Connect with us

Lajme nga vendi

Rastet “Alfa” dhe “Monstra”, Kasami: Do të ketë rishikim të të gjithë atyre proceseve

Published

on

I pyetur për rastin “Alfa” dhe rastin “Monstra”, Bilall Kasami nga VLEN në Click Plus në TV21 tha se do të ketë rishikim të rasteve. Kasami tha qeveria nuk mund të përzihet në vendimet e gjyqësorit, por tha se mund të flitet për shans për t’u rishikuar argumentet e gjitha palëve, që të ketë vendim të drejtë.

TV21: U harrua lirimi i të burgosurve për rastin Alfa kryetar, bashkë me të edhe për Monstrën kryetar. S’po folni më, para zgjedhjeve ju kemi dëgjuar duke folur, kërkoj ndjes prej dy palëve, por nuk kam qare pa e përmend, para se me e mbyll. A ka ndonjë risi, që nuk e dimë, apo i keni harruar krejt?

-Fatmir, për shkak se çdo ditë në opinion po hapen tema që i prëmendëm dhe harxhuam edhe në këtë emision, tha Kasami.

TV21: Po, po, ne mund me e kry atë punë, me i liru njerëzit edhe pa folë për ta.

-Do të vijë edhe ai moment, tash nuk flasim për atë…dmth do të ketë rishikim të të gjithë atyre proceseve, dhe konform asaj që do të konstatohet në të gjithë procesin, do të sillet vendim. Ne mund të garantojmë që të ketë qasje fer të kësaj, por ne nuk mund të flasim në këtë rast për vendimet e institucioneve të drejtësisë pra, deklaroi Kasami.

Advertisement

Lajme nga vendi

Venera Latifi Azizi femra e parë shqiptare zëdhënëse e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut

Published

on

Gazetarja Venera Latifi-Azizi është emëruar zëdhënëse e Qeverisë së RMV-së.

Venera Latifi Azizi është ish-redaktore dhe gazetare në Radio Evropa e Lirë në Pragë, redaktore në agjencinë e lajmeve MIA, redaktore dhe prezantuese në Televizionin Alsat M, redaktore në gazetën KOHA, Televizionin A1 dhe media të tjera në vend.

Aktualisht e punësuar në Kabinetin e kryetarit të Komunës së Çairit si person përgjegjës për marrëdhënie me publikun.

Politologe e diplomuar në Universitetin e Evropës Juglindore.

Aktualisht është magjistrante në diplomaci dhe marrëdhënie ndërkombëtare në temën “Roli i përfaqësive diplomatike dhe integrimi euroatlantik i Maqedonisë së Veriut”. E martuar, nënë e dy fëmijëve.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Janevska: Të gjithë kemi obligim të ndihmojmë që të rinjtë të qëndrojnë në Maqedoni

Published

on

“Është mirë që shteti ka pasur një Strategji për parandalimin e ikjes së trurit, por fatkeqësisht nuk ka arritur efektin që ishte parashikuar gjatë krijimit të saj. Ne nuk do të kthejmë kokën pas dhe të kërkojmë fajtorë. Si Qeveri e re, përmes një qasjeje shumë-departamentale, do të fokusohemi në krijimin e masave dhe aktiviteteve të reja që do të reduktojnë largimin e personelit të kualifikuar dhe me arsim të lartë”.

Kështu theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska në seancën e sotme të Komisionit Parlamentar për Çështje Ekonomike, Punë dhe Energjetikë, ku u diskutua për raportin e Entit Shtetëror për Revizion lidhur me efektivitetin e masave për të parandaluar daljen e kuadrove me arsim të lartë dhe profesional.

“Kemi nevojë për një sistem arsimor cilësor dhe për këtë, tashmë po flasim me universitetet për ndryshime që do të nënkuptojnë ndër të tjera edhe modernizimin e programeve të studimit, në mënyrë që ato të jenë interesante për të rinjtë.

Gjithashtu, arsimi duhet të jetë në përputhje me nevojat e tregut të punës dhe për këtë ne do të rishikojmë kuotat e regjistrimit në fakultete, duke u bazuar në një analizë reale të gjendjes në shoqëri dhe duke përcaktuar se çfarë na mungon”, tha Janevska.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Lashkoska në Hamburg në takimin ministror për Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor

Published

on

Në kuadër të Procesit të Berlinit dhe shënimit të 10-vjetorit të tij, sot në Hamburg u mbajt Takimi i Parë Vjetor Ministror për Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, ku mori pjesë Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ana Lashkoska.

 Në takim, vendet e Ballkanit Perëndimor raportuan mbi shkallën e implementimit të Agjendës së Gjelbër.

 Në fjalimin e saj, Zëvendësministrja Lashkoska theksoi se Maqedonia e njeh Agjendën e Gjelbër si një platformë kyçe për avancimin e bashkëpunimit dhe nxitjen e përparimit drejt qëndrueshmërisë ekologjike dhe qëndrueshmërisë ndaj klimës në rajon.

 Në këtë drejtim, ajo shtoi se jemi të angazhuar për zbatimin e Agjendës së Gjelbër dhe përmbushjen e detyrimeve nga të gjithë pesë kolonat e PLANIT TË VEPRIMIT për Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor – dekabronizimi, ekonomia cirkulare, reduktimi i ndotjes, bujqësia e qëndrueshme dhe prodhimi i ushqimit, si dhe biodiversiteti.

 Në këtë takim, Lashkoska shprehu mbështetje dhe aprovimin për miratimin e Deklaratës së Përbashkët nga Takimi i Parë Ministror për Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor – Deklarata e Hamburgut dhe për Planin Rajonal të Veprimit për zbatimin e Deklaratës së Përbashkët për parandalimin e ndotjes nga plastika, duke përfshirë mbeturinat detare, si dhe Udhërrëfyesin për adapitimin ndaj ndryshimeve klimatike për Ballkanin Perëndimor.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat