Lajme nga vendi
Mexhiti takoi Zëvendësambasadoren e SHBA, Nicole Varnes

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti ka takuar gjatë ditës së djeshme Zëvendësambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nicole Varnes.
“Dje zhvillova një takim shumë të frytshëm me Zëvendësambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nicole Varnes. E falënderova për mbështetjen e palëkundur që SHBA i jep Maqedonisë së Veriut, sidomos në procesin e integrimit në BE.
Diskutuam për marrëdhëniet e forta midis vendeve tona dhe për rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët”, është deklaruar Mexhiti.
Ai më tej ka sqaruar se në këtë takim, ka nënvizuar se, përveç përgjegjësive si zëvendëskryeministër, roli i tij si Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor merr një rëndësi të veçantë për shkak të sfidave të mëdha mjedisore me të cilat po përballemi. Këtu përfshihet kriza energjetike, ndotja dekadëshe e ajrit, menaxhimi i mbetjeve, sigurimi i furnizimit me ujë të pastër dhe trajtimi i ujërave të zeza.
“Theksova gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit në përballjen me krizën klimatike dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm. Jam plotësisht i përkushtuar ndaj politikave që mbrojnë mjedisin, sepse kjo është mënyra më e mirë për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve tanë, një prioritet i domosdoshëm”, është shprehur Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti.
Lajme nga vendi
VLEN dënon ashpër paraqitjet e fundit te liderit te BDI-se Ali Ahmeti dhe ish Ministrit te puneve te jashtme Bujar Osmani

Gjatë vizitës së djeshme në Kosovë dhe në takim me Presidenten Vjosa Osmani, kryetari i BDI-së paska shprehur “shqetësimin e thellë për përkeqësimin e situatës politike dhe institucionale në Maqedoninë e Veriut”, për njëfarë“ boshti hibrid politik-oligarkik me bazë supremaciste etnike dhe me një përfaqësim të inxhinieruar politik të shqiptarëve”, dhe për “zhbërjen e shtyllave të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit.”
VLEN e dënon publikisht këtë retorikë luftarake dhe nxitëse, sidomos kur ajo vjen nga një strukturë politike e cila ka qenë në qeveri nga viti 2002 deri në vitin 2024! Në stilin e diktatorëve komunistë nga të cilët edhe sot gjen frymëzim, Ali Ahmeti vazhdon të propagojë për amikun imagjinar dhe rrezikun e jashtëm sikur të ishim duke jetuar në kohën e Luftës së ftohtë, si mënyrë e vetme për të ruajtur kolltukun e rehatshëm qeveritar.
Por, kohërat kanë ndryshuar. Sot Maqedonia e Veriut është vend anëtar i NATO-s dhe kontribues për paqen globale. Si i tillë, vendi jonë nuk është nën kërcënim nga askush, as nga brenda as nga jashtë!
I bëjmë thirrje opozitës shqiptare të ndalojë me këto ekskurzione banale dhe të fillojë urgjentisht me reformën e mirefilltë të brendshme. E vetmja parti politike e cila vazhdon të ngelet e pareformuar dhe të drejtohet nga lideri i përjetshëm ngelet BDI-ja! Është turp që një ish Ministër i jashtëm të përdorë formulime dhe kualifikime te tilla per vendin e tij. Është turp që lideri i cili më së gjati dhe më së shumti ka sjfrytëzuar beneficionet e pushtetit dhe i ka keqpërdorur ato, të shfryjë vrer ndaj shtetit vetëm sepse tani është në opozitë.
Kthjelluni! Me këtë qasje nuk është çudi që BDI është kthyer në parti non grata dhe asnjë diplomat i huaj e as ambasador i vendeve aleate e partnere nuk do të takohet me ju.
Lajme nga vendi
Visar Ganiu tregon projektet infrastrukturore për vitin 2025 kap shifrën prej rreth 8.7 milionë euro

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, në një paraqitje për media ka treguar projektet për vitin 2025, që siç tha, do të fokusohen në zhvillimin e infrastrukturës modern, ndërtimin e çerdheve, përmirësimin e shërbimeve publikeve dhe krijimin e hapësirave të reja për komunitetin. Ganiu tha se investimet do të jenë në vlerë prej rreth 8,7 milionë euro.
Sot, në ambientet e Komunës së Çairit u mbajt konferenca për shtyp, ku u prezantua programi i projekteve infrastrukturore të planifikuara për vitin 2025, të cilat janë pjesë e mbështetjes financiare të ndarë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut për njësitë e vetëqeverisjes lokale.
Gjatë konferencës, përfaqësuesit e Komunës, të kryesuar nga Kryetari i Komunës së Çairit dhe ekipi i tij, prezantuan në mënyrë të strukturuar dhe të detajuar investimet strategjike që synojnë zhvillimin urban, përmirësimin e infrastrukturës publike dhe rritjen e cilësisë së jetës për qytetarët.
U bë e ditur se vlera e përgjithshme e projekteve infrastrukturore për vitin 2025 kap shifrën prej rreth 8.7 milionë euro, ndërsa projektet që tashmë janë në proces realizimi në lagjet Dizhon, Sahat Kullë dhe Seravë arrijnë një vlerë prej mbi 2.7 milionë euro.
Përmes një materiali vizual të dedikuar, të pranishmit patën mundësinë të ndjekin nga afër projektet konkrete të cilat përfshijnë modernizimin e rrjeteve nëntokësore, rikonstruksionin e infrastrukturës rrugore, ndërtimin e objekteve edukative si çerdhe për fëmijë, si dhe krijimin e hapësirave të reja publike në të gjitha lagjet e komunës.
Komuna e Çairit riafirmon angazhimin e saj për të vijuar me realizimin e projekteve me ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të territorit komunal, duke vlerësuar mbështetjen e Qeverisë në përkrahje të komunave përmes fondeve të dedikuara për projekte infrastrukturore.
Lajme nga vendi
Rasti “Alfa” – Gjykata e Apelit rrëzon kërkesën e Islamit për drejtësi

I dënuari me burgim të përjetshëm në rastin gjyqësor “Alfa”, Agim Islami ka njoftuar se Gjykata e Apelit e ka refuzuar kërkesën e tij për përsëritje të gjykimit të rastit gjyqësor.
Në bazë të dokumenteve të publikuara nga Islami, mësohet se Gjykata e Apelit ka sjell vendim që ta refuzojë kërkesën e avokates së Islamit, mes tjerash, për arsye sepse “nuk ka dëshmi të reja”.
Megjithatë, Islami premton se do të vazhdojë të kërkojë drejtësi, për siç thotë, që të dëshmojë “pafajësinë e tij”.
“Beteja për drejtësi dhe liri vazhdon. Mos mendoni se do të dorëzohem ndonjëherë”, shkroi mes tjerash Islami duke hedhur dyshime se “ky vendim i Gjykatës ka për qëllim të asgjësojë dëshmitë e reja”./TV21
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve