Connect with us

Lajme nga vendi

Moti në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot do të jetë pjesërisht me vranësira, paradite me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu dhe kushte për paraqitje të shtrëngatave të rralla.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në vendet perëndimore herë pas here erë e fortë nga drejtimi jugor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 12, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 20 deri në 26 gradë.

Në Shkup me vranësira të pjesshme, paradite në pjesë të luginës me reshje të kohëpaskohshme të dobëta shiu.

Do të fryjë erë e dobët jugore Temperatura minimale do të zbresë deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 23 gradë.

Advertisement

Lajme nga vendi

BDI: Qeveria VMRO-VLEN e bllokon realizimin e projekteve infrastrukturore

Published

on

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një konference për media ka shprehur shqetësimet lidhur me ngecjet e Qeverisë në realizimin e projekteve kapitale në infrastrukturën rrugore gjatë 100 ditëve të para të qeverisjes së saj. “Korridori 8, projekti më i madh dhe më i rëndësishëm i shtetit që nga pavarësia, i cili lidh Maqedoninë e Veriut me Republikën e Shqipërisë dhe vendet e rajonit, është një nga arteriet kryesore për zhvillimin ekonomik dhe integrimin rajonal dhe evropian.
Për fat të keq, qeveria me legjitimitet monoetnik qëllimisht zvarrit procedurat e nevojshme për realizimin e këtij korridori evropian. Menjëherë pas ardhjes në pushtet zvogëluan mjetet buxhetore nga 15.1 mld denarë në 4 mld denarë”, u tha në reagimin e BDI-së.

Partia e Ahmetit akuzoi Qeverinë edhe për autostradën Shkup – Bllacë.

“Edhe pse punimet e dy kilometershit të parë kanë përfunduar , ende nuk janë lëshuar në përdorim këto dy kilometra të përfunduar të autostradës, ndërsa vonohet edhe zgjedhja e realizuesit të punimeve për ndërtimin e fazës së dytë prej 10 kilomentra të këtij aksi të rëndësishëm rrugor që lidh vendin tonë me Republikën e Kosovës.

Me qëllim të mos realizimit të këtij projekti, paralajmërojnë ndryshim të trases së përcaktuar në projektin bazë”, theksuan nga BDI.

Sipas kësaj partie opozitare, ngecje ka edhe në projektin për ndërtimin e rrugës Tetovë- Prizren.

Advertisement

“Kanë ngecur të gjitha procedurat e filluara për realizimin e këtij projekti të miratuara nga qeveria e kaluar. Nga këtu, pyesim institucionet kompetente pse nuk fillojnë me procedurat për zgjedhjen e kompanisë projektuese për projektimin e tunelit të përbashkët Tetovë – Prizren me gjatësi 6.2 km, që parashihet në marrëveshjen e nënshkruar në mes dy vendeve në fillim të këtij viti. Të njejtat vonesa, obstruksione dhe përpjekje minuese zhvillohen edhe për hekurudhën e korridorit 8, portin e thatë në Strugë dhe projektet tjera në veriperendimin e vendit”, u tha mes tjerash në reagimin e BDI-së.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Filipçe kërkon seancë urgjente në Kuvend për procesin eurointegrues

Published

on

Kreu i LSDM-së Venko Filipçe kërkon seancë urgjente në Kuvend për procesin eurointegrues në të cilën kryeministri do të duhet të tregojë se cili është plani i tij dhe si do të vazhdojë procesi.

Sipas tij, deklaratat nga eksponentët e qeverisë janë konfuze dhe vetë ministrat e përgënjeshtrojnë Mickoskin.

“Tani që në mënyrë të njëanshme e ndërpreu rrugën eurointegruese diçka për të cilën vlerësoj se nuk ka asnjë të drejtë, as etike, as morale dhe as politike, përkundrazi e ka për detyrë ta vazhdojë këtë rrugë, diçka që e pret shumica e qytetarëve, e vërtetuar përmes gjithë anketave që janë bërë. Ai është vendi ku diskutohet për këto çështje. Më vjen keq që ministri i tij Murtezani e përgënjeshtron në deklaratat e tij se gjoja se ka ndonjë mbështetje që të sillen vendime kushtetuese me zbatim të prolonguar. Vetë ministri tha se në BE nuk ka disponim për këtë gjë. Prandaj vlerësoj se këto deklarata konfuze, këto tone jo të harmonizuara që lënë përshtypjen se atje sundon një mungesë perspektive, duhet të sqarohen në Kuvend, duhet ta dimë cili është plani i qeverisë dhe si ne do ta vazhdojmë rrugën integruese”, tha Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së. / Alsat.mk

Continue Reading

Lajme nga vendi

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi Balancuesin, Kostadinovski: Gënjeshtër dhe manipulim që kemi shfuqizuar të drejtat e cilësdo etni

Published

on

Më shumë për vendimin do të informojë kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, siç është paralajmëruar, në një konferencë për media pas seancës së sotme të 27-të.

Instrumenti që ka pasur për qëllim të ekuilibrojë përfaqësimin e bashkësive etnike në administratë, sot u gjend para Gjykatës Kushtetuese.

Gjykatësit, sot vendosën për shfuqizimin e “Balancuesit”, i cili prej 18 shtatorit është i pezulluar dhe me këtë ka humbur balanci i të gjitha punësimeve në administratë.

Lënda për instrumentin që rrënjët i ka në Marrëveshjen e Ohrit, është formuar pas dorëzimit të nismës nga ish kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska, në janar të këtij viti.

Më të, kontestohet kushtetutshmëria e dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me kushtin për mbajtje llogari për përkatësinë etnike gjatë konkurseve publike dhe punësimeve në administratë.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat