Lajme nga vendi
Thirrja e Selës për bashkim për interesat shqiptare, Taravari: Kur të bëjnë ftesën, jemi të gatshëm të bisedojmë

Thirrja e Ziadin Selës për faktorin politik shqiptar që të gjejnë gjuhë të përbashkët kundër politikbërjes maqedonase dhe siç tha, planet jodashamirëse ndaj shqiptarëve, iu përgjigj Arben Taravari, përcjell TV21. Ai tha se janë të gatshëm që të bisedojnë kur do që opozita bën ftesën, ndërkohë që shtoi se, duhet pranuar se tani më janë në opozitë.
“Ne gjithmonë kemi qenë të hapur të diskutojmë për temat të cilat janë të rëndësishme, asnjëherë nuk kemi refuzuar. Si fillim ata duhet ta pranojnë që janë në opozitë dhe të bëjnë ftesë, kur të bëjnë ftesë dhe mendojnë se ka diçka të rëndësishme se duhet të bisedojmë, ne jem të gatshëm dhe ulemi bisedojmë”, tha Taravari.
Lajme nga vendi
Ahmeti për bashkëpunimin me Taravarin: Do ta shqyrtojmë si situatë nëse del nga Qeveria

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka folur në lidhje me ndryshimet eventuale në Qeveri. Ai tha se e vlerëson hapin e Arben Taravarit, për të cili tha se ai e ka kuptuar se qeveria është anti-shqiptare.
I pyetur nëse do të ketë bashkëpunim me Taravarin, ai tha se kjo situatë do të shqyrtohet nëse ai del nga Qeveria.
“Do të thirren të gjitha palët e Frontit dhe do të shqyrtohet tjetër situatë.
Sigurisht, ne e vlerësojmë hapin e guximshëm të Taravarit, që e ka kuptuar shumë herët që kjo qeveri nuk është asgjë më shumë sesa një qeveri antishqiptare. Akoma nuk është ndërtuar një strategji në këtë drejtim”.
“Ai mund edhe të largohet. Po këto janë çështje të Taravarit. Nuk janë çështje të Bashkimit Demokratik për Integrim, as të Frontit Evropian, janë çështje të brendshme që zoti Taravari do t’i drejtojë dhe do t’i menaxhojë”, tha mes tjerash Ahmeti.
Ai njoftoi se BDI brenda javës do të thirr organet më të larta të partisë dhe do të mbajë mbledhje.
Lajme nga vendi
Subvencionet për energji elektrike për familjet në nevojë në RMV, janë përpunuar 745 aplikime – pagesat priten në qershor

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale po finalizon verifikimet administrative të aplikimeve të marra pas njoftimit publik për mbështetje financiare për energjinë elektrike të konsumuar për kategoritë vulnerabël të familjeve në vitin 2025.
Deri më tani, janë pranuar dhe shqyrtuar fillimisht gjithsej 745 aplikime nga të dy kategoritë e përdoruesve:
- Për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara, u morën 488 aplikime, nga të cilat 344 dorëzuan dokumentacionin e nevojshëm dhe 144 u refuzuan për arsye të ndryshme.
- Për familjet kujdestare, u morën 257 aplikime, nga të cilat 110 kishin dokumentacion të rregullt dhe 102 u refuzuan.
“Komisioni që e zbaton procedurën është tashmë në fazën përfundimtare të shqyrtimit të aplikacioneve të mbetura, pas së cilës do të kryhet një kontroll shtesë i të dhënave me DAP-in, Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe EVN Houm. Presim që listat përfundimtare për të dy kategoritë e amvisërive të publikohen në qershor 2025, pas së cilës do të fillojë pagesa e subvencioneve”, thuhet në kumtesën.
Sipas Programit për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë për vitin 2025, çdo amvisëri që i plotëson kriteret do të marrë një subvencion prej 1.000 denarësh në muaj për të mbuluar një pjesë të kostove të energjisë elektrike, për një periudhë prej 12 muajsh.
Kjo mbështetje financiare, siç theksohet, është pjesë e angazhimit të Ministrisë për ndihmë sistematike dhe të barabartë për familjet e cënueshme, me masa të synuara qartë që ulin drejtpërdrejt kostot e energjisë të kategorive më të rrezikuara të qytetarëve.
Lajme nga vendi
“Reporterët pa kufij”: Maqedonia e Veriut shënon rënie në lirinë e shtypit

Maqedonia e Veriut ka shënuar rënien në indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, duke u renditur në vendin e 42-të në botë nga 180 shtete. Në vitin 2024 vendi renditej në vendin e 36, ndërsa në vitin 2023 në vendim e 38. Sipas raportit, edhe pse televizioni është burimi dominues i informacionit, mediat online gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm.
Në kontekstin politik, në raport thuhet se ambienti i përgjithshëm mbetet i favorshëm për lirinë e shtypit, por që agjencitë qeveritare nuk janë shumë transparente dhe gazetaria kritike i nënshtrohet gjithnjë e më shumë sulmeve.
“Për shkak të polarizimit të fortë politik, media mund të vihet nën presionin e autoriteteve, politikanëve dhe biznesmenëve në nivel kombëtar dhe lokal. Dy partitë më të mëdha (në pushtet dhe në opozitë) kanë krijuar sisteme mediatike paralele mbi të cilat ushtrojnë ndikimin e tyre politik dhe ekonomik. Transmetuesit publik i mungon pavarësia editoriale dhe financiare”, thuhet mes tjerash në raportin e RPK-së.
Në raport thuhet se vendi nuk ka përparim në harmonizimet ligjore me standardet e BE-së në sferën e mediave.
“Ndërsa kushtetuta garanton lirinë e fjalës dhe ndalon censurën, vendi ka qenë i ngadalshëm në harmonizimin e legjislacionit të medias me standardet e Bashkimit Evropian, ku synon të anëtarësohet. Paditë strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPPs) shërbejnë si instrumente frikësimi dhe presioni ndaj mediave të pavarura. Një ligj i ri që ri-autorizon autoritetet kombëtare dhe vendore për të reklamuar në mediat private, ka ngritur shqetësime se mund të lidhet me tregtimin e mundshëm të ndikimit”, thuhet në raport.
Në lidhje me pjesën ekonomike në gazetarei, në raport shtohet:
“Redaksitë e disa prej kanaleve televizive kryesore janë të ekspozuara ndaj presioneve ekonomike nga pronarët e tyre. Financimi shtetëror është i kufizuar dhe jo transparent dhe media e pavarur mbështetet shumë te donatorët. Grantet e huaja të bazuara në projekte kontribuojnë thjesht për mbijetesën, por jo për zhvillimin e mëtejshëm. Gazetaria është një profesion shumë i pasigurt. Disa media i nënshtrohen tregtisë me ndikim nga agjencitë e marketingut”, thuhet në raport.
Në pjesën e sigurisë thuhet se disa incidente kanë zvogëluar përshtypja për sigurinë e gazetarëve.
“Duke përfshirë sulmet me zjarrvënie në pronën e tyre dhe rastet e ngacmimeve nga policët. Nga njëra anë, është emëruar një prokuror special për të trajtuar rastet e sulmeve ndaj gazetarëve në kryeqytet, ndërsa po shqyrtohet mundësia për hapjen e zyrave të ngjashme në të gjithë vendin. Nga ana tjetër, gazetarët që mbulojnë prokurorinë përballen me presion të madh”, shtohet në raport.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve