Lajme nga vendi
Mickoski konfirmon premtimin e Mexhitit: Qeveria do ta ndërtojë kampusin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup

Kryeministri Hristijan Mickoski, ka konfirmuar sot se Qeveria do ta ndërtojë kampusin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.
Njoftimin për këtë projekt të rëndësishëm për arsimin e lartë në gjuhën shqipe, e ka bërë ditë më parë, zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, i cili njoftoi se për kampusin në fjalë, do të investohen 35 milion euro.
“Lidhur me kampusin. Po është sjellur vendim qeveritar. Dhe ashtu siç paralajmërova në të kaluarën, ashtu edhe për projektin e këtij kampusi, bëhet fjalë për projekt zhvillimor që do ta zgjasë disa vite. Unë e di çfarë dëshirojnë tani, ja universiteti Nënë Tereza, është universitet që mësimi zhvillohet në shqip dhe të krijojnë mllef te maqedonasit pse tani te shqiptarët investohet dhe jo tek maqedonasit. Ky është provokimi. Duhet ta dini ata që i bëjnë këto provokime se ku kalojnë ata, ne ka kohë që jemi kthyer”, tha Mickoski.
Lajme nga vendi
“Vera Kulturore Tetovare” pamundëson mbajtjen e “Natës së Kampionëve” në boks

“Nata e Kampionëve” në boks rrezikon të mos mbahet. Shkak për këtë është mos dhënia e lejes për shfrytëzimin e sheshit ILIRIA, për realizimin e këtij turneu ndërkombëtar, shkaku se në datën e kërkuar nga drejtuesit e manifestimit, do realizohen manifestimet e Verës Kulturore Tetovare. Drejtuesi i turneut Halim Abazi, ka kërkuar nga kreu i komunës që ta shqyrtojë edhe një herë dhënien e lejues, ose në të kundërtën pa lejen e komunës do të vendos ringun dhe do e realizojë manifestimin.
“Me 17 mars kam bërë një kërkesë për të bërë një kërkesë për të shfrytëzuar sheshin Iliria në Tetovë edhe me 23 prill më ka ardhur një vendimin nga ana e komunës së Tetovës më refuzohet ta shfrytëzoj vendin , tash unë nuk e shohë të arsyeshme pse ma refuzojnë kur turneu nata e kampionëve është një organizimet më të mëdha që Tetova i ka edhe çdo herë ka pas mbi 3 mijë apo 4 mijë shikues dhe sikur të kishim një sallë që i nxënë tre katërmijë shikues e kisha bërë në sallë po ne kemi do salla të vogla që as 500 vetë nuk futen brenda, dua nga kryetari i komunës të dëgjoj mendimin e tij dhe të bëj një vendim ndryshe”, deklaroi Halim Abazi, drejtor organizativ i “Nata e Kampionëve”.
Zëdhënësi i komunës së Tetovës në konferencën e sotme për shtyp, kërkoi nga organizatorët e turneut që për realizimin e këtij manifestimi, të shfrytëzojnë njërën nga sallat e sportit të qytetit.
“Nga data 16 korrik deri më 4 gusht komuna e Tetovës në sheshin Iliria ka paraparë një sërë aktivitetesh në kuadër të Verës Tetovare kemi edhe disa kërkesa për të shfrytëzuar sheshin nga klube të ndryshme por të gjitha janë refuzuar me të vetmin qëllim. gjatë kësaj periudhe deri sa organizohet vera Tetovare ne u bëjmë thirrje që të shfrytëzojnë ndonjërën nga sallat e shkollave të mesme për aktivitete e tyre”, u shpreh Albion Alili, zëdhënës i komunës së Tetovës.
Nata e Kampionëve në Tetovë realizohet që nga viti 2016, ndërsa kanë marrë pjesë boksierë me renome botërore. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Mexhiti: 2 Maji është kujtesë, por edhe amanet

