë edhe në tregtinë me pakicë në 73 grupe të produkteve themelore ushqimore, diçka që është shumë e rëndësishme për të gjitha amvisëritë. Kjo masë do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme si shportë e Krishtlindjeve, shportë e Ramazanit, shportë e Pashkëve, me qëllim që t’u dalim në ndihmë qytetarëve para festave kur ka rritje të çmimeve të produkteve themelore ushqimore”, tha ministri.Sipas analizave të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, siç tha Durmishi, analizat e para nga terreni tregojnë se çmimet e produkteve nga shporta konsumatore e vjeshtës janë ulur mesatarisht nga 5% deri në 10%, me ç’rast te disa produkte ulja e çmimeve është e vogël, ose nuk ka ulje fare (si p.sh. buka, vaji për ushqim dhe qumështi), derisa te produktet tjera e njëjti është dukshëm më e lartë (si p.sh. mishi, perimet dhe produktet e qumështit (djathi dhe kaçkavalli). “Rënia e çmimeve pritet të jetë edhe më e madhe duke marrë parasysh rënien e çmimeve në tregtinë me shumicë, e cila tek tani duhet të ndodhë në dërgesat e radhës, gjatë dërgimit të produkteve në marketet. E shprehur në kursimin e parave për një familje katëranëtarëshe, në nivel mujor kursimi do të arrinte nga 690 denarë në 1360 denarë për familje, në varësi të mënyrës së ushqyerit, si dhe nga zgjedhja e marketeve ku furnizohet ajo. Në këtë drejtim, është e rëndësishme të thuhet se hyri në fuqi edhe Ligji për praktikat e padrejta tregtare, me të cilin kufizohen rabati dhe shpezimet plotësuese për mbi 2500 produkte ushqimore, nga të cilat presim ulje plotësuese të çmimeve të ushqimit deri në fund të këtij muaji.Ministri tha se në pjesën e punës si kompetencë e re që kemi marrë përsipër, javën e kaluar u mbajt mbledhja e parë e Këshillit Ekonomik-Social në përbërjen e re.Në kuadër të Këshillit Ekonomik-Social do të miratojmë vendime dhe masa të përbashkëta që do të kenë si qëllim kryesor përmirësimin e standardit jetësor të
qytetarëve. Problemet e tregut të punës mbeten sfidë kryesore për ne si Ministri e Ekonomisë dhe Punës në periudhën e ardhshme. Në periudhën e ardhshme, së bashku me Agjencinë e Punësimit, do të krijojmë masa që do të kontribuojnë në zgjidhjen e problemit të papunësisë, si dhe problemin e mungesës së stafit profesional që i nevojitet biznesit”, tha Durmishi

Lajme nga vendi

Ministria e Kulturës dhe Turizmit shpalli konkursin për Qytetin e Kulturës për vitin 2025

Published

on

Ministria e Kulturës dhe Turizmit shpalli sot Konkursin për financimin e një projekti me interes kombëtar, eventin “Qyteti i Kulturës në 2025”.
Në konkurs mund të marrin pjesë komunat në Republikën e Maqedonisë, me përjashtim të qytetit të Shkupit dhe komunat e qytetit të Shkupit, qëllimi i të cilit është krijimi i kushteve për zhvillim të balancuar kulturor, disponueshmëria e vlerave kulturore për qytetarët, si. si dhe ringjalljen e kulturës në nivel lokal.
Regjistrimi bëhet me aplikim elektronik në Portalin Kombëtar për shërbime elektronike: https://uslugi.gov.mk, duke filluar nga 22 nëntor 2024. në orën 14:00, më 22 dhjetor 2024. në orën 14:00.
Përdoruesit do të mund të gjejnë udhëzime teknike dhe mbështetje gjatë regjistrimit dhe procesit të aplikimit në faqen e internetit uslugi.gov.mk (https://uslugi.gov.mk/frequently-asked-questions.nspx), si dhe përmes kontaktit qendra e këtij portali kombëtar për shërbimet elektronike.
Një nga prioritetet e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit është promovimi dhe aksesi i kulturës maqedonase, ndërsa projekti “Qyteti i Kulturës” forcon zhvillimin kulturor dhe zhvillimin e turizmit në nivel lokal dhe bashkëpunimin me vetëqeverisjen lokale. kontribuon në nxitjen ekonomike dhe turistike të bashkive në të gjithë vendin.
“Qyteti i Kulturës” në vitin 2024 ishte Kriva Pallanka, e cila gjatë gjithë vitit prezantoi një program të pasur dhe koncept të qëndrueshëm programor, me zhanre dhe estetikë të ndryshme nga krijimtaria tradicionale dhe bashkëkohore, me pjesëmarrjen e artistëve përkatës vendas dhe të huaj.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Gashi për ditën e Alfabetit: E vlerësoj këtë festë dhe gjuhën shqipe si gurthemel të shoqërisë dhe diversitetit etnik

Published

on

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka uruar Ditën e Alfabetit. Ai ka thënë se në Ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe kujtojmë dhe nderojmë këtë moment historik, që shënon përfundimin e Kongresit të Manastirit dhe mishëron identitetin e popullit shqiptar.

“Si Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ku shqiptarët janë popull shtetformues, e vlerësoj këtë festë dhe gjuhën shqipe si gurthemel të shoqërisë dhe diversitetit etnik, ndërsa angazhohem për të siguruar që ajo të trajtohet me barazi dhe respekt në çdo nivel të jetës institucionale dhe shoqërore. Ndërkaq, për mua si shqiptar kjo ditë paraqet një thelb të pashkëputur të identitetit tim, që më bën krenar. Të gjithë shqiptarëve kudo në botë, gëzuar 22 Nëntorin!”, shkruan Gashi.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kina hapi dyert, qytetarët nga Maqedonia dhe 8 vendeve të tjera do të mund të udhëtojnë pa viza

Published

on

Ministria e Punëve të Jashtme kineze njoftoi sot se do të zgjerojë politikën pa viza në nëntë vende të tjera, përfshirë Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Midis 30 nëntorit 2024 dhe 31 dhjetorit 2025, politika pa viza do të zbatohet për poseduesit e pasaportave nga Bullgaria, Rumania, Kroacia, Mali i Zi, Malta, Estonia, Letonia dhe Japonia, tha në një konferencë shtypi në Pekin Zëdhënësi i Ministrisë Lin Jian.

Përveç kësaj, Kina do të zgjasë gjithashtu periudhën e qëndrimit pa viza nga 15 deri në 30 ditë, njofton Reuters.

Duke filluar nga 30 nëntori 2024, mbajtësit e pasaportave të zakonshme nga 38 vende, duke përfshirë nëntë vendet e reja të shtuara, do të mund të hyjnë në Kinë pa vizë për biznes, turizëm, vizitë të afërmve dhe miqve, shkëmbim vizitash dhe tranzit, jo më shumë se 30 ditë.

Continue Reading

Më të lexuarat