2 Maji nuk është veç një datë në kalendar. Është zëri i dhimbjes dhe krenarisë, jehona e sakrificës që s’duhet të harrohet kurrë. Është dita kur u shpall Zona e Lirë e Karadakut, që u vulos edhe një kapitull i ri i historisë sonë, një kapitull i shkruar me gjakun e bijve më të mirë të kësaj toke.
Sot, përulemi me respekt përpara kujtimit të dëshmorëve që nuk u kthyen kurrë, përpara nënave që mbetën me plagë në zemër, dhe përpara atyre që me guxim e vendosmëri u bënë dritë në errësirën e vitit 2001. Ata nuk luftuan vetëm për të larguar një barrë, por për të sjellë shpresë, për të ndezur një flakë që sot mban gjallë idealin për liri, dinjitet dhe drejtësi.
2 Maji është kujtesë, por edhe amanet. Është thirrje për të mos harruar, për të reflektuar dhe për të mbrojtur me çdo kusht vlerat që u fituan me aq shumë mund. Është përgjegjësi që brezat e rinj ta dinë se paqja që gëzojmë sot, është trashëgimi e një lufte të madhe shpirtërore e fizike.
Lavdi të gjithë atyre që ranë për të na ngritur! Le të qëndrojmë gjithmonë të bashkuar, se vetëm të bashkuar e të vetëdijshëm, e meritojmë rrugën që ata na lanë trashëgim.
Lajme nga vendi
Punonjësit në Kopshtin Zoologjik të Shkupit protestuan për pagat e marsit

Kryetari i organizatës sindikale në Kopshtin Zoologjik të Shkupit, Mile Tanevski, u tha gazetarëve në një konferencë për shtyp se nuk e dinë pse Ministria ende nuk ua ka paguar pagat, as se ku ka lindur problemi.
Ai tha se nuk po fajësojnë askënd, por po kërkojnë pagën që e meritojnë. E fundit, siç tha ai, është marrë 45 ditë më parë, prandaj janë në një situatë shumë të palakmueshme.
“Ne nuk po e mbajmë këtë protestë kundër askujt, nuk është as kundër Kulturës dhe as kundër Qytetit, pasi pati përleshje përmes disa mediave. Kjo protestë është për të na treguar se nuk e kemi marrë pagën e marsit dhe i kaluam Pashkët dhe 1 Majin pa pagë. Pagën e fundit e morëm 45 ditë më parë. Për shkak se nuk e kemi marrë pagën në kohë, kemi humbur edhe kujdesin shëndetësor që nga dje, dhe kemi kolegë që janë në pushim mjekësor. U kërkoj autoriteteve të gjejnë një mënyrë për të marrë pagën tonë sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që të mos ketë greva të mëdha. Ne kërkojmë pagën që na takon, të cilën duhet të na e japin. Mbi çfarë baze, a do të paguhet, nëse sipas të vjetrës, nëse sipas të resë, ka sindikatë këtu, ka qeveri, ka ministri dhe ata do të vendosin se si do të paguhet paga jonë. Nëse nuk jemi të kënaqur, ka një gjykatë ku mund të paraqesim ankesa për këtë dhe do të punojmë sipas asaj që na thuhet”, tha Tanevski.
Ai tha se hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren do të merren vesh me sindikatën dhe kolektivin.
Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, ai tha se nuk e kishin kontaktuar Ministrinë e Kulturës.
“Ata kontaktuan drejtuesit tanë më të lartë në kontabilitet, na dërguan disa përgjigje për të parë se çfarë po ndodh dhe si po shkojnë gjërat, dhe përveç disa informacioneve të pakta, nuk kemi asgjë tjetër”, tha ai.
Kolegu i tij, Miroslav Stankovic, i punësuar si kujdestar i një kopshti zoologjik, tha se dalja e tyre e sotme nuk ishte protestë, por përkundrazi e shfrytëzuan pushimin për të dërguar një mesazh se problemi i tyre duhet të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur.
Stankoviç vuri në dukje gjithashtu se Kopshti Zoologjik i Shkupit ka qenë për një kohë të gjatë një arenë për llogaritje dhe grindje politike midis të gjithë aktorëve politikë, si në nivel lokal ashtu edhe në atë kombëtar.
I pyetur për situatën në Kopshtin Zoologjik, ai tha se atje ka pak punonjës dhe se është e nevojshme të punësohen staf më të ri që do të trajnohen në kohën e duhur.
Kujtojmë se për shkak të vonesës së pagës së muajit mars, SKRM-ja më 22 prill mbajti këshill protestues, ku kërkoi kushte dinjitoze të punës, respektim të marrëveshjeve kolektive dhe menaxhim transparent.
Përkrahje të SKRM-së i dha edhe Federata e Sindikatave të Maqedonisë, ndërsa kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov, kërkoi takim me ministrin Ljutkov, duke paralajmëruar mundësinë e grevës nëse nuk respektohen kërkesat e tyre.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